Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nadal i kënaqur me formën e tij

Për shumë vetë ajo shkëputje e gjatë prej shtatë muajsh e Rafael Nadal, nga fushat e lojës ishte ndoshta vërtet shumë, megjithatë pas suksesit të fundit në Meksikë duket se zgjedhja e bërë nga 26-vjecari nga Mallorca së bashku me stafin e tij është pikërisht zgjedhja e duhur. Tenisti spanjoll pas triumfit 6-2,6-0 në finalen e Acapulco-s, ndaj bashkëkombasit të tij David Ferrer tashmë numëron dy turne të fituar në tre javët e fundit. Fillimi nuk ishte ndër më të mirët, teksa Rafa u mund në finale nga argjentinasi Horacio Zeballos, në Kili, në Vina del Mar, sidoqoftë fitoret e njëpasnjëshme në Sao Paolo dhe Acapulco tregojnë më së miri se numri 5 I botës bëhet gati për të dominuar sërish në fushat me dhe.

5xvmeo.jpg

Rafael Nadal – Kam kaluar vërtet një periudhë të vështirë, sidomos gjatë muajve kur nuk mund të prekja dot raketë me dorë, por tani ndihem shumë mirë. Dua të falenderoj familjen time, si dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë fazës së riaftësimit, pasi këto kanë qenë kohë shumë të vështira për mua.

Pasi dominoi në Meksikë, në vetëm 65’ shokun e tij David Ferrer, duke koleksionuar titullin e 52 në karrierë dhe të 38 në fushat me dhe Rafael Nadal zhvilloi një ndeshje ekzibicioni në Neë York, në Madison Square Garden, ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro. Ishte një takim mjaft I bukur, që në fund I kënaqi të gjithë, përfshirë edhe vetë tenistin spanjoll, I cili pavarësisht se u mund 7-6, 6-4 u shfaq shumë I kënaqur jo vetëm për lojën por edhe gjendjen e tij fizike.

Rafael Nadal – Jam shumë I lumtur. Kalova një moment tepër të vështirë kur vendosa të mos luaj në US Open, por tashmë duket se gjithcka shkon mirë për mua, e nuk kam më kurrfarë problemi me gjurin.

Interesant është fakti se për sfidën me Del Potro-n Nadal ftoi vetë Tito Vilanova-n në tribunë dhe trajneri I Barcelona-s I cili aktualisht po kurohet në qytetin e New York-ut e ndoqi këtë ndeshje së bashku me gjithë stafin e Rafa-s. Pavarësisht spekulimeve për një tërheqje të mundshme në Indian Wells, fituesi I 11 titujve Grand Slam në karrierë në fund të këtij takimi konfirmoi se do të marrë pjesë në turneun kalifornian, që përbën gjithashtu edhe turneun e parë Masters për vitin 2013.
/panorama-sport
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back