Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por studimi i ri tregon moshën e vërtetë se kur piqen burrat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1707153200216.png

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç. Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1000 burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

Zbulimi, botuar nga gazeta “Telegraph”, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”. Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne, të tilla si një situatë financiare dhe shtyrja e të bërit prind.

Pasiguritë lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta dhe ato pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë. Burrat kanë theksuar se frika se mos nuk sigurojnë dot një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes i frikësojnë pjesën më të madhe të tyre. /TAR/
g.shqip
 
Mendoj qe njeriu piqet ne lidhje me situatat qe kalon,percjell suporton gjate jetes.
Dikush piqet qe femije,dhe humb femijrine nga pjekuria,dikush kalon shume faza ne moshen e jetes e ngelet perseri,nje njeri i papergjegjeshem ndaj te pjekuris dhe pergjegjshmerise.
 
Burrat piqen po ju vure para ndonje ftuje te njome te bere ferlig. Ahahahahaha
 
Shiko fotografinë 2213691

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç. Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1000 burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

Zbulimi, botuar nga gazeta “Telegraph”, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”. Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne, të tilla si një situatë financiare dhe shtyrja e të bërit prind.

Pasiguritë lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta dhe ato pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë. Burrat kanë theksuar se frika se mos nuk sigurojnë dot një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes i frikësojnë pjesën më të madhe të tyre. /TAR/
g.shqip
Pa shpresa dmth
 
Dmth burrat qenka si vera 😜 sa me te vjeter aq me te mire 🤪 hapni 👀 e 👂 goca 😉
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top