Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nأ«se Bullgaria jep pasaporta pأ«r maqedonأ«t, pse jo edhe Shqipأ«ria pأ«r kosovarأ«tâ€‌ Rea

Prapë për ne dhe ata” Sonte në kuadër të emisionit debatues “CLICK” të RTV 21, temë diskutimi është “Prapë për ne dhe ata”, e cila ka të bëjë me raportet e Kosovës me Shqipërinë.
Opinionisti Dashamir Bërxulli, duke e komentuar deklaratën e sotme të presidentit Thaçi drejtuar homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, i cili kërkoi që Shqipëria tu lëshojë kosovarëve pasaporta shqiptare, ai tha: “Nëse shteti bullgar u jep gjitha vendeve për Ballkan pasaporta, domethënë shtetit maqedonas dhe shteteve tjera, pse Shqipëria mos ta bëjë një gjë të tillë”. Bërxulli tha se në raport me zhvillimet politike që lidhen me liberalizimin e vizave për Kosovën nga BE-ja, atëherë sipas tij do të duhej që kjo çështje si agjendë të avancohej, nëse do të ishte reale dhe nëse do të ishte vizion i përbashkët i elitave politike./21Media

Read more: “Nese Bullgaria jep pasaporta per maqedonet, pse jo edhe Shqiperia per kosovaret” – tetova1.com
dashamir-berxolli-890x395.jpg
 
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar si “detyrim” kushtetues dhe ligjor pajisjes me pasaporta shqiptare të shtetasve kosovarë.

Thaçi i kthen kështu një përgjigje indirekte presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili, gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, tha se kërkesa e Kosovës për një gjë të tillë rrezikon lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.



Mes të tjerash, në një intervistë për “DW”, kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se Komisioni Europian ka një qasje diskriminuese ndaj Kosovës, duke parë mungesën e liberalizimit të vizave nga ana e BE-së.

“Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës, por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, të gjithë njërëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithë kanë pasaporta shqiptare dhe në të njëjtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë, – u shpreh Thaçi. – Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomtë. Prandaj, Shqipëria mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese. Ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human. Kërkesa ime nuk është presion ndaj Shqipërisë por është nevojë, kërkesë fisnike dhe shumë humane. Shqipëria mendoj se do të sillet përgjegjshëm dhe përsëri kërkesa ime është edhe me e fuqishme sot që edhe Presidenti Meta edhe kryeministri Rama të jenë në kryerje të obligimeve kushtetuese dhe ligjore por edhe të përgjegjësive kombëtare që t’ua lehtësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen”.

Mendoni se me kaq lehtësi mund të kalojë kjo kërkesë e juaja përballë bashkësisë ndërkombëtare? “Shqipëria e ka obligimin kushtetues dhe ligjor, ndërsa ne e kemi të drejtën kushtetuese dhe ligjore. Derisa është diçka e lejueshme me kushtetutë dhe ligj, atëherë duhet të jetë e pranueshme edhe në veprim institucional qeveritar të të dy vendeve”.



Read more: Thaci: Shqiperia e ka detyrim kushtetues t'u jape pasaporta shtetasve kosovare – tetova1.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back