Na ishte nje here...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Na ishte nje here nje vajze qe nuk kishte dashuruar kurre, madje vec disa puthje kishte dhuruar ne adoleshencen e saj. Studimet po mbaronin dhe ndoshta ishte momenti per prezencen e nje mashkulli ne jeten e saj. Ate mengjes prilli vendosi qe te kontaktoj me ate djalin qe kishte dite qe i verdallisej. I kishte lene numrin e telefonit nje dite me pare,dhe ajo sapo zgjohet i dergon nje mesazh per ti uruar nje dite te mbare. Nuk e priste, qe nga ai mesazh do te fillonte historia e dashurise se tyre, qe per vite i grreu te dy, sikur te ishin dy shkembinje ku cdo dite pikonte dashuria, derisa la shenjen e saj ne shpirtrat e te dyve. Ditet dhe muajt kalonin , vendosen te takoheshin. Ishte momenti i diplomimit ,ajo mendoj se ky ishte momenti i duhur per ta prezantuar para familjes, dhe per ta takuar pas kaq muajsh qe flisnin vetem ne telefon. Por duke kontrolluar neper profilet sociale te djalit, vajza zbuloje nje foto te viteve me pare, ku djali ishte ne pranine e ish te dashures. Kjo solli nje ftohje ne shpirtin e saj, por dhe mamaja e saj,e quante si nje tradheti prezencen e fotos, pas kaq muajsh qe flisnin bashke. Keshtu , vajza s`donte te dinte me per te. Djali humbi diplomimin e vajzes ,me te cilen po dashurohej dale ngadale, dhe kete gje e vuante brenda vetes ne heshtje. Muajt kalonin dhe ata afrohen perseri, vajza e fali `tradhetin` e djalit me ate foto disa vjecare dhe pas disa javesh vendosen te takohen, mengjesi qe do agonte, do kurorezonte dashurin e tyre. Mesazhi i pare qe djalit i erdhi ne telefon ate dite plot diell ,ishte pengesa e radhes per dashurine e tyre.Dashuri e cila, dukej qe nuk do te lulezonte kurre. Mamaja e vajzes nuk ishte mire, dhe po e shoqeronin per ne spital. Aty do te zbulonin se ajo kishte nje semundje te pa kurueshme, kjo do te sjelli per pasoje nje largim tjeter mes tyre pasi vajza nuk e donte pranine e djalit prane familjes saj. Vitet kalonin dhe ata nuk takoheshin dot ,pasi mamaja duhej kuruar dhe familja eshte e coroditur. Djali vendose me forcat e tij te shkoje tek spitali ku mamaja e saj po kurohesh , pret ne hyrje qe vajza ta takoje dhe te qaj ne krahet e ti. Por vajza acarohet ,per ate prani te pa ditur te djalit kaq afer saj. Keshtu qe djalit i duhet te kthehet ne shtepi, plote mendime, me nje dhimbje qe nuk arrinte te kuptonte nga vinte...

6d9c933c4f696f4b8c14adca971d1eb4.jpg




~Kjo copez dhe tjerat qe do vijojne ne vazhdim,jane krijime te nje prej anetarve tane ne forum! :))
Por emeri do ngelet anonim,pasi kjo eshte deshira e ti/saj!
 
Mund te na thuash oren Neve dhe ditet qe do te publikohen copeca te reja?
Se di pse vendosa ta ndjek si telenovele ne koken time😝
As une nuk e di,por sapo ti kem do i publikoj menjehere!
 
Une ja nisa tu e lexu tu e paramenu si sken tfilmit
 
Mua mu duk si telenovele turke ne fakt dhe fabio eshte nja dy hapa larg :p
Po se ke degjuar fabion ne radio ti ndaj...keto gjera tregonte...amore impossibile 🤣🤣🤣
 
Fat lushnjari o hard , ja e une si fabio e si kjo telenovela me fat te pamundur lool
Po pse nuk thua ti mos te ndaloje me te ha byrek ne lushnje une 🤣🤣🤣
 
A ben te shkruaj e une nja dy episode me ndodhi te reja nga hani Arif beut se i gjeta nja dy sponsora?
Ik hape vete tii,sje anonim,e dime gjithe kush e shkrune siran e A-rif beu qatipiii ahahahaha.
 
Pjesa e dyte.

E ema e saj largohet nga kjo bote dhe djali eshte gjithmone e me larg nga vajza qe ai po dashuron ne heshtje. Vajza nuk e ka kaluar kete goditje te dyte qe jeta i dha, pas humbjes se vellait vite me pare kur akoma nuk kishte njohur djalin. U bene diku aty te 3 vjet qe ata flasin dhe vetem flasin nepermjet telefonit pa e pare njeri tjetrin ne sy. Vajza duket se po del nga guacka e saj plot hidherim dhe vendosin perseri te takohen. Vendosin qe kete here te shkoj ajo te takoje djalin per te treguar qe dhe dashuria e saj per te ska kufi. Diten qe do te takoheshin ....vajza dergon ate mesazhin e saj te stergjat ku dhe kete here i tregon djalit qe nuk mund te takoheshin pasi vellai I vogel i vajzes pesoje nje aksident dhe gjendej ne spital. Prania e djalit aty do te ishte e tepert perseri. Muajt dhe nje vit tjeter nderkohe kishin kaluar. Kontakti i tyre me telefon ishte bere e vetmja ure lidhje per zemrat e tyre qe rrihnin forte per njeri tjetrin. Ne keto kushte qe ishin krijuar, djali vendosi nje dite pa i thene vajzes qe te shkonte tek ajo. "Erdhi momenti i shume pritur per tu takuar", kete mendoj djali ne mendjen e tij nderkohe qe merrte trenin per te shkuar tek vajza. Sapo mberriti ne stacion i tregon vajzes qe eshte vec njezet minuta larg saj dhe po e pret ulur ne stolin e nje parku aty afer. Nuk e dinte djali qe ato gjethe vjeshte do te pasqyronin trishtimin e shpirtit te tij pas refuzimit nga ana e goces per te ardhure per ta takuar djalin aty....


Kjo ishte pjesa e dyte e krijimit qe arriti ne posten time sot.
PResim dhe pjese tjera ne vazhdim!
Lexim te kendshem!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top