Myslimanët e Britanisë nuk lejohen të udhëtojnë për në Amerikë

legjenda

Tetova
Një familje myslimane është larguar nga aeroplani në aeroportin e Londrës Gatwick nga duhej që të fluturojnë për SHBA për ta vizituar Disneyland

Muhamed Tarik Mahmud së bashku me vëllain e tij dhe nëntë fëmijë prej moshës 8 deri 19 vjeç janë ndaluar që të hipin në aeroplan me vendim të agjentëve të sigurisë.
Pa asnjë shpjegim, atyre u është thënë se leja për të hipur në aeroplan është shfuqizuar edhe pse të gjitha dokumentet i kishin marrë disa javë më herët.

“Kjo për shkak të sulmeve në Amerikë. Ata mendojnë se të gjithë myslimanët janë kërcënim. Fëmijët janë mërzitur se nuk mund të shkojnë t’i vizitojnë kushërinjtë e tyre në Kaliforni”, tha Mahmud.

Udhëtarët e padëshiruar janë larguar nga zona kufitare pastaj edhe janë dëbuar nga aeroporti ndërsa Muhamed Zabid Mahmub nuk ka mundur t’i marrë gati 9 mijë funta aq sa ka paguar për udhëtimin e familjes.


© ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top