Myku dhe kërpudhat në shtëpi – shkaktarët modernë të sëmundjeve

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Myku dhe kërpudhat në shtëpi – shkaktarët modernë të sëmundjeve

Shiko fotografinë 1428816


Duke i pasur parasysh shirat e shumtë, kërpudhat dhe myku rrezikojnë shumë. Bash sikur poleni, mund të shkaktojnë simptoma të cilat i shkakton alergjia dhe mund të shndërrohen në astmë. Kërpudhat janë problemi i dytë apo i tretë shëndetësor i cili na shkatërron, ndërkaq njerëzit fare nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që shkaktojnë kërpudhat dhe myku në ambientin e tyre.

Myku mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Ai mund të gjendet në shtëpi ose në vendin tuaj të punës. Përveç problemeve shëndetësore, myku mund të shkatërrojë sipërfaqen ku rritet, mure, dysheme, tavane, mobilje, etj. Myku rritet nga lëshimi i sporeve. Këto janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë, kështu që për fat të keq ne i thithim ato në mushkëritë tona. Ne gjithashtu jemi në kontakt me mykun nëpërmjet lëkurës sonë. Për shembull, ju mund të prekni një sipërfaqe që ka myk dhe më pas prekni fytyrën tuaj ose një plagë të hapur, ku mund të merrni myk brenda trupit tuaj.


Shenjat më të zakonshme të një sëmundje myku:


Dhimbje të muskujve
Dhimbjet e muskujve të pashpjegueshme që nuk shkaktohen nga aktiviteti i zellshëm është një shenjë e një sëmundjeje të mykut.


Ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje
Ndjesia sikur shpoheni nga gjilpëra pasi jeni në gjumë është shenjë e një sëmundje myku.


Depresion
Shtëpitë e lagura gjithashtu kanë një efekt mbi njerëzit që jetojnë në to dhe në disponimin e tyre. Stresi psikologjik është normale kur ju keni pak kontroll mbi mjedisin tuaj në shtëpi dhe keni një cilësi të dobët të ajrit që mund të ndikojë në shëndetin tuaj.


Probleme të frymëmarrjes
Disa nga shenjat më së shpeshti të raportuara të një sëmundje myku janë vështirësitë me frymëmarrjen, të cilat përfshijnë “astmë, rinitit alergjik, aspergilozën alergjike bronkopneumonare, sinuzit dhe pneumoni.”


Probleme me tretjen e ushqimit
Vjellje, diarre, dhimbje stomaku, dhe mungesa e oreksit janë disa nga shenjat e një sëmundjeje të mundshme myku.


Sy të ndjeshëm dhe dhimbje koke
Skuqje në syve, irritimi mund të jetë e lidhur me sëmundje myku. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mykut, janë alergjikë.


Disa nga simptomat më të pazakonta
…ose shenja të një sëmundje myku janë etja e tepruar, nevoja për të urinuar shpesh, shtim në peshë, marramendje, ose një shije metalike në gojën tuaj.


/T./
 
Myku eshte kancerogjen..sa keq qe disa familje ballafaqohen me nje prob..till.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top