Muzeu i munguar i qytetit Memaliaj!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga Edmond Ismailati
New York City


Qendra-e-Memaliaj-ne-vitin-1972.jpg

Qendra e Memaliaj ne vitin 1972

Qendra e Memaliaj ne vitin 1972Nëse një qytet nuk ka një muze, do ta quaja një fatkeqësi, por edhe një detyrim moral të brezave për ta ndërtuar atë. Edhe qyteti Memaliaj pati fatin e mirë që ta kishte këtë. Shprehem kështu pasi me dëshirën dhe punën e njerëzve të përkushtuar, u kërkua dhe u ngrit në qendër të qytetit muzeumi ku përballë në sheshin e tij, kishte shtatoren e minatorit. Ndërsa historiku i minierës, duke prekur pak edhe minatorët e parë, familjet e para që punuan në hapat e para të hapjes së minierës, u shkruajt nga historiani Vasil Banka. Historiku është punuar falë një studimi shumë serioz të këtij historiani dhe sot ndodhet në arkivat e bibliotekës kombëtare. Përsa i përket muzeumit i cili fliste vetëm për minierën, kishte një godinë njëkatëshe e ndërtuar në qendër të qytetit. Përmasat e saj mund të gjenden lehtësisht në arkivat e bashkisë së qytetit. Ishte ndërtuar me mure prej tulle, çati prej tjegullash qeramike dhe një tavan prej formatësh tallashi të presuar. Brenda ka patur formacione të ndryshme qymyrore nga çdo galeri, duke u shoqëruar me legjendën përkatëse të sektorëve dhe puse që shfrytëzoheshin në ato vite. Ka patur dhe një numër të konsiderueshëm fotografish që pasqyronin jetën punëtore, minatorë e punëtorë të dalluar, heronj pune, vegla pune, …etj. Ishte një muze që të ngjallte kureshtje për të mësuar më shumë dhe të mbushte njëkohësisht edhe me emocione. Vizitohej shpesh nga bashkëqytetarët, gjithashtu edhe nga nxënës që vinin të organizuar me klasat, ashtu siç pata fatin edhe unë të vizitoja për herë të parë bashkë me shokët e shoqet e klasës së tretë fillore ku shoqëroheshim nga mësuesja jonë e përkushtuar Zhaneta Hila. Më vonë kam patur fatin ta vizitoj edhe vetëm kur muzeumi hapej disa orë përgjatë ditës së diel.

Më pëlqente mënyra sesi ishin sistemuar sendet muzeale të shoqëruara me një legjendë shpjeguese ku të jepte mundësinë të njiheshe më shumë me sendet e ekspozuara. Fatkeqësisht ky muzeum nuk pati jetëgjatësi dhe nuk e mësova kurrë, se kush e dha idenë dhe urdhrin për ta rrafshuar si godinë dhe aq më shumë për fatin e sendeve me vlerë të muzeumit nuk u mësua asnjëherë se ku përfunduan. Ndoshta ata që hodhën idenë e hedhjes së kazmave të para, kanë menduar fare shkurt, duke patur parasysh se miniera akoma punon, qymyri është po atje në çdo kohë dhe sendet apo vegla pune ka plot duke i gjetur në çdo moment që do u duhen. Shumë bashkëqytetarë u përfshinë nga një indinjatë e thellë. Këtë ndjeva edhe unë që isha shumë i vogël në moshë për të më dëgjuar fjalën, edhe pse në ato momente muzeumi ekzistonte vetëm në kujtesën time dhe të shumë bashkëqytetarëve të tjerë si unë. Padyshim që po të kërkohet në arkivat e bashkisë, do të gjenden edhe të dhëna për arsyen e prishjes së muzeumit dhe kush urdhëroi për ta prishur. Ndërsa shtatorja e minatorit u ndërtua dhe vlerësohej nga të gjithë bashkëqytetarët si një simbol i origjinës së themelimit të qytetit, ku kjo e fundit pati jetëgjatësi më të madhe, por me një përfundim tragjik, për të cilin do të ndalemi enkas në një shkrim tjetër.

Përsa i përket muzeumit, përsëri me vendim të bashkisë duhet të grumbullohen fonde për të lehtësuar realizimin e saj, duke dhënë për momentin një nga ambientet e pallatit të kulturës së qytetit, për ta kthyer në muzeum, derisa të vij momenti i përshtatshëm për të ndërtuar një godinë të veçantë, në një nga truallet që do të shikohet si më i përshtatshëm nga qeverisjet e ardhshme të bashkisë. Në lidhje me këtë dëshirë që ka ngelur ëndërr për këdo memaliot kam menduar gjithmonë. Madje me hapjen e faqes Memaliaj në Facebook kam pat filluar të shkruaj disa shënime sesi mund fillojë rindërtimi i muzeumit të qytetit tonë. Për fat të mirë, shtytje për ta përfunduar këtë u bë shkas edhe mbërritja e një poste vija mesazh privat në Facebook-u nga bashkëqytetarja Onida اibuku e cila shprehet: “Përshëndetje z. Mondi. Unë që po ju shkruaj jam Oniada Novrus اibuku. Megjithëse mua nuk më njeh, se jam e vogël po babin tim ndoshta po, punoj në Bashkinë Memaliaj si inspektore e arsim, kulturës, rinisë dhe sportit, dhe në projektet e punës time kemi menduar si staf të hapim muzeun e qytetit. Do kisha shumë dëshirë nga ana jote të me jepje informacion apo sugjerim mbi këtë punë, sepse shoh që ti ke shumë foto të vjetra të jetës artistike të qytetit Memaliaj që mua më nevojiten për hapjen e këtij muzeu. Ku mund t’i gjej këto foto, historinë e Memaliajt, apo ndonjë dorëshkrim. Do të isha shumë e nderuar nëqoftëse ti më ndihmon ndopak. Faleminderit dhe të uroj gjithë të mirat. Të përshëndes”. Sinqerisht ky lajm më gëzoi pa masë dhe e përgëzova Onidën për këtë nismë duke i dhënë të gjitha të drejtat për të marrë nga faqja Memaliaj çdo fotografi që do t’i hynte në punë për të realizuar këtë projekt.

Për të vazhduar më tej, duke dhënë disa mendime në lidhje me ringritjen dhe pasurimin e këtij muzeu shprehem se kërkohet ngritja e një grupi pune siç e mësojmë se kanë filluar, por pa harruar që të afrojnë edhe të tjerë që gëzojnë njohuri përkatëse në fusha të ndryshme për informacionet dhe materialet që mendohen se duhet të pasqyrohen në këtë muze. Si në çdo muze, dihet që është mbështetur dhe ndërtuar në disa pavionë sipas etapave të ndryshme historike dhe të zhvillimit nëpër fusha të ndryshme. Muzeumi duhet filluar me Pavionin e Lashtësisë, Pavionin e Memaliajt, (ku do jenë sende dhe orendi të ekspozuara nga fshati Memaliaj dhe nga krahu tjetër i qytetit); Pavioni i Minierës, Pavioni i Luftës Antifashiste Nacional اlirimtare, Pavioni i Etnokulturës memaliote, Pavioni Sportiv, këndi i besimeve fetare, këndi i të persekutuarve, Pavioni i artit e kulturës, këndi i botanikës, i zoologjisë, fotografi të fosileve disa miliona vjeçare të cilat ndodhen në një pllajë shkëmbi buzë lumit Vjosë, afër Shkëmbit të Balenës dhe kënde të tjera që mund të sugjerohen përgjatë punës studimore të grupit të punës që ka marrë përsipër vënien në jetë të këtij projekti.
Dihet që emri i qytetit tonë lidhet me atë të fshatit Memaliaj i cili është një pagëzim jo më shumë se pesë shekullor por në lashtësi njihet me toponime të tjera. Duke u nisur nga kjo, për ne ekziston një Memaliaj dhe duhet shembur kjo ndarje që na i trashëgoi monizmi dhe duhet të dalim me një muze të përbashkët i cili është i domosdoshëm dhe i pakundërshtueshëm. Jo pa qëllim së shpejti do sjell një shkrim për bashkimin e dy Memaliajve. Në pavionin e lashtësisë, është e vështirë të sigurosh dhe të ekspozosh sende arkeologjike mbasi në vendet ku janë gjurmët, bashkia duhet t’i drejtohet në rrugë ligjore ministrisë së Kulturës për të dërguar një ekspeditë arkeologësh për të bërë kërkime dhe për ato gjetje që janë të lëvizshme dhe që mendohen se mund të ekspozohen, tu sigurohet strehim në pavionin e lashtësisë. Padyshim që ka mbetje në këto gjurmë pasi një sasi e vogël edhe janë evidentuar. Në pamundësi për të siguruar këto, mbasi është një proces i gjatë, shumë mirë mund të sigurohen fotografi nga këto vende siç janë gjurmët e vendbanimit të hershëm ne Kordhaj, në vende të ndryshme në kodrën ku shtrihet fshati Memaliaj sidomos tek lagja e vjetër Dedgjonaj mbas kodrës, Gropa e Bilos, varret Ilire që ndodhen mbi rrugën mbi varrezat aktuale të qytetit, Vari i Bizdrenit, duke i shoqëruar edhe me legjendën e tyre. Të bëhet e mundur të realizohet ndonjë kopje nga shtatoret si ajo e Perëndisë Vjosë që daton më shumë se 2 mijë vjet të cilën e kam parë në muzeun e Tepelenës në kohën e monizmit dhe sot ndodhet në Muzeun Kombëtar. Tjetër me interes do të jenë edhe statujat si ajo e “Erosit” e gjetur në fshatin Qeserat, që i përket shekullit III-II p.e.r., e gjetje të tjera në zonat përqark që tregojnë interes të veçantë. Tek Pavioni Memaliaj në krahun nga fshati Memaliaj të improvizohet një odë pritjeje me shiltet, sofër, djep, oxhak me një krahë me dru në krahë, mangall, sepete, kanistër, kazan rakie, tramazan dhe kate druri që fermentonin rrushin. Pak më tutje do jetë me shumë interes të ekspozohen muslluk, krabë çobani, këmborë, gjyma prej bronxi, alumi dhe llamarinë, kazan rakie, thikë grirëse që përdorej për duhanin, vegla pune si kazmë, lopatë, enë qeramike, ndonjë varg me qepë dhe hurdhra të varur diku, hanxhar i vendosur mbi një dru mishi,…etj. Ndërsa në krahun e pasqyrimit nga qyteti Memaliaj të ekspozohen, dy tre valixhe prej druri që tregon ardhjen e individëve dhe familjeve nga zonat përqark dhe rrethe të ndryshme, një shtëpizë të vogël me kallamishte, me dy faqe muri, mundësisht të kompletuar me nima, sepete, dollap i vjetër, qëlyma, një mangall me cimbidhe, një mashë, sobë e vjetër dhe një krah dru në krahë, një sofër, një tezgjah në qoshe, një djep apo një krevat fëmijësh prej druri, etj, duke e shoqëruar me një tabelë si fillimet në vitet e para.

Pavioni i minierës të pasurohet me fotografit nga jeta punëtore. Foto të atyre që punuan në profile të ndryshme në minierë dhe që ranë dëshmorë, heronjve të punës dhe minatorë të tjerë, pa harruar edhe të profesioneve të ndryshme. Aty të improvizohet një kasolle e cila quhet “Kasollja e Peros” e cila ishte e para strehë për këtë familje punëtorësh që ja kushtoi jetën minierës dhe u bë frymëzim edhe për të ndërtimin e kasolleve të tjera, ku më vonë u zëvendësuan me baraka e më vonë solli themelimin e qytetit. Të improvizohen mjete që bënin transportin e qymyrit siç janë: një karrocë prej druri, tezga druri, një linjë e shkurtër sa për një vagon druri e deri tek ajo e vagonit metalik. Tek linja me vagonë druri të improvizohet armaturë druri, ndërsa tek ajo me vagonë metalike po me armaturë me harqe metalike. Të sigurohen vegla pune si sqep, sqepar, sopatë, kazmë, lopatë, pistoletë minash, llambë minatori, barominë, gozhdë shinash, kapele minatori prej shualli dhe plastike, çizme me një pale pece mbi to, peliçe, një kostum doku dhe xhinsi, një kuti duhani apo cigaret, çakmak, biçak, tel minash i lidhur në një kapsolle dhe duke bërë kontaktin me një llokume dinamiti, mundësisht edhe e ekspozuar gjysëm e futur në një formacion qymyri për të pasqyruar sesi bëheshin plasjet për të marrë qymyrin. Në këtë pavion duhet pasuruar me vlerësime të ndryshme që janë shpërndarë në atë kohë minatorëve si fletë nderi, dekorime, ..etj.
Pavionin i Luftës Antifashiste, të pasurohet me informacione duke filluar me një listë emrash të atyre bashkëqytetarëve memaliaot që kanë qenë të përfshirë në lëvizjen Antifashiste si debatikas dhe partizanë, ku disa prej tyre janë Shero Kalemi, Rushit Kanani, Belul Arapi, Islam Vrenozi, Veliko Seferi, Kadrie Seferi, Manxhar Majko, Dilaver Zhupa, Karafil Asllan اaushi, e të tjerë që nuk më kujtohen për momentin por që më interesimin e grupit të punës, kanë për tu gjendur të gjithë emrat. Në këtë pavion të afishohen fotografitë e tyre individuale dhe nëse kanë ndonjë përgjatë luftës apo ekskursioneve që ata bënin nëpër Shqipëri në ditën përkujtimore të çlirimit të vendit. Mund të kërkohet gjithashtu tek njerëz të familjeve së tyre nëse kanë ruajtur për kujtim sende personale të tyre, si fotografi nga lufta, dekorata, kuti duhani, çibuk, cigarishte, tespije, letërshkëmbime nga koha e luftës, ndonjë suvenir, uniforma të vjetra që i përkasin viteve para çlirimit të vendit dhe sende dhe informacione të tjera që mund të paraqesin interes për pasurimin e këtij pavioni.

Një vend të rëndësishëm zë dhe pavioni i kulturës, etnografisë dhe sporteve ku duhet të pasqyrohen fotografi nga aktivitetet kulturore të grupeve polifonike, të estradave, individë të spikatur që janë të njohur në rang kombëtar, veshje popullore, grupet muzikore të zhanreve të ndryshme, instrumenta muzikore ku aty mundësisht të jetë edhe klarineta e instrumentistit të parë Sadik Osmani, dhe vegla të ndryshme muzikore që janë përdorur nga instrumentistë memaliotë.

Po në këtë pavion do të jetë me shumë interes sigurimi dhe ekspozimi i vlerësimeve, stimujve, çmimeve, dekorimeve që u janë dhënë trupave të ndryshme artistike që bënin pjesë në Pallatin e Kulturës apo si individë. Padyshim që ata individë që i kanë këto do t’i sjellin për të pasuruar muzeun, pasi nëse mbahen nëpër sirtarë, vjen një ditë që humbasin dhe pesha e kohës me ecurinë e saj bën të vetën duke i çuar drejt zhdukjes. Disa nga ata janë si Agron Llakaj që është vlerësuar nga gazeta “Tirana Observer” me çmimin “Njeriu i vitit” në art per vitin 2009, vlerësimet që janë lëshuar në formë dekoratash dhe urdhrash nga presidentë shqiptarë për memaliotët Maliq Lila, Fatmir Meçe, Eqerem Gogo, Dhimiter Peri, etj. Një vend te rëndësishëm kanë edhe aktorët Birçe Hasko, Katsriot اaushi, Mehdin Malkaj, regjisori Agim Lika, Myzafer Abedini, etj. Përveç fotografive që mund të gjenden në Albumin “Historia e Memaliajt” që po ndërtojmë, di që një album të larmishëm ka edhe ish drejtori i Pallatit të Kulturës, z Xhafer Kuçi i cili do ta ofrojë pa hezitim kontributin e tij, nëse i kërkohet ndihmë në këtë drejtim. Një rëndësi të veçantë ka edhe ngritja e Pavionit të Arsimit ku të pasyrohen me anë të fotografive klasa të ndryshme nga shkollat, kopshtet, çerdhet që nga fillimet themelimit të qytetit e deri më sot. Po kështu të veprohet edhe me ngritjen e këndit të shëndetësisë duke përmendur edhe faktin se Qendra Gjerantologjike e hapur për herë të parë në vendin tonë, është ngritur në qytetin Memaliaj në vitin 1962. Një koleksion i pasur ndodhet po në Albumin “Historia e Memaliajt” që është në ndërtim e sipër në faqen Memaliaj që kam hapur në Facebook dhe që do të botohet në të ardhmen.

Me interes është edhe ekspozimi i veshjeve popullore të Labërisë dhe Toskërisë për burra dhe gra, siç janë ekspozimi i fustanellave, pantallonave të shajakta, gunë, shark, llaban, mitancohe, jelek cohe, plotkaja, qostek, polkë, xhamadan, qylaf, cibun shajaku, jelek i hapur, hirka, brez prej leshi, çorape leshi të shkurtra dhe të gjata, opinga, këpucë të llojit qorsolet, çitjanet që na ngelen si dhuratë që nga koha e pushtimit otoman, pa harruar edhe kostume popullore të Dropullit që mbanin pak memaliotë që ishin me origjinë nga kjo zonë.

Përmenda gjithë këto pasi gjyshërit tanë kanë zbritur me këto veshje nga treva të ndryshme që ndërthurën kulturat dhe traditat e tyre duke i dhënë kështu më shumë jetë dhe larmi qytezës Memaliaj, derisa mori formën e qytetit. Punime me dantellë, qëndisma, qylyma, rrugica, një avlëmend ose siç njihet ndryshe tezgjah i vjetër, një furkë i mbushur me një shtullëngë leshi në një krah duke kaluar i tjerrur në një gjalmë të mbledhur në krahun tjetër, një triko leshi apo me spango duke e punuar me shtiza, biza dantelle, një rrugicë apo qilim që bëhej nga leshi i nxjerrë nga përpunimi i xanës ku shquheshin nënat Mirvete Mema, Shemo Guma, Shero Goxhaj Murati. Ky pavion është nga më të pasuruarit pasi futen edhe sportet në Memaliaj duke filluar si ato ilegal duke improvizuar një shtangë me rrota të vjetra vagoni, gira të formuara nga gjyle, llastika, thes boksi prej mushamaje të mbushur me rërë, doreza boksi të bëra me mushama ushtrie të mbushura me lesh. Mundësisht një fotografi të babait të memaliotit Vasil Bita i cili ka qenë boksier në Amerikë dhe u preh në Memaliaj. Kam patur fatin që të tok edhe duart me këtë boksier kur kam qenë në moshë të vogël, pasi ishim komshinj. Uniforma sportive nga futbollistë të ndryshëm që kanë luajtur duke filluar nga veteranët, këpucë sporti, …etj. Do jetë me shumë interes që të dhurohen uniforma edhe nga ata që kanë veshur lojtarët e kombëtares si Mujo Targaj, Foto Strakosha, atyre që kanë luajtur më shpresat si Ferdinant Kashri dhe portierët Jorgo Fero, Arjan Puto. …etj.

Ndërsa tek pavioni sportiv të afishohen fotografitë e futbollit e sporteve të tjera që nga themelimi i tyre e deri në ditët e sotme duke e pasuruar me ekspozimin e disa bluzave, unifroma sportive, këpucëve të futbollistëve veteranë. Të improvizohet edhe një top letre të mbështjellë me plasmas e të lidhur me tel minash, një top llastiku dhe një palë galloshe të cilat ishin pajimet e para të shumë futbollistëve që luanin në vegjëlinë e tyre nëpër sheshet dhe rrugët e qytetit. Të bëhet e mundur mbledhja e vlerësimeve që janë dhënë si ekip, siç është kupa e kampionatit që fitoi për Kategorinë e II-të që e çoi ekipin Memaliaj për herë të parë të luaj në Kategorinë I-ë. Me shumë interes janë vlerësimet “Mjeshtër Sporti” që janë dhënë për ish futbollistët Karafil اaushi, Mitat Shehu, Ferman Haska, Mujo Tarka Mjeshtër i Merituar Sporti, “Këpuca e Arte” që fitoi futbollisti Arben Shehu si golashënues, vlerësim ky që iu dha prej Federatës së Futbollit Shqiptar, kupa që janë fituar nga ekipe pionierësh apo të rinjsh dhe vlerësime të tjera nëpër spartakiadat që zhvilloheshin ndërmjet ndërmarrjeve, lagjeve, klasave të shkollës, spartakiadave ..etj.

Vlerësimet që ka marrë prof. Baftjar Varfi si Kampion Kombëtar për mundje në dy herë radhazi në vitet 1961 dhe 1962 duke debutuar për ekipin e Dinamos. Mundësi Afuz Halili i cili ka debutuar për dy vjet rresht për Klubin Sportiv Dinamo dhe me sa mbaj mend ka dalë edhe nënkampion për peshën e tij, Genti Hoxha në peshëngritje duke zënë vendin e dytë, dhe vendin e tretë në stilin e lirë në rang kombëtar. Vlerësimet që ka marrë memalioti Arjan G. Shehu në sportin e Taekwon-do dhe është shpallur kampion i Greqisë, i Ballkanit, nën kampion i Evropës, i cili ka ngritur dy herë flamurin shqiptar! Memalioti Julian Cacaj i cili është një tjetër Mjeshtër në Taekwondo. Herli Malkaj me origjin nga Memaliaj duke dalë dy herë kampion në Taekwondo në Francë për moshat e vogla. Fotografi të ndryshme jo vetëm që pasqyrojnë sportin e futbollit, por edhe sporte të tjera si atë të mundjes duke vendosur një fotografi të Polikron Todhes i cili ka krijuar ekipin e mundjes në Memaliaj. Nëse gjendet ndonjë fotografi të këtij ekipi, do jetë akoma më mirë. Fotografi nga gjimnastë siç janë Maksim S. Shehu i cili e ka filluar si pionier akrobat, Laho Bodeci, Ilirjan Bodeci, Agim F. Shehu, Leonidha Duka, Thoma Dushi, …etj. Në këtë pavion futen edhe emrat, çmimet dhe fotografit e atyre memaliotëve që kane fituar konkurse bukurie që janë zhvilluar në vendin tonë. Diku në këtë pavion mos të harrohet ekspozimi i sportit të gjuetisë, duke filluar nga kallamat dhe fillodoret e peshkimit, ku këto të fundit ishin me grep apo flutur improvizuese, perzevol, kosh peshkimi, pushkë deti, maskë deti, llastiqe, ndonjë çifte e vjetër përkrah një gjerdani me fishekë çifteje, improvizimi i ndonjë laku të ngritur, lekurë të hapura lepuri, kunadhe apo ndonjë shpend i balsamosur. Tek bletëritësit të vendoset një koshere bletësh, një makinë mjalti, dy tre korniza me pite të varura, një tymëse bletësh, një ruletë që përdorej për ngjitjen e dyllit nëpër telat e kornizave, një rrotë prej dylli që e bënin në formën e bukës së misrit. Një palë letra, një kuti shahu, një kuti tavlle, domino, dy zare, dhe ndonjë loj tjetër që nuk më vjen ndërmend për momentin.

Në muze duhet të ndërtohet edhe kënd i të Persekutuarve, duke ekspozuar fotografi të individëve dhe të familjeve të tyre, lista me emrat e atyre që janë persekutuar më shumë, të atyre që kanë ardhur si të internuar,…etj. Një vëmendje të veçantë duhet të tregohet edhe për ndërtimin e këndit të besimit fetar duke ekspozuar fotografi të vjetra të baballarëve që kanë shërbyer në teqetë dhe mekamin, lart në Memaliaj origjinë që shtrihet në kodër. Po në këtë vend të merren fotografi të themeleve apo truallet ku ka qenë Manastiri i Gumës, Kisha në Dedgjonaj, pamje të teqesë së vjetër dhe mekamit. Ndërsa nga qyteti Memaliaj që shtrihet në fushë të ekspozohen pamje nga kisha ortodokse që është ndërtuar sot, të misionerëve kristianë dhe besimeve të ndryshme që vinin në Memaliaj, të minares së xhamisë, ikona të vjetra të cilat i kanë patur disa familje të krishtera nëpër shtëpitë e tyre. Di që nga koha e monizmit, duke i parë dhe i prekur edhe me duart e mia dy ikona që i kapnin më shumë se tetë shekuj, ku një familje e besimit kristian i mbante të varura në dhomën e gjumit. Nuk po e jap emrin këtu mbasi keqbërësit mund të shkojnë menjëherë dhe ja shpërthejnë portën shtëpisë, për t’i grabitur, por mund të gjej një rrugë komunikimi më të sigurt me stafin për këto ikona, për më tej varet nga dëshira e atyre që i kanë në pronësi. Nëse është e pamundur, për arsye që kuptohen, mund të bëhen kopje të tyre dhe për këto shquhet piktori i talentuar Gjergji Meta duke i punuar deri në miniaturë.

Tek Pavioni i Krijimtarisë, mund të ekspozohen punime artistike në dru, qeramikë, alabastër, gips dhe piktura nga krijues memaliot si Karafil Caushi, Josif Gjici, Josif Hoxha, Angji Zhupa, Përparim Haxhiaj, Namik اaushi, Gjergji Meta, Rakip Zhupa, Sokol Sala, Tatjana Caushi, ..etj. Po në këtë pavion të ekspozohen botime nga krijues memaliotë si libri “Koha e Minierës” me autor Inxh. Resmi Hoxha, që është një botim studimor që i kushtohet themelimit të minierës dhe jetës së punëtorëve në profesione të ndryshme që kanë punuar në minierë, kopje nga historiku i minierës me autor historianin Vasil Banka, gjithashtu edhe afishimi i poezive që i kushtohen qytetit Memaliaj. Të ekspozohen edhe çmime dhe vlerësime që kanë marr krijuesit memaliotë. Të bëhet e mundur edhe gjetja e disa botimeve të gazetave që janë me botues memaliot. Me interes në këtë pavion do të jetë edhe ekspozimi i disa nga botimet e ndryshme me autorë memaliotë. Arkitektura dhe urbanistika duhet të kenë këndin e tyre duke bërë të mundur sigurimin dhe ekspozimin e fotografive, planimetrive dhe hartave që nga dita e parë e deri në ditët e sotme, mundësisht që nga godina e parë, rruga e parë, tregu i parë, parqet, ndërtesat social kulturore siç janë pallati i kulturës, shkollat, banka, posta, komiteti ekzekutiv, posta e policisë, bulevardet, teleferikët, lundrura, pasarelat, muzeut, …etj.

Do jetë me shumë interes të ndërtohet edhe një kënd për emigrantet duke u ekspozuar listën e emrat e atyre që janë larguar në shtete të ndryshme të botës dhe fotografi të vjetra që tregojnë pamje nga vitet e para të largimit të tyre, fotografi të aktiviteteve të tyre kulturore dhe sportive nëpër diasporë. Të tilla mund të kërkoni nga memalioti Asim Zhupa i cili ka patur një lokal në Athinë dhe organizonte për memaliotët festën e 27 Qershorit. Fotografi që pasqyrojnë aktivitete sportive mund t’i gjeni tek Avdulla Muçi i cili merrte pjesë në ekipin e futbollit të emigranteve shqiptarë në ishullin Kretë të Greqisë. Në këtë ekip ka patur shumë memaliotë dhe trajner prof. Qirjako Fani. Edhe tek memaliotët Arben Haxhiraj, Edmond Sinodemi me banin në Athinë do të gjeni fotografi të ekipit të futbollit të emigrantëve memaliot që ndesheshin me ekipe të tjera dhe kanë dalë disa herë kampion. Aktivitete të tjera të diasporës mund t’i gjeni edhe tek albumi i faqes Memaliaj që është në ndërtim e sipër. Duhet krijuar një kënd për ata bashkëqytetarë që janë vlerësuar nga bashkia e qytetit me titullin “Qytetar Nderi” duke vendosur fotografitë e tyre të shoqëruar me një CV dhe afishimin e titujve që kanë marrë. Në këndin e të dhënave për popullsinë e qytetit tonë që nga themelimi i saj e deri më sot, të bëhet e mundur ekspozimi i çertifikatës origjinale të lindjes së shtetasit shqiptar Gëzim Bega, me vendlindje dhe banues në qytetin Memaliaj, ku me ardhjen e tij në jetë më 27 shkurt të vitit 1986, legalizoi arritjen në tre milionë të popullësisë shqiptare, që nga periudha e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në kohën e monizmit doli një dekret që çdo fshat i Shqipërisë të kishte muzeun e vet! Kurse sot janë prishur, “privatizuar” e vjedhur, e djegur, e shkatërruar edhe muzeume shumë të rëndësishëm si muzeu i Pavarësisë “Republika franceze” Korçë, po aty muzeu i Luftës Nacional اlirimtare, shtëpia e Vangjush Mios, galeria e arteve, shtëpia muze e Migjenit dhe e Luigj Gurakuqit në Shkodër, e Kadaresë në Gjirokastër dhe Avni Rustemit në Libohovë, muzeun historik i LANا-e dhe kalaja e degraduar e Aliut në Tepelenë, shtatorja e minatorit në Memaliaj, …etj. Nëse projekti do të përkthehet në anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe greqisht dhe të bëhet e mundur gjetja e rrugëve të komunikimit me bashkinë, ministrinë, shoqata jofitimprurëse, biznesmenë apo kompani, studiues, muzeume nga këto shtete dhe tu paraqitet projekti në fjalë, mund të krijohen kushte të përshtatshme për të gjetur edhe mbështetje financiare për të realizuar ndërtimin e plotë të muzeumit. Për të mos lënë asgjë jashtë këtij muzeumi, të ekspozohen edhe fotografi të zërave të ndryshëm që gjenden në “Albumin Historik Memaliaj”. Për të realizuar këtë projekt, duhet të bëhet i njohur tek të gjithë bashkëqytetarët. Gjetja e rrugëve të komunikimi me çdo memaliot me banim në kodër dhe fushë, është një tjetër strategji për të dhënë kontributin e tyre. Jam i bindur se të gjithë do të tregohen të gatshëm për të ndihmuar në realizimin e kësaj vepre.

Mendoj që ky material të trajtohet si një plan Projekti konkret i cili i plotësuar dhe i zyrtarizuar e aprovuar nga departamenti i kulturës së Bashkisë dhe pushtetit vendor e MTKRS, të përgatitet si projekt i plotë e të sigurohen fondet nga Bashkia, Ministria e Kulturës, qeveria vendore dhe qendrore, biznesmenë dhe donacione të ndryshme nga jashtë, duke ju paraqitur projektin e detajuar. Rëndësi ka të sigurohet së pari ndërtesa e punonjësit e kualifikuar si historianë seriozë, arkeologë, mësues, artistë që do të kontribuonin me materiale. I uroj punë të mbarë dhe suksese këtij projekti.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top