Muzeu i Holokaustit ne Shtetet e Bashkuara – nje udhetim drejt perballjes me urrejtje

Didi

C'est la vie.
3626770-the_tower_of_faces_Washington_DC1.jpg


Muzeu i Holokaustit ne Shtetet e Bashkuara – nje udhetim drejt perballjes me urrejtjen
Nje kujtim i gjalle i Holokaustit, ne Muzeun Memorial te Holokaustit ne Shtetet e Bashkuara, i frymezon qytetaret dhe udheheqesit nga e gjithe bota, te perballen me urrejtjen, te promovojne dinjitetin njerezor dhe te parandalojne genocidin. Ne perpjekje per te arritur keto qellime, muzeu organizon programe edukative dhe impaktet globale behen te mundura fale donatoreve bujare.
Muzeu siguron leksione te fuqishme mbi brishtesine e lirise, mitin e progresit dhe nevojen per vigjilence ne ruajtjen e vlerave demokratike. Me fuqi dhe autenticitet unik, Muzeu meson miliona njerez cdo vit, mbi rreziqet e pakontrolluara te urrejtjes dhe nevojes per te parandaluar genocidin. Ne i inkurajojme ata qe te kultivojne nje sens morali dhe pergjegjshmerie midis qytetareve, ne menyre qe njerezit te kene mundesi t’u pergjigjen ndryshimeve monumentale me te cilat perballet bota jone.


kampe.jpg


Sot perballemi me mohimin alarmues te Holokaustit dhe antisemitizmit – edhe ne ato vende ku ka ndodhur nje gje e tulle – si dhe ato vende qe kane kaluar genocide apo rreziqe te tilla. Kjo po ndodh pikerisht ne nje kohe ku ata qe kane perjetuar holokauste dhe jane deshmitare te ngjarjeve, nuk do te jene gjalle edhe per shume kohe.
Qe prej vitit 1993 qe ky muze i eshte dedikuar Holokaustit, ai ka pritur rreth 34 milione vizitore, duke perfshire 96 krere shtetesh dhe me teper sesa 9 milione femije te shkollave. Vizitat gjate dites llogariten nga mbi 100 shtete te ndryshme. Me qindra mijera vizitore online, vizitoret me te shpeshte jane ata qe i perkasin besimit mysliman, te cilet kane arritur ta perkthejne informacionin online edhe ne gjuhet Arabike dhe Farsi. Informacioni per kete muze gjendet ne me shume se 20 gjuhe te botes.


[video=youtube;dAzFw8zB-ls]http://www.youtube.com/watch?v=dAzFw8zB-ls[/video]




Burimi: infoalbania
 
Back
Top