Mutianyu - ana tjeter e Murit te Madh

Kresha

A pretty face can never trick me


Muri i Madh Kinez eshte nje seri fortifikimesh prej guri dhe dheu ne Kinen veriore, i ndertuar per te mbrojtur kufinjte verior te Perandorise se atehershme kineze nga depertimi i grupeve nomade. Disa mure jane ndertuar qe ne shekullin e peste para eres se re. Nje nga me te famshmit eshte muri i ndertuar ndermjet 220-206 para eres sone nga perandori Qin Shi Huang. Pak ka ngelur nga ky mur. Shumica e mureve ekzistues jane ndertuar gjate dinastise Ming.

Muri i Madh shtrihet nga Shanhaiguan ne lindje deri tek liqeni Lop ne perendim, pergjate nje harku qe pothuajse percakton skajin jugor te Mongolise se brendshme. Vezhgimi me i plote arkeologjik, duke perdorur teknologjite e perparuara, tregon se i gjithe Muri i Madh, me te gjithe degezimet e tij, shtrihet per 8,851.8 km. Kjo perbehet nga 6,259.6 km pjese te murit aktual, 359.7 km llogore dhe 2,232.5 barriera natyrore, si kodra dhe lumenj.

Keto jane imazhe nga seksioni Mutianyu. Ndodhet ne afersi te Pekinit, por jo aq afer sa seksioni Badaling; prandaj nuk eshte shume e vizituar. Pikerisht per kete aresye, pavaresisht rikonstruktimeve te fundit, ka nje pamje me autentike. //infoalbania
 
Titulli: Mutianyu - ana tjeter e Murit te Madh







 
Back
Top