Muri kinez zgjatet edhe per 700km

Kresha

A pretty face can never trick me
U zbulua një mur i ri i simbolit më të rëndësishëm të Kinës, Murit kinez që zgjatet deri në 700 km nga qyteti Saanshi deri në qytetin Gansu.


Sipas lajmit të dhënë në gazetën China Daily , në mes të mbetjeve arkeologjike të gjetura nga grupi i kërkimeve të pasurive kombëtare të vitit 2007, u gjet dhe një mur i gjatë 26 km, i përbërë nga 15pjesë dhe mendohet se i përket periudhës së dinastisë Bati Han (206-24).

Arkeologët pohojnë se muret e gjetura në zonën Cinta të qytetit Gansu janë muret më të mbrojtura të mbetura nga dinastia Bati Han.

Zëvendës drejtori i Institutit të kërkimeve arkeologjike të qytetit Shaanshi Vang Veylin tha që ekipi kërkues ka gjetur një mur afërsisht 500 km që i përket dinastisë Sui (gjatë viteve 581-618) dhe 200 km të tjerë që i përkasin periudhës së shtetit Muharip të 16 zonave të Yanan, Yulin dhe Veynanit (475-221).

Duke theksuar se muret e gjetura janë larg zonave të banuara, arkeologu i njohur Liu Yulin tha: “Për arsye të shtrirjes së Murit kinez në zona malore dhe shkretëtira nuk ka pasur dëmtime nga dora e njeriut. Tek mbetjet ka vetëm dëmtime të shkaktuara nga furtunat e rërës dhe përmbytjet.”

Nga ‘Simboli i Kinës‘ , i cilësuar si pjesë e ‘pasurisë botërore’ në vitin 1987, pak kohë më parë u gjetën edhe 11 pjesë të reja në qytetin Cilin në verilindje të Kinës.

I ndërtuar nga shumë perandorë për shekuj me radhë, Muri kinez shtrihet përgjatë Kinës veriore në 8851 km. Pjesa e cila ekziston sot është një mur 2500 km i mbetur nga dinastia Ming (1368-1644). //kuriozitete
 
Back
Top