Mungesa e seksit i bën keq shëndetit

Mungesa e seksit i bën keq shëndetit​


Kjo është ajo që del nga një hulumtim britanik në studimet më të fundit mbi këtë temë, e cila duket se e hedh poshtë moton e filmit të famshëm “No sex please, we’re British”. Sipas statistikave, në fakt, çdo subjekt i Madhërisë së Tij do të kishte mesatarisht 5,800 marrëdhënie në jetë.
Në të kundërt, mungesa e seksit do të rriste rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, nga sëmundjet e zemrës në stres, deri te vështirësitë në ereksion. Për të listuar efektet anësore të mungesës së seksit është sajti “HackSpirit”, që citon rezultatet e studimeve të fundit shkencore. Duke bërë seks të paktën dy herë në javë, përgjysmohet rreziku i arterieve të penguara te njerëzit, në krahasim me ata që bëjnë seks më pak se një herë në muaj.
Përveç kësaj, sipas një studimi të botuar në ‘Gazetën e Mjekësisë Seksuale’, seksi redukton nivelet e homocisteinës, një substancë që mund të shkaktojë probleme në zemër. Në fakt, besohet se marrëdhëniet e rregullta sjellin përfitime për njerëzit për qarkullimin dhe shëndetin vaskular. Me përfitime më pak të theksuara për gratë. Për më tepër, për të dy seksi do të ishte një armik i stresit, falë rritjes së endorfineve dhe oksitocinës.
Jo vetëm kjo, qelizat gri të të moshuarve gjithashtu përfitojnë nga një jetë e rregullt seksuale: studimet në universitetet e Oxford dhe Coventry kanë zbuluar se ata që janë seksualisht aktivë kanë një rezultat më të lartë në testet e gatishmërisë gjuhësore dhe perceptimit vizual. Gjithashtu edhe sistemi imunitar përfiton nga seksi.
Në veçanti, prodhimi i imunoglobulinës A, një antitrup që lufton sëmundjet si gripi, theksojnë ekspertët në “Daily Mirror”, duke cituar një studim nga Universiteti Wilkes në Pensilvani. Dhe përsëri, për burrat që kanë marrëdhënie seksuale më pak se një herë në javë dyfishohet rreziku i zhvillimit të mosfunksionimit erektil në krahasim me ato që kanë marrëdhënie më të rregullta.
Ndërsa, sipas një studimi të Shteteve të Bashkuara, për ata që kalojnë çatinë e 21 takimeve erotike në vit, rreziku i zhvillimit të tumorit të prostatës është ulur me 33%. Një pauzë e zgjatur nga aktiviteti seksual ndikon gjithashtu në kënaqësinë e femrës, uljen e lubrifikimit dhe rritjen e rrezikut të problemeve të emocioneve ose arritjes së orgazmës.
Së fundi, pornografia nuk është një aleat: shikimi shumë shpesh mund të ‘de-sensibilizojë’ njerëzit dhe ta bëjë më të vështirë për ta që të ngazëllehen në dhomen e gjumit.
Gazetashqip
 
mungesa e seksit te ben me e mbajt mendjen aty gjith kohes. un jam me @WxP qe me shum te ben dem per mendjen se sa per trupin.
 
Last edited by a moderator:
@Abstrakt paske hy tripav🤣🤣🤣ti me kto tema e paske ngarku veten shumm🤣🤣
Nuk te kuptova?
Me heret kam qene ne nje tjeter status, tani duke ia diture rendesine tematikes per te cilen flete edhe tema mendova te kontriboj edhe une ne shendetin dhe mireqenien e mbare shoqerise.
Po kushdo qe hyne ne forum nen moshen e lejuar per keto tema rekomandimet e mia jane qe keto studime ti marrin vetem athere kur te martohen. Pra duhet te vlejne per te martuarit.
 
U menduan shume per te arritur ne kete konkluzion?
Seksi eshte nevoje fiziollogjike e si e tille ashtu si gjithe nevojat e tjera fiziollogjike nese mungon demton shendetin.
 
What Is It Reaction GIF by Nebraska Humane Society
 
  • Haha
Reactions: Ivy
100 her kam than me vedi qa asht kjo pune sa tri vdesin njerzit kohet e funit,me vjen inaq qe sme ka pylqy kurr kjo puna vullnetare me kshu si I thojn me norm 😋
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top