Mungesa e gjumit rrezik për kancer

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mungesa e gjumit rrezik për kancer

Një studim i ri ka treguar se ushtrimet e rregullta trupore mund ta zvogëlojnë rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri, mirëpo njëkohësisht është vërtetuar se mungesa e gjumit e pengon këtë ndikim pozitiv të ushtrimeve.
Në studimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë afër 6.000 femra me moshë ndërmjet 18 dhe 65-vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrëset në studim të cilat kishin fjetur më pak se shtatë orë në ditë, kanë qenë të rrezikuara për 47% që të sëmuren nga kanceri, në raport me moshataret e tyre të cilat flenë më gjatë.Telegrafi
 
Titulli: Mungesa e gjumit rrezik për kancer

Pagjumësia- rritje e sheqerit në gjak

Fëmijët e moshave, ndërmjet 3 dh 6 vjeç, janë dyfish më të rrezikuar për rritjen e sheqerit në gjak nëse flenë më pak se tetë orë në ditë- tregon një studim i shkencëtarëve kinezë dhe amerikanë.Niveli i lartë i vazhdueshëm i sheqerit në gjak, i paraprin diabetit, ndërsa sipas rezultateve të botuara në revistën Archives of Pediatric and Adolescent Medicine, kjo vërehet më shumë te fëmijët me mungesë gjumi dhe mbipeshë.
Të dhënat e grumbulluara nga studimi ku janë përfshirë 1.240 pjesëmarrës, kanë treguar se pagjumësia kishte ndikuar në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht nga mosha, gjinia, ushqyerja, sëmundjet tjera apo aktiviteti fizik i fëmijës. /Telegrafi/
 
Titulli: Mungesa e gjumit rrezik për kancer

Pakësimi kronik i gjumit sjell lodhje

Ekziston mendimi se nëse njeriu fle pak gjatë javës, ai mund t’i zëvendësojë orët e humbura duke fjetur më shumë gjatë në ditët e pushimit. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, gjumi i humbur nuk mund të zëvendësohet dhe njerëzit që shkurtojnë orët e gjumit ndjehen më të lodhur dhe kanë më gjasa të pësojnë aksidente. Njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjumë, kështu që ndoshta instinktivisht mendojnë se duke pakësuar gjumin ata zgjasin jetën zgjuar dhe shkojnë vonë në shtrat. Gjithashtu shumë njerëz mendojnë se gjumi është si paraja, e kursen sot për ta shpenzuar nesër. Ata nuk flenë sa duhet gjatë javës duke menduar se sa kur të vijë e shtuna e diela mund të flenë më shumë se zakonisht. Por disa studime të reja tregojnë se kjo është e pamundur. Shkencëtarët pranë spitalit Brigam në Boston vëzhguan për tri javë një grup personash të shëndetshëm, të cilët i mbajtën vullnetarisht në një laborator gjumi. Pjesëmarrësit në studim ndoqën orarin e një mjeku të urgjencës i cili 33 orë qëndron zgjuar në gatishmëri dhe 10 orë i ka për të fjetur. Me një orar të tillë mjeku bën mesatarisht 6 orë gjumë në natë. Gjatë vëzhgimit, shkencëtarët vunë re se pjesëmarrësit në studim ndjeheshin të çlodhur pasi flinin 6 orë natën, por me kalimin e kohës dalëngadalë filluan të ndjeheshin të lodhur gjatë ditës. Shkencëtarët thonë se kjo erdhi nga humbja kronike e gjumit, dhe lodhja shkallë-shkallë ishte pasojë e kësaj humbjeje. Studiuesit thonë se deficiti i gjumit krijon një situatë të rrezikshme për njerëzit që punojnë në turnet e natës, si dhe për shoferët ose ata që punojnë gjatë natës nëpër spitale. KS
 
Titulli: Mungesa e gjumit rrezik për kancer

ateher un duhet te kisha vdek me koh
 
Titulli: Mungesa e gjumit rrezik për kancer

Jo sduhet te kishe vdekur me kohe, por me siguri sistemi jot imunitar ka pasur per te vuajtur...nqs ske respektuar orarin e gjumit ( minimun 7 ore ne nate)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top