Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mund te jete gjetur nje pikture e re e mjeshtrit Leonardo Da Vinci

fiona-Da-Vinci.jpg


Leonardo Da Vinci, ky personazh i madh qe ka terhequr vemendjen e shume eksperteve dhe studiuesve te artit dhe te kulteve per vite me rradhe eshte serish ne qender te vemendjes.

Mesa duket, ai paska bere edhe nje pikture qe nuk ishte e njohur deri me tani dhe tani po shfaqet perpara njerezimit si nje veper e papare me pare e Da Vincit.

Fiona McLaren, nje 59 vjecare, e ka mbajtur kete pikture qe pretendohet te jete veper e piktorit te madh ne fermen e saj ne Skoci per shume dhjetevjecare me rradhe.

Sipas vete fjaleve te saj, ajo nuk e kishte menduar dhe nuk i kishte kushtuar shume rendesi piktures qe gjendej ne shtepine e saj. Pikturen asaj ia kishte dhuruar i ati.

Por kur me ne fund nje dite Fiona vendosi qe ta vleresonte pikturen tek persona qe kuptonin me shume nga arti, disa eksperte qe bene studimin e piktures spekulojne qe ne fakt piktura mund te jete nje pikture 500 vjecare nga mjeshtri Leonardo Da Vinci dhe ka nje vlere prej me shume se 150 milion dollare.

"Une ia tregova pikturen dhe ata ngelen pa levizur, pa folur dhe me nje shprehje te cuditshme ne fytyre." - tha Fiona McLaren per People.

Daily Mail thote qe piktura mund te riprezantoje Maria Magdalenen qe eshte duke mbajtur ne krahe nje femije te vogel. Ne fakt tani piktura po i nenshtrohet analizave te metejshme tek Universiteti Cambridge dhe Instituti Hamilton Kerr, te cilet jane duke u munduar qe te percaktojne vjetersine e piktures si edhe origjinen e sakte.

Studiuesit mendojne qe edhe nese piktura nuk eshte nje pikture origjinale e Da Vinci-t, ajo mendohet te jete te pakten qe nga shkolla e Da Vinci-t, e krijuar nga ndonje prej nxenesve te mjeshtrit te madh gjate shekullit te 16.

Eshte gjetur e baskengjitur tek pjesa e mbrapme e piktures nje vule papale dhe mendohet te jete qe nga koha e Papes Paul V, qe ishte drejtues i Kishes Katolike ne shekullin e 17.

McLaren tha qe fjala "Magdalene" eshte shume e qarte mbi letren e zbehur nga kalimi i kohes.

Ajo shpreson shume qe piktura e saj te shitet tek nje muze, dhe ka thene qe do ta dhuroje nje perqindje te vleres se shitjes se piktures pasi te jete nxjerre ne ankand dhe shitur piktura.
/info/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back