Mund ta merrni me qira ‘të dashurin’ për 280 euro

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Japonia është e njohur për shërbimet e shumta që u ofron meshkujve të vetmuar, të cilët e kanë mundësinë që të “marrin me qira” një femër për forma të ndryshme të argëtimit.
f.1209235912205_m.jpg


Këtu nuk është fjala për prostitucionin, sepse shërbimi ‘Moe Date’ ofron vajza që do të aktrojnë gjithë ditën se janë në lidhje romantike me meshkujt, ndërsa shërbimi ‘Soine-ya’ ofron vajza, të cilat do t’ju përkëdhelin derisa shikoni ndonjë film.

Tani, shërbime të ngjashme u ofrohen edhe femrave. ‘Soine-ya Prime’ femrave të vetmuara u ofron meshkuj të rinj të cilët vetëm do të flenë bashkë me to në krevat, pa kontakt intim.

Ky shërbim u ofron meshkuj për gjithçka femrave të vetmuara, përveç ****it – duke filluar nga fjetja në krevatin e njëjtë, përkëdhelja, darkat romantike, pastrimi i shtëpisë dhe përgatitja e ushqimit në shtëpinë e tyre.

Të punësuarit e kanë të ndaluar që t’i prekin klientet në vendet e papërshtatshme, e kanë të ndaluar që të bëjnë dush të përbashkët, të puthen, të fotografohen ose të kontaktojnë në mënyrë private.

اmimi fillestar për shërbim shtatorësh kushton 280 euro, ndërsa shërbimi maksimal prej 12 orësh, kushton 450 euro. /Telegrafi/
 
Titulli: Mund ta merrni me qira ‘të dashurin’ për 280 euro

Dmth te kesh nje partnere fallso.
Ky term sme pelqen eshte me mire kujdestare pastruese e marrin 700 euro ne muaj

Po me ik mendja per ne Japoni lol
 
Pe: Mund ta merrni me qira ‘të dashurin’ për 280 euro

E si i ndalokan disa prej ktyre sjelljeve kta...mos shkojne gje dhe pergjojn nqfse do bejne dush bashke kta te dy ose jo??
 
Titulli: Mund ta merrni me qira ‘të dashurin’ për 280 euro

Ku ka femer ose mashkull qe pagun i thes me lek , e spo boka dashni pffffff . Po more nji partner/e te till per me bo gili vili e mer se nuk e mer me bo sevap me i dhon lek kot .
 
Titulli: Mund ta merrni me qira ‘të dashurin’ për 280 euro

kjo qenka per ti plas njerzit me shum
 
Back
Top