Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay”

Tuana

Nada é por acaso!
shane-butcher.jpg


Një biznesmen nga Florida, i cili ka vendosur të fillojë një jetë të re, ka nxjerrë në shitje në “ebay” jetën e tij të vjetër për 2.8 milionë euro. Multimilioneri Shein Batçer po shet një zinxhir dyqanesh me lojëra kompjuterike, dy shtëpi me pamje nga deti, tri supermakina, madje edhe qenin e tij. Ai planifikon t’i përdorë paratë për të udhëtuar me gruan e tij përpara se të kthehet në Florida për të hapur një sipërmarrje të re. Oferta deri tani është klikuar nga 75 000 persona. Batçer, 29 vjeç, nga Gjiri i Tampas, tha: “Po shes ëndrrën time amerikane në ‘ebay’. Blerësit do t’i mësohen të gjitha hiletë e biznesit. Do t’i garantohet akses në të gjithë distributorët dhe sekretet e tregtisë”. Ai ka hedhur edhe një video në “YouTube”, që siguron një guidë në shtëpitë e tij luksoze./panr/
 
Titulli: Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay”

Ca mendje ky aman
 
Titulli: Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay”

Mire e ka bere, hallall, do fleje rehat tani :P
 
Back
Top