Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

muc-nano.jpg


Gazetari dhe shkrimtari Mustafa Nano ka sjellë në skenën e Universitetit të Arteve të premten mbrëma shfaqjen e tij “Dhe profetët dinë të puthin”.

Në shfaqjen e vet Nano vlet për Biblën dhe Kuranin, Jezu Krishtin dhe Muhamedin, duke bërë blasfemi nga më të ndryshmet.

Ai i përshkruan dy të dërguarit e Zotit si “ca njerëz që vinin nga familje të këputura dhe që iu kushtuan predikimit”.

Nano thotë se nuk e kishte menduar se do të bëntë një shfaqje të tillë, por pas librit të tij “Pax Albanica” i erdhi ky mendim.

“Fetë kanë zënë një vend shumë të rëndësishëm në shoqëritë e sotme ndaj nuk duhet të ngjallësh fërkime. Me to nuk bëhet shaka”, thotë ai për Panoramën.

Në shfaqjen e tij Nano flet për përndjekjen e homoseksualëve dhe grave në Bibël, Kuran dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai blasfemon edhe duke e konsideruar Jezu Krishtin profet, ndërkohë që ai është i dërguari i Zotit.

Por Nano kishte paralajmëruar që në fillim se kjo ishte një shfaqje për jofetarë.

mapo
 
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Kemi shume nevoj ne si shoqeri per njerez racional dhe llogjik ne kritikat e shendetshme te tyre.
Bukur.
 
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Eh, Nano eshte yll me cepa n'fakt edhe ka aq kapacitet per te gjykuar 2 figurat me te shquara te Njerezimit!, Lol
 
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Doja dhe te shtoja: Dhe kush? Nano, qe behet lemsh me fjalet e veta ne cdo debat televiziv, Lol. Sa i sjell argumente pala tjeter e kthen sa ktej andej, deri sa i hipin nervat dhe skuqet ne fytyre :p.. Jo se jam une aq e afte te gjykoj analistet ama disa qendrime te tij kane qene kaq te dukshme, dhe nga ne injorantet ... :p
Ah se thote ne fund shfqja eshte per jofetaret? E ca pastaj? bar hane jofetaret?? E verteta thuhet shkoqur e sic eshte, ska lidhje me perkatesite e njeerzve :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Te besh "show" dhe aq me rende te perfitosh para mbi besimin e milionave njerezve ne bote mua me duket pak fyese. Ok kuptoj qe ai ka te drejten e vet te shprehet ashtu dhe sic une kam te drejten time te injoroj librin e tij.
 
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Në shfaqjen e tij Nano flet për përndjekjen e homoseksualëve dhe grave në Bibël, Kuran dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Si duket ketu na qenka problemi mo nano:confused:
 
Titulli: Muç Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Une them se duhet marre masa nga Policia e Moralit dhe te ndeshkohet rende per blasfemine qe ka bere ::cool::
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top