Mrekullitë e panjohura të botës

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Dhjetë destinacione me bukuri dhe rëndësi të madhe historike

Nga tarracat në Filipine e deri tek manastirët në shkëmb në Greqi

Mrekullitë e botës thuhet se janë shtatë, në fakt bota është e mbushur plot me mrekulli. Ato zyrtaret janë më të vizituarat sepse shfaqen në të gjitha guidat turistike, por në botë gjenden me mijëra vende me bukuri e vlera të rralla, të cilët ia vlen të vizitohen. Të tilla janë tarracat në Filipine. Tarracat “Banaue Rice” janë 2000-vjeçare dhe janë gdhendur në malet e Ifugaos në Filipine nga njerëzit indigjenë. Filipinasit i përmendin ato me emrin “Mrekullia e tetë e botës”. Edhe Sri Lanka ka çfarë t’i ofrojë botës për sa i përket bukurisë dhe trashëgimisë kulturore. Sigiriya (shkëmbi i luanit) është një fortesë e lashtë shkëmbi e vendosur në Sri Lankë dhe e rrethuar nga mbetjet e një rrjeti të madh kopshtesh që u ndërtua gjatë mbretërimit të mbretit Kassapa. Kulla e Herkulit është një far i lashtë romak në një gadishull rreth 2.4 kilometra nga Koruna. Struktura është 1900-vjeçare dhe është 55 metra e gjatë dhe shtrihet mbi bregun atlantik të Spanjës. Toruni është një qytet në pjesën veriore të Polonisë, ku ka lindur Nikolla Kpernik. Ai është një qytet mesjetar që ofron pamje mahnitëse dhe që ia vlen të vizitohet. Shpellat Ajanta në Indi janë disa monumente prej guri që përmbajnë piktura dhe skulptura që konsiderohn si vepra arti në fushën e budizmit dhe në artin viziv mbarëbotëror. Lugina e luleve është një luginë me bukuri të jashtëzakonshme në Himalaje, e cila është përshkruar nga botanistët dhe alpinët prej më shumë se një shekulli. Meteora (shkëmbinjtë e varur) është një prej komplekseve më të mëdhenj të manastireve ortodoksë në Greqi, i dyti pas malit Athos. Gjastë manastirët janë të ndërtuar në shkëmbinj natyrore ranorë. Bagani është qyteti i lashtë në Birmani. Bagani ka qenë kryeqyteti i lashtë i shumë mbretërive të lashta në Birmani dhe mbart vlera historike të jashtëzakonshme. Leptis Manga ka qenë një qytet i shquar i perandorisë romake. Rrënojat ndodhen në Al Khums në Libi. Ky vend përbën një prej pamjeve më spektakolare të rrënojave romake në Mesdhe.

Tarracat Banaue Rice
Filipine​
Shiko fotografinë 1726144
Banaue%20Rice%20Terraces%28Banaue,%20Ifugao%29edit1.jpg
Tarracat “Banaue Rice” janë 2000-vjeçare dhe janë gdhendur në malet e Ifugaos në Filipine nga njerëzit indigjenë. Filipinasit i përmendin ato me emrin “Mrekullia e tetë e botës”.

“Sigiriya”
Sri Lanka​
Sigiriya (shkëmbi i luanit) është një fortesë e lashtë shkëmbi e vendosur në Sri Lankë dhe e rrethuar nga mbetjet e një rrjeti të madh kopshtesh që u ndërtua gjatë mbretërimit të mbretit Kassapa.

Kulla e Herkulit
Spanjë​
Kulla e Herkulit është një far i lashtë romak në një gadishull rreth 2.4 kilometra nga Koruna. Struktura është 1900-vjeçare dhe është 55 metra e gjatë dhe shtrihet mbi bregun atlantik të Spanjës.

Torun
Poloni​
Toruni është një qytet në pjesën veriore të Polonisë, ku ka lindur Nikolla Kpernik. Ai është një qytet mesjetar që ofron pamje mahnitëse dhe që ia vlen të vizitohet.

Shpellat Ajanta
Indi​
ajanta_wfalls.jpg

Ajanta-Caves.jpg
Shpellat Ajanta në Indi janë disa monumente prej guri që përmbajnë piktura dhe skulptura që konsiderohn si vepra arti në fushën e budizmit dhe në artin viziv mbarëbotëror.

Lugina e luleve
Indi​
74379662.TThm7tXT.ValleyofFlowersUttaranchalIndia.jpg

Shiko fotografinë 1726148
Lugina e luleve është një luginë me bukuri të jashtëzakonshme në Himalaje, e cila është përshkruar nga botanistët dhe alpinët prej më shumë se një shekulli.

Meteora
Greqi

Meteora (shkëmbinjtë e varur) është një prej komplekseve më të mëdhenj të manastireve ortodoksë në Greqi, i dyti pas malit Athos. Gjastë manastirët janë të ndërtuar në shkëmbinj natyrore ranorë.

Bagan
Birmani

Bagani është qyteti i lashtë në Birmani. Bagani ka qenë kryeqyteti i lashtë i shumë mbretërive të lashta në Birmani dhe mbart vlera historike të jashtëzakonshme.

Leptis Magna
Libi​
http://www.h4ppy.com/blog/uploaded_images/1742-Arch%20of%20Septimus%20Severus,%20Leptis%20Magna,%20Libya-20060415-721166.JPG
Leptis Manga ka qenë një qytet i shquar i perandorisë romake. Rrënojat ndodhen në Al Khums në Libi. Ky vend përbën një prej pamjeve më spektakolare të rrënojave romake në Mesdhe.

Libraria e Celsusit
Turqi​
1769173-celsus_library-Ephesus.jpg

Ephesus-Ancient-Celsus-Libr.jpg
Libraria e Celcusit u ndërtua për libra, por edhe si varr monumental i Celsusit. Ndërtesa është e rëndësishme si një prej shembujve të paktë të një librarie me influenca romake.
•tiranaobserver•
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

vende te mrekullueshme me te vertet....
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

Shume te bukura sidomos shpellat dhe lugina e luleve ne Indi me pelqyen shume .
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

Absolut fantastike dhe Metorat ne Greqi... e cudicme se si i kan ndertuar ato kishat ne maje te shkembit
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

Absolut fantastike dhe Metorat ne Greqi... e cudicme se si i kan ndertuar ato kishat ne maje te shkembit

vertet jane shume te bukura Metorat kam qene dhe mrekulli ....por dhe te tjerat qe pame jane mrekulli
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

waw edhe une qe jam fiksuar tek parisi...ka kaq shume vende te tjera qe ja vlejne te vizitohen!
 
Titulli: Mrekullitë e panjohura të botës

Do kerkoj qe kush do te me bej dhurate, te me coj njehere tek lugina e luleve ne Indi, te marr nje carcaf dhe te fle mes luleve, me qiellin si mbulese. Ohhhh sa qetesuese duhet te jete, kur degjon vetem dhe vetem levizjet e luleve dhe eren qe hipen mbi trup dhe zbret ne anen tjeter...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top