Mrekullite e fshehura te Vlorës!

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Të shkosh në Karaburun në ditët e sotme mund të quhet edhe privilegj. Harku “moratorium” vijon ta mbajë “mollë të ndaluar”, pa dhënë hapësira në eksplorime të tilla. Ndoshta kështu e pashë veten edhe unë, teksa rastësisht ndodhesha në një barkë me miq të huaj. Dy italianët e njihnin zonën shumë më mirë se unë, vendësja. Teksa gomonia çante ujërat, hera-herës tregonin në drejtim të bregut. Pamje mahnitëse, të cilat i prekja për herë të parë. Ideja se një ditë mund të shkoja deri në Karaburun kishte mbetur e tillë, pa mundësi të tjera praktike, për t’u konkretizuar në një ditë fundgushti. Të jetosh në Vlorë pa mundur ta njohësh të plotë, këtë e vuajnë jo pak, ndërsa qyteti mban brenda tij mrekullinë natyrore, turizmin kulturor, legjendën…
Në një bisedë me studiuesin Bardhosh Gaçe, ai shprehet se sipas studimeve të qendrës botërore të turizmit në Bruksel, 40% e turistëve vijnë në Mesdhe. Por interesi i tyre është për të vizituar qendrat e mëdha të antikitetit që ka Mesdheu dhe botën etnokulturore. E ndërkohë, sipas tij, bregdeti i Vlorës ka jo pak elemente të tilla që do të tërhiqnin këdo nëse do të kishte pak më tepër orientim, pasi në Vlorë nuk bëhet vetëm plazh. Ajo fsheh shumë më tepër sesa aq.



Ndërmjet legjendës dhe reales
Ka disa vende në Vlorë, të cilat jo vetëm dallohen për veçantinë e tyre, por mbartin edhe copëza “historie”. Pas Sarisalltëkut në qytetin e Krujës, e dyta qendër botërore bektashiane në Shqipëri, njihet Kuzum Babaja. Dhe e treta, maja e اukës, ku prehet Abaz Aliu në Tomorr. Legjenda thotë se اoban Babai erdhi nga viset e largëta në mesjetë për të përhapur bektashizmin në Shqipëri. Dhe nuk e besonin që ishte shenjtor. Madje banorët e Vlorës e përgjakën, pasi nuk besuan që ishte i tillë. Dhe ai, që ta besonin se ishte shenjtor dhe mbronte qytetin nga të këqijat, nga sëmundjet, nga epidemitë, preu kokën e tij, e mori në dorë dhe u ngjit 147 hapa mbi qytet. Në kodër. Dhe që atëherë Kuzum Baba-ja u bë një nga vendet e pelegrinazhit që njihet dhe në 1460-n apo 1510-n në dokumentet turke. E përshkruan dhe një nga dijetarët më të mëdhenj, اelebiu i Turqisë. Sot kjo qendër është e rikonstuktuar dhe është një qendër fetare, e cila ka vlera të mirëfillta.
Shpella e Haxhi Aliut
Po këtë udhëtim ka bërë dhe Haxhi Bektash Veliu, i cili duke qenë në Krujë, gjatë udhëtimit që bëri në Shqipëri, qëndroi disa kohë në Shpellën e Karaburunit. Dhe atje, deri në fillim të shekullit tonë, thuhej shpella e Haxhi Bektash Veliut i cili ishte misionar i madh. Por në fund të shekullit XIX, kapedani i detit, ulqinakasi Haxhi Ali Ulqinaku, me tartanët e tij që kishte qenë kryekomandant i flotës turke të Mesdheut, erdhi u vendos në Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet që bënin venecianët, saraçenët nga Malta dhe Egjipti, spanjollët, anglezët dhe francezët. Dhe u bë 22 vjet mbrojtësi i këtyre brigjeve. Në luftë me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se është në det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukë e vaj për shpirtin e tij në det. Këtë zakon e vijojnë dhe disa nga banorët e Dukatit, në zonën e Ravenës, ku kanë bagëtitë që jetojnë atje. اdo mëngjes gushti hedhin bukë e vaj në det për shpirt të Haxhi Alisë. Në Karaburun ku ai jetoi ndodhet shpella me emrin e tij. Kjo shpellë është mjaft interesante dhe kërkohet që të vizitohet nga njerëzit. Brenda ka disa dhoma të mëdha. Një qetësi mahnitëse, por aty ka dhe llojet më të çuditshme të peshqve: mund të ketë dhjetëra e dhjetëra lloje peshqish brenda në të.



Legjenda e Jonit
Joni është një nga detet më të pastra që shtrihet që nga gjiri i اamërisë deri në Karaburun. Jona ka qenë një vajzë e bukur ilire. Dhe ngaqë kishte vite të tëra që priste burrin të vinte nga mërgimet e largëta ku ai kishte shkuar, e hidhëruar rrinte mbi një shkëmb dhe papritur ra në det. Legjenda thotë se deti mori ngjyrën e syve të saj, ndërsa shkuma e detit ngjyrën e bardhë të fustanit të Jonës. Dhe kjo legjendë vazhdon të përsëritet tek emrat që njerëzit u vendosin vajzave në bregdet.
Jonufri
Në brigjet e Vlorës, pranë Ujit të Ftohtë, është një vend që quhet Jonufër. Sigurisht njerëzit e kanë konceptuar që vjen nga Joni, nga emri Jon. Por, nëse gërmohet pak më thellë dhe po të marrim dokumentet e shekullit XVI-XVII, aty ka qenë piktori i madh Onufri nga Berati, ishte dhe kisha e Onufrit, në rrëzë të shkëmbinjve. Aty ku është ndërtuar monumeti i Aksionistes, ka qenë kisha e tij. Sot në të ndodhen vetëm rrënojat, ndërsa po të gërmohet, mund të zbulohen themelet. Atje Onufri punonte ikona për 40 shtete të Evropës. Ai kishte 9 ndihmës. Shumë interesante për këtë janë dokumentet e Vatikanit, që japin kronikën se Peshkopi i Durrësit iu lut piktorit Onufër që të bëhej kryeprifti i gjithë kishave të Himarës. Pra, nga Vlora deri në Sarandë. Dhe në dokumentet e Vatikanit është betimi i tij dhe pagëzimi prej peshkopit të Durrësit në detyrën e kryepriftit. Madje, po të shohim të gjitha pikturat murale që janë bërë në zonën e kishave të Himarës, është dora e Onufrit dhe ndihmësve të tij. Kjo është një pasuri e madhe kulturore. Tek ne kjo nuk shfrytëzohet, sepse duhet të ketë ciceron që të shpjegojë për vizitorët. Dhe nga ana tjetër, një rol të madh këtu duhet të luajnë institutet e monumenteve.



Vlora ka qendrën e institutit të monumenteve për gjithë Jugun e Shqipërisë.
Manastiret
Manastiri i parë që gjendet në dokumente është manastiri i Kaninës, Manastiri i Kllogjërit. Ndodhet 300 metra mbi fshat, pranë një kroi shumë të bukur. Nga manastiri kanë mbetur rrënojat. Siç thuhet, ky manastir u dogj në vitin 1880 nga rrufeja. Në të ndodheshin rreth 150 murgjër, të cilët qëndronin aty për të mësuar. Ka pasur dhe bibliotekë. Murgjit mësonin për kurimin e sëmundjeve të lëkurës.
Pas këtij manastiri shfaqet ai i Marmiroit, në Orikum. Por thuhej që në këtë manastir vinin edhe nga vende të Evropës. Më tepër vinin gratë që nuk lindnin fëmijë. Sot është kisha, janë krojet, vendet ku rrinin njerëzit. Dhe kjo është pranë qendrës së madhe arkeologjike të Orikumit, qytetit të Orikut. Pranë amfiteatrit, pranë objekteve të tjera. Marmiroi do të thotë “Ujë jetëdhënës” dhe njerëzit e besonin këtë. Që nga uji që del aty nga burimet, pinin ujë dhe kështu bekoheshin nga Zoti për të lindur fëmijë. Dhe ka ndodhur në shumë raste që njerëzit rrinin 15 ditë aty me pushime dhe pastaj bëheshin me shëndet mirë. Deri në 1905-n ka shënime të kronikanëve të ndryshëm që ky vend shfrytëzohej si i tillë.
Pas tij përmendet manastiri i Zvërnecit. Në Zvërnec një nga shenjtorët në hyrje ka një plagë në dorë. Kjo plagë dëshmon se ai ka shërbyer si shkollë në përgatitjen e “mjekëve” për sëmundjet e lëkurës. Por manastiri i Zvërnecit ka dhe vlera historike, sepse aty është varri i Marigo Pozios. Një gjë e tillë është e shkruar. ثshtë bërë me mermer para disa viteve dhe vetë Marigoja e kishte lënë amanet të varrosej në atë manastir, që t’i gjente prehje shpirti. Dhe atdhetarët vlonjatë në ’37-n e varrosën aty. Qetësia midis pishave, bredhave dhe selvive është e mahnitshme. Dhe shumë njerëz venë për t’u kuruar e gjetur qetësi shpirtërore në këtë manastir. Sepse në këtë manastir ndodheshin edhe zërat e natës. Zërat e natës sipas besimit popullor u hiqnin shqetësimet njerëzve, brengat, dhimbjet dhe bënin pushimet në këto vende. Në fakt, në Shqipër ka disa vende të tilla.



Shpellat
Në pasuritë e Vlorës përfshihen edhe disa shpella, si: shpella e shkruar e Lepenicës, është Grama me mbishkrimet historike, por ka dhe disa shpella me stalaktike dhe stalakmite, siç është Shpella e Duk Gjonit, dhe Selman Aliut në Dukat.
Spile

Por shpella më interesante në brigjet shqiptare, është shpella e Spilesë në Himarë, ku sipas veprave “Iliada” dhe “Odisea”, në këtë shpellë është ndeshur Ciklopi me Odisenë. Ka mjaft autorë antikë që e përmendin një fakt të tillë. Deri edhe De Rada në studimin e tij e përmend Shpellën e Spilesë së Himarës për ndeshjen e اiklopit me Odisenë. Kjo shpellë përmendet edhe Virgjili, tek “Eneida”.
Grama

Grama është një bibliotekë guri. “Biblioteka në gur” është brenda një gjirit të vogël buzë detit Jon, në jugperëndim të gadishullit të Karaburunit. Nëpër shkëmbinjtë e këtij gjiri gjenden mbishkrime të gdhendura e vizatime të kohëve të hershme e të mesjetës. Duhet përmendur që këtë vend e ka eksploruar Moikom Zeqo. Përpara Moikom Zeqos këtë vend e ka eksploruar studiuesi i madh Ugolini. Dhe Baldaci dhe Piro Marcone, drejtori i institutit albaneologjik të Napolit kanë zbërthyer mbishkrimet. Ato janë të shekullit IV-IIV para erës sonë. Ka lutje të njerëzve ndaj perëndive për t’u mbrojtur nga furtunat e detit. Në gji ankoroheshin anije nga furtunat, nga sulmet që ndodhnin. Por aty janë marrë dhe gurë për ndërtimin e Durrahut, pasi Grama asokohe ka shërbyer edhe si gurore. Po të bësh një paralelizëm, ndoshta në miniaturë, gurët aty janë si piramidat e Keopsit. Ka dhe emra skllevërish, ilirësh të cilët kanë punuar dhe kanë vënë emrat në to. Por është edhe një perandor që ka udhëtuar nga Kostandinopoja për në Romë. Ka lënë mbishkrimin e tij duke treguar se si e zuri furtuna dhe si u strehua aty. Madje është edhe një Papë që ka qëndruar aty në shekullin XV. Të gjitha këto mbishkrime janë mjaft interesante dhe janë një pasuri mjaft e madhe që tregon jetën e banorëve të asaj zone në atë kohë.
Karaburuni
Zona e Karaburunit ka pasur 12 fshatra. Njerëzit më pas kanë emigruar në Itali, në vende si Kalabria e Siçilia. Pas vitit 1480, kur sulltan Sulejmani rrafshoi Labërinë, rrafshoi fshatra të tëra. Shekspiri kur ka shkruar për shitjen e skllevërve në Venedik, e thotë se janë nga malet Akrokeraune (malet e Vetëtimave), ku shkrepin rrufetë.
Karaburuni ka burime uji. Disa nga pikat e Karaburunit janë plazhi i Gramës, gjiri i Dafinës, Kepi (ku ka edhe vend për t’u ulur mjete të ajrit, është fusha e raketave). Dikur Karaburuni ka qenë i banuar. Madje rezulton se deri në shekullin XVII-XVIII ka pasur banorë, të cilët më pas emigruan në Itali. Në Karaburun shkohet me anije, por ka edhe rrugë tokësore nga Pashalimani, e cila është e paasfaltuar.
Turizmi më i madh mund të bëhet në gjirin e Gramës, ku rruga është deri në 2,5 km. Aty ka dhe diçka tjetër të favorshme për turizmin, pasi ka blegtori. Ka edhe shumë bimë medicinale. Ka mbi 40 lloj bimësh medicinale. Madje aty mund të gjesh edhe valanidhim, që është një nga pemët më të shenjta, që e ruajnë ata. Gjiret në Karaburun janë të mahnitshme.
Sazani
Mësohet se ky ishull ka qenë i banuar që në Antikitet. Në kohën e Bizantit quhej fshati Shën Koll. Në kohën e Turqisë quhej fshati Sebep. Dhe ka pasur mbi 60 shtëpi. Të gjithë ishin thuajse detarë. Detarët bënin udhëtime të “çuditshme nga Gjibraltari deri në Dubrovnik. Të çuditshme sepse me mjetet prej druri që kishin, i habisnin të gjithë. Ishin mjete primitive. Ata zhvillonin tregti midis brigjeve të Vlorës, Ulqinit, Dubrovnikut, Spanjës dhe Anglisë. Sazani pas kohës së Bizantit ra në duart e turqve. Pastaj e morën grekërit, më pas italianët dhe në 1920-n e rimorën shqiptarët. Por mbeti i pashfrytëzuar, pasi shqiptarët nuk kishin mjete. Vetëm në tetor të 1944-s u kthye në një vend që u vu në shfrytëzim nga shqiptarët. Pas kësaj u krijua edhe reparti ushtarak, por edhe një fshat që kishte rreth 1800 banorë. Madje kishte edhe punishte të tipit rrobaqepësi, ku punonin rreth 200 gra. Sazani ka kishën e Shën Kollit, por edhe varri i Haxhi Aliut është aty. Monumenti i tij është i gdhendur në gur dhe është vënë çimentato, jo Bronz.
Një nga vështirësitë e Sazanit është çështja e ujit, pasi aty nuk ka ujë. Por njihet si vend i mirë për gjueti. ثshtë gjuajtur shumë sorkadhja. Ka pasur dhi të egra dhe lepuj të egër.
Ndërsa për peshkimin njihet gjiri i Gjeneralit, Kepi i Pëllumbave, që janë vende shumë të mahnitshme për të bërë plazh, por edhe për të bërë gjuetinë e peshkut. Këto ndodhen në pjesën jugperëndimore të ishullit.
Turizmi në Sazan
Referuar turizmit, ishulli ka vlera të shumta. Vlera të tilla i ka falë qetësisë, erërave të detit. Sidomos në mbrëmje, Sazani ka një erë të ngrohtë. Madje mund të bëhen ndërtime turistike. Ka kodra, brigje dhe livadhe.
Shqipëria ka fatin që është një vend bregdetar. Fatkeqësisht në të gjitha guidat turistike për strategjinë e turizmit, nuk trajtohet si një vend i Mesdheut. Ndoshta është koncepti i shqiptarëve. Me gjithë këto porte, me gjithë këtë vijë bregdetare, me gjithë këtë rërë, me këtë peisazh të madh turistik bregdetar, Shqipëria zë një vend të nderuar, siç ndodh me Spanjën, Greqinë, Italinë, Kroacinë. Por vija e zhvillimit turistik do të jetë bregdeti, deti, portet dhe lëvizja turistike nëpër det. Bregdeti shqiptar është i pasur me gjiret e detit, me plazhet. Por, edhe me infrastrukturën e sotme që po zhvillohet në kushtet e hotelerisë dhe mjediseve të tjera turistike. Pra, në këndvështrimin e ri të zhvillimit turistik, ky bregdet, nga Velipoja deri në Butrint, ku zë një pjesë të madhe Vlora, brenda këtij peisazhi turistik, e kësaj industrie të re që po krijohet (ku ky koncept na mungon neve), ka mjaft pasuri të tjera etnokulturore.



Burimi informativ / Anila Peçi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top