Mrekullia e shushunjave

Lauri

Anunnak
Nuk është më sekret që bukuria e yjeve, prej vitesh është pasojë e produkteve natyrore. Një nga terapitë më të mira, më të shtrenjta e më të pazakonta është terapia e shushunjave.

Historia e trajtimit të tyre është shumë e gjatë, fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësi për kurime të ndryshme.

Shiko fotografinë 1788347


Shushunjat mjekësore përmbajnë rreth 60 proteina të ndryshme dhe ditët e sotme është një terapi që po gjen përdorim të gjerë, sidomos nga të famshmit. Demi Moore është shembulli më i mirë që i nënshtrohet kësaj terapie dhe që nuk do të dijë për vitet që ikin.

Jo të gjitha shushunjat janë thithëse gjaku. Shumë prej tyre janë mishngrënëse, të cilat hanë krimba toke. Këta të fundit janë zëvendësuesit e shushunjave. Shushunjat kanë veti të të injektojnë nëpërmjet pickimit një serum anti-mpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut. Në fakt, pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima, njëlloj sikur mpihesh nga një anestezi natyrale.

Pështyma e shushunjave përmban një mori lipidesh (yndyrash), të cilat janë përbërësit kryesorë aktivë në një gamë të gjerë të produkteve të kujdesit të lëkurës. Acidet fosfatidike dhe acidet yndyrore përfaqësojnë përqindjen më të madhe të lipideve në pështymën e shushunjave. Në veçanti, aplikimi gjatë ditës është shumë rezultues për rigjenerimin e lëkurës.

Enzimat e shumta që përmbajnë shushunjat (Hirudo medicinalis) ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve që kanë lidhje me gjakun. Nëpërmjet këtyre specieve kurohen sëmundje të ndryshme si: trombozat, reumatizmat, dhimbjet e pjesshme të trupit, suadhet dhe gjëndrat e ndryshme në trup që papritur infektohen apo shfaqen tek njerëzit.

E testuar shkencërisht, terapia me shushunja mbetet mënyra më e mirë për trajtimin e tyre pa efekte anësore. Shushunjat lëshojnë sekrecione që përmbajnë antioksidantë, hollues gjaku (Hirudinë) dhe katalizatorë biologjikë, që përshpejtojnë shërimin e lëkurës.

Të gjithë këta elementë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe kurimin e gjëndrave yndyrore të dëmtuara, të cilat janë dy ndër shkaqet kryesore që nxisin dhe rëndojnë gjendjen e akneve në lëkurë.

Një tjetër element që gjendet në sekrecionet e tyre është antibiotiku natyral, një element që shkenca është përpjekur ta riprodhojë në kushte laboratorike dhe thuajse gjithmonë ka dështuar., shkruan revista class. Për më tepër, terapia me shushunjat është mjaft e thjeshtë dhe nuk shoqërohet me dhimbje, por vetëm me hemorragji të lehta që shërbejnë për qarkullimin e gjakut dhe stimulojnë prodhimin e tij.
/Telegrafi
 
Titulli: Mrekullia e shushunjave

Un kam ndegju se shushunjat jan sheruese edhe per varicet(venat )ato thithin gjakun e keqe .
 
Titulli: Mrekullia e shushunjave

Shushunjat dhe terapitë me to po zënë gjithnjë e më shumë vend në mjekësinë popullore dhe atë moderne për shërimin e shumë sëmundjeve, që shkenca nuk ka ditur t’i shërojë.

Ndonëse të gjithë kemi dëgjuar për efektet pozitive të këtyre gjallesave, megjithatë shumë fakte rreth tyre shumë njerëz nuk dinë.

17 fakte për shushushnjat:


Ekzistojnë mbi 650 llojesh të njohura të shushunjash.

Shushunja më e madhe e që është zbuluar ka qenë 18 inç.

Rreth një e pesta e tyre jetojnë në det, ku ushqehen me peshk.

Shushunjat kanë 32 tru

Disa lloje i rrisin të vegjlit e tyre brenda në fshikëz, ndërsa ato që rriten në Amazon i mbajnë të vegjlit në barkun e tyre, nganjëherë më shumë se 300 të tilla.

Jo të gjitha shushunjat janë thithëse gjaku. Shumë prej tyre janë mishngrënëse, të cilat hanë krimba toke.

Shushunjat e Amazonës përdorin një metodë ndryshe për thithjen e gjakut. Ato fusin feçkën e tyre disa centimetër brenda në mish, ndryshe nga disa që vetëm të pickojnë.

Pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima duke të bërë një anestezi natyrale.

Shushunjat të injektojnë një serum anti-mpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut.

Ato pompojnë gjak e marrin elementët e dëmshëm në trupin e viktimës deri sa të ngopen e më pas të bien.

Shushunjat pompojnë dhe thithin gjak pesë herë sa pesha e tyre trupore.

Shushunjat janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore 1000 vite para erës sonë, në Indi.

Në të shkuarën, njerëzi futeshin në liqene dhe pellgje që shushunjat të ngjiteshin në trupat e tyre e më pas ata i kapnin dhe i shisnin. Sot kapen me copa mishi e mënyra të tjera.

Shushunjat janë një ndër speciet më të rrezikuara në planet.

Kirurgët origjinalë ishin berberët, pasi ata i përdornin shushunjat për të kuruar dhimbjet e kokës deri tek përdhesi ose cerma.

Sistemi nervor i shushunjave është shumë i ngjashëm me sistemin nervor të njeriut dhe hulumtuesit po përpiqen gjithnjë e më shumë që problemet e njeriut t’i zgjidhin me to.

Të afërmit më të afërt të shushunjave janë krimbat e tokës.

Shushunjat mund të kafshojnë edhe lëkurën e një hipopotami.

Disa prej tyre ushqehen edhe me bimë.
 
Titulli: Mrekullia e shushunjave

Jan perdorur dhe perdoren goxha dhe ne shqiperi me aq informacion sa kam por qe duhet kujdes ne perzgjedhjen nga habitati qe merren dhe ne menyren sesi i vendos ne trup
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top