Arfenilla
Themelues i Forumit
Kjo është histori e një kukulle të gjallë kineze që arriti të mbijetonte, edhe pse lindi me 30 kocka të thyera. Millie Simpson, nga Cheshire vuante nga një sindromi i rrallë i brishtësisë së kockave, të cilat i thyheshin ndërsa ishte ende në barkun e nënës, sa herë që kjo e fundit lëvizte gjatë periudhës së shtatzënisë.
Doktorët u njohën me gjendjen e saj me anë të ekove që kryheshin gjatë shtatzënisë. Ata mundëm të shihnin se foshnja kishte thyer çdo kockë të trupit të saj të njomë, dhe për këtë fakt kishin vënë në dijeni edhe prindërit e saj, duke ua bërë të qarët se shanset që fëmija të mbijetonte pas lindjes ishin minimale.
Doktorët i sugjeruan zonjës Simpson që të kryente një ndërprerje të shtatzënisë, por ajo nuk pranoi duke këmbëngulur se dëshironte t’i jepte foshnjës së saj një shans për të jetuar.
Vogëlushja Millie,e cila sapo ka mbushur 2 vjeçe, lindi e gjallë, edhe pse brinjët e saj ishin të gjitha të thyera dhe rehabilitimi i saj do të ishte i vështirë. Ajo është aq e brishtë, sa edhe tani nuk mund të qëndrojë në këmbë, pasi ato do të thyheshin nga pesha e trupit.
“Ajo ngjan si një kukull e gjallë kineze. Kockat e saj janë aq të brishta, sa që mund të thyhen me një prekje. Por me kalimin kohës po forcohet, falë edhe trajtimit me kalcium. Ne jemi shumë krenar me Millie. Ajo i tejkaloi parashikimet e mjekëve dhe arriti të mbijetonte. ثshtë një luftëtare e vogël”, – shprehet nëna e vogëlushes a.sh.