Mrekullia e Botës, qyteti Petra në Jordani

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Për 600 vjet kishin menduar se kishin humbur gjurmët e qytetit Petra në mesin e shkretëtirave të Jordanisë, derisa një hulumtues zviceran, Johann Ludwig Burchardt kishte vendosur ta rizbulonte këtë qytet të lashtë.

Ky hulumtues zviceran pasi kaloi një rrugë të ngushtë dhe të mundimshme nëpër malet e këtij vendi, në vitin 1812 arriti ta zbulojë qytetin Petra. Në këtë qytet ndodhet një tempull po me këtë emer i cili quhet edhe ‘thesare’.

Tempulli Petra ndodhet në mesin e disa ndërtesave të stolisura dhe madhështore dhe në llojin e tij është i paparë. Qyteti në fjalë ndodhet 226 km. larg Amanit, kryeqytetit të Jordanisë dhe grekët atë e quanin ‘Petra’, që do të thotë ‘gurë’. Banorët e këtij qyteti janë të njohur si fisi ‘Nabt’. Kurse disa historianë janë të mendimit se fisi Nabt janë po ata ‘Banorët e Shpellës’ (Es’habi Kahf). Qyteti Petra ndodhet në një luginë të thellë 2000 m. dhe 1 km, me gjatësi prej 1 km..

Në dy pjesët e kësaj ngushtice ekzistojnë mbishkrime të lashta dhe në këtë luginë gjenden tempuj, ndërtesa, sallone dhe varreza që i takojnë kohërave të lashta. Në lartësitë e malit ‘Harun’ ndodhet edhe varri i Harunit, vëllait të hz. Musaut a.s.. Po ashtu në zemër të shkretëtirave të kuqe të rajonit ‘Petra’, në jug të Amanit ndodhet një shpellë, kurse brenda saj shihen tre varre, për të cilin supozohet se është po ajo shpella e ‘Banorëve të Shpellës’. Petra është ndërtuar në shekullin 6 p.e.s., pra në periudhën e sundimit të perandorisë iraniane.

Ky qytet është ndërtuar nga fisi Nabt. Ky fis ishte arab dhe anëtarët e tij merreshin me tregtimin e bimëve me aromë të këndshme. Vlen të theksohet se qytetin Petra grekët e pushtuan 60 vjet pas lindjes së Mesihut a.s.. Në mes të këtij qyteti janë gdhendur edhe amfiteatri me stil greko-romak, i cili ka kapacitetin e 400 personave.
.


110.jpg


Shiko fotografinë 1726806

Shiko fotografinë 1726807

Shiko fotografinë 1726808

Shiko fotografinë 1726809

Shiko fotografinë 1726810

Shiko fotografinë 1726811

Shiko fotografinë 1726812

Shiko fotografinë 1726813

Shiko fotografinë 1726814

Shiko fotografinë 1726815

shqipmedia
 
Pe: Mrekullia e Botës, qyteti Petra në Jordani

Pamje shume mahnitese
 
Pe: Mrekullia e Botës, qyteti Petra në Jordani

Gjithmone dekumetaret dhe zbulimet arkeologjike,me zgjojne nje ndjesi nostaligjie,krenarie,..jeta ne toke,.ka qen eshte dhe do jete nje mrekulli Kjo fale njerzimit qe i jep jete forme dhe kuptim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top