Mozilla ka arritur deri tek versioni 3.6

sabah

Anëtar i Respektuar
Shfletuesi i internetit i dalë nga Mozilla ka arritur deri tek versioni 3.6, e me vete sjell shumë përmirësime të fshehura.Firefox është shfletuesi i popullarizuar alternativ i cili po ia merr shfrytëzuesit e Internet Explorer në këtë pjesë të tregut. Versioni 3.6 ka përplot risi.Firefoxi i ri tani ka një komponent të integruar për kontrollimin e versioneve të shtojcave të instaluara për këtë shfletues dhe shkarkimin automatik të versioneve të fundit; video klipet e caktuara në formatin Ogg Vorbis nga tani e tutje mund të shihen në ekran të plotë. Firefox i ri tani mund të ndryshohet shumë lehtë nga pikëpamja vizuale me anë të shtojcave ‘Personas’, e në bazën e tyre gjenden rreth 35.000.Ndryshimet më të mëdha, siç e theksuam, në shikim të parë nuk dallohen, por përdoruesit do të duhej t’i ofronin stabilitet, shpejtësi dhe punë më të mirë të shfletuesit.
 
Back
Top