Motosport

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Ndalet Stoner, Kejzi humbet një rast të sigurtë, ndërsa Pedroza i falenderon!


Ishte gara e rasteve të humbura kjo e Motegit, ku shumë prej protagonistëve nuk kanë arritur të përfitojnë nga gabimet e rivalëve të tyre
Ishte gara e rasteve të mëdha të humbura. Rasti i Kejzi Stoner, dominuesi i provave. U shkëput menjëherë në krye për të disatën herë në këtë sezon, por shumë shpejt u trondit, gaboi dhe doli jashtë piste. Rezultati: U rikthye në pistë e më pas rigjeti ritmin, duke mos e lënë Lorencon që t’i shkëputej dhe t’i rikuperonte shumë pikë.

Gabimet: Por rast i humbur ishte jo garë edhe për Andrea Doviciozon dhe Marko Simonçelin. Të dy këta pilotë u penalizuan për shkak të një nisjeje të përshpejtuar, duke parë më pas ritmin e tyre, ndoshta ky penalizim u hoqi mundësinë e fitores.

Gjithashtu ishte edhe rasti i Valentino Rosit, i cili gjatë nxehjes përpara garës arriti të regjistronte xhiron e katërt më të shpejtë, duke i rikthyer për pak çaste buzëqeshjen. Nisja shumë e mirë dhe ambientimi më në fund me Ducatin mund t’i jepte atij mundësinë për t’u ngjitur deri në podium. Nuk arrin të provojë emocionet e një podiumi që prej 11 garash. Por në të vërtetë kontakti me Yamahan dhe Lorencos i rrëzoi gjithçka, jo vetëm atij, por edhe Ben Spis.

Pengesat: Edhe vetë Lorenco nuk arriti të shfrytëzojë si duhet këtë rast që iu dha dhe në fund rikuperoi vetëm katër pikë ndaj kryesesit të klasifikimit me vendin e dytë në podium. Në këtë mënyrë shtyn gjithçka për në garën e ardhshme në Filip Ajlnd, ku të vetmen gjë që mund të bëjë, është që t’i prishë festën pilotit australian, i cili pretendon të shpallet kampion në “shtëpinë“ e tij.

Fituesi: Kështu, në fund i vetmi që qesh është Daniel Pedroza, i cili një vitë më parë në Motegi pësoi frakturën e radhës, ndërsa në këtë fundjavë arriti t’i dhurojë fitoren Hondës në pistën e “shtëpisë” së tyre, gjë që nuk ishte arritur që nga viti 2004.

Megjithtë të paktën sipas të dhënave, në rast se Stoneri nuk do të kishte bërë atë gabim që në fillim, Dani nuk do të kishte asnjë shans për të arritur të kalojë finishin i pari, kjo edhe për arsye të zgjedhjes së gomës së butë, i vetmi mes pilotëve të parë bashkë me Rosin, që kishin montuar goma të buta.

Megjithatë, duke parë daljen nga pista të Kejzit dhe penaliteteve të të tjerëve, spanjolli arriti të impononte një ritëm shumë të lartë, duke mos i dhënë asnjë shans as Horge Lorencos për t’iu afruar. Në këtë mënyrë ai i rikthehet edhe një herë duelit për vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, duke pasur si rival Andrea Doviciozon.

Emocionet: Në fillim Doviciozo shkëputet më shpejt me Hondën e tij, duke mos pritur fikjen e plotë të semaforëve të kuq. Të njëjtën gjë, pas tij bën edhe pilotë të tjerë, si Simonçeli dhe Krutshlou. Pas tre xhirove menjëherë vjen reagimi i komisarëve të garës duke i penalizuar.

Ndërsa në kthesën e dytë Lorenco është shkaktari i një aksidenti, del jashtë piste, pasi është prekur me Ducatin e Rosit, ky i fundit duke u përmbajtur sa më shumë, nxjerr nga gara Spir. Një rrëzim i paevitueshëm. Përpara tyre Stoner dukej se po bënte atë që di të bëjë më mirë… Stonerin, por Honda e tij për një moment nuk kontrollohej si duhej dhe e nxorri jashtë piste.

“Nuk kisha asnjë lloj mundësi që të futesha në trajektoren e kthesës,” – ka shpjeguar Stoner. Ndërkohë Dani u shkëput i vetëm, ndërsa Lorenco e ndiqte, duke tentuar një rikuperim të mundshëm. Rikthimi në pistë i Kejzit ishte në vendin e shtatë, por në fund e kaloi finishin i treti, Doviciozo dhe Simonçeli duelojnë me njëri-tjetrin deri në fund, një duel që fitohet nga Simonçeli që e kalon finishin në vendin e katërt dhe Doviciozo në të pestin.
 
Pe: Motosport

Pedroza: ثshtë bukur që rikthehem te fitorja!

Spanjolli i Hondës zyrtare i jep skuadrës së tij fitoren e parë në Motegi, i kënaqur edhe Lorenco me vendin e dytë në Japoni

Daniel Pedroza është fituesi i اmimit të Madh të Japonisë, gara e “shtëpisë“ së Hondës. Spanjolli ka arritur të lërë pas bashkëkombasin e tij, Horge Lorenco me Yamaha, dhe australianin Kejzi Stoner, autor i një daljeje të frikshme, kur ishte në krye të garës. E fortë ka qenë lufta edhe për vendin e katërt, me Simonçelin, i cili mundi në momentin e fundit Doviciozon me Honda, edhe pse pati një penalizim për një nisjeje të përshpejtuar. Valentino Rosi u rrëzua në kthesën e dytë, duke përfshirë edhe Ben Spis me Yamaha, i cili gjithsesi e mbylli këtë garë në vendin e gjashtë.

Gjithçka ka ndodhur në Motegi, që nga nisja e përshpejtuar e Doviciozos, deri te ndjekja e këtij gabimi nga Simonçeli e Krutshlou. Ndërkohë, Stoner kryesonte si gjithmonë garën, edhe pse në kthesën e tretë gabon në frenim dhe kushtëzon Rosin të frenojë shumë fort pas tij, duke goditur Spisin. Më pas, në një tjetër kthesë, pjesa e përparme e Ducatit rrëshqet, duke rrëzuar Rosin.

Në përfundim të këtij اmimi të Madh të shumëpërfolur, spanjolli Daniel Pedroza deklaron: “Jam shumë i kënaqur. Ishte një garë e çuditshme që në momentin e parë. Në xhirot e fillimit Stoner e Doviciozo ishin shumë të shpejtë dhe kishin arritur të shkëputeshin, duke krijuar një hapësirë. Më pas Kejzi pati një problem dhe Andrea u desh të shlyente penalizimin për atë start të përshpejtuar.

E pashë veten të vetëm në krye të garës dhe prapa kisha Lorencon. U përqendrova në maksimum, duke shtyrë sa më shumë të mundja dhe krijuar një distancë me ndjekësit, – thotë spanjolli i Hondës zyrtare. – Jam i kënaqur, pasi në këtë pistë kam pasur rezultate dhe emocione të luhatshme, por edhe ndonjë aksident. Për këtë arsye është bukur që rikthehem dhe arrij të fitoj në kategorinë Moto GP.

Jam i kënaqur për skuadrën, e cila kishte bërë një punë shumë të mirë dhe nuk duhet harruar, që bëhet fjalë për fitoren e parë të Hondës zyrtare HRC në këtë pistë të Motegit. Gjithashtu jam i kënaqur edhe për veten, që kam arritur të marrë këtë fitore në këtë pistë me kategorinë Moto GP, pasi më parë në të shkuarën kisha arritur të fitoja në Motegi vetëm me kategorinë 125 cc dhe 250 cc,” – shton Pedroza.

Edhe Horge Lorenco, që u rendit në vendin e dytë, ka qenë i kënaqur me këtë rezultat, aq më tepër pasi arriti t’i rikuperojë 4 pikë Stonerit. “Nuk mendoja se do të ishte një garë me surpriza. Kejzi u shkëput shpejtë dhe më pas bëri atë gabim, ndërsa Doviciozo u penalizua. Mendova se ishte e mundur të luftoja me Daniel Pedrozën, por në të vërtetë ai ishte shumë i shpejtë, sidomos me kalimin e xhirove.

Me sa duket, e kërkoi me shumë ngulm këtë fitore dhe si rrjedhojë mbajti një ritëm të një tjetër niveli për mua. E kisha të pamundur t’i qëndroja pranë,” – ka pranuar piloti spanjoll i Yamahas. Sa i përket luftës për titullin, Lorenco shton: “Të fitosh në këtë momente titullin kampion është thuajse e pamundur, por të shohim nëse do të na mbetet ende ndonjë mundësi.

Dua gjithsesi të falënderoj skuadrën time, me të cilën kam punuar shumë gjatë gjithë fundjavës, për ta bërë këtë motor sa më kompetitiv. Dua të falënderoj gjithashtu tifozët japonezë për mbështetjen që më dhanë,” – ka përfunduar kampioni i botës në fuqi, Horge Lorenco.
 
Titulli: Motosport

MotoGP, Marquez shkëlqen në Misano
19/09/2013
Djaloshi mrekulli godet sërish në shenjë. Ndonëse bëhet fjalë vetëm për provat kualifikuese, këtë herë Marc Marquez gdhendi emrin e tij në pole position në pistën e Misano-s, pavarësisht se ky është vetëm viti i parë për të që garon në Moto GP me motorët 1000. Kampioni në fuqi i Moto 2 pas asaj në Silverstone regjistroi përsëri një tjetër fitore në sesionin zyrtar, duke triumfuar në Cmimin e Madh të San Marinos mbi të gjithë rivalët e tjerë. Fituesi i dy garave të fundit në Rivierën e Riminit Jorge Lorenzo vetëm pak caste para fundit ishte thjesht 0.024” larg tij, sidoqoftë pikërisht në fund Marquez e ndali kronometrin në kohën 1’32”915, një kohë stratosferike e cila bën që piloti iberik të thyejë për afro 0.25” rekordin e vjetër të pistës, që ishte vendosur dy vjet më parë nga Casey Stoner, po me Honda. Për numrin 93 të ekipit HRC kjo është e katërta pole në gjashtë garat e fundit dhe e gjashta për këtë sezon, në 13 prova kualifikuese të zhvilluara gjithsej, statistika këto që konfirmojnë më së miri se Marquez nuk është i shpejtë vetëm në gara por gjithashtu edhe në xhiron teke. Prapa tij u rendit me plot 0,5” diferencë kampioni në fuqi, i cili gjithsesi ia doli të mbajë pas vetes idhullin vendas Valentino Rossi, për 0.145”. Tepër i zhgënjyer doli nga provat kualifikuese Dani Pedrosa, i cili 12 muaj më parë u nis nga pole position, ndërsa këtë radhë mbeti jashtë vijës së parë të nisjes, teksa e mbylli ditën me plot 0.8” larg shokut të tij të skuadrës.

Gjëja që e nxehu më shumë nënkampionin në fuqi ishte fakti se në xhiron e fundit ai humbi kohë mjaft të cmuar në box-e gjatë ndërrimit të gomave, kohë që më pas i kushtoi Dani-t një xhiro me gomat e posacme të fundit të provave kualifikuese. Gjatë gjithë fundjavës Cal Crutchloë e pa veten jashtë dhjetëshes së parë, gjithsesi në sesionin zyrtar piloti britanik ia doli me sukses të futet për në minisesionin e fundit duke siguruar vendin e pestë, por plot 1,1” larg kohës së Marquez. Vetëm për 0.014” e humbi atë pozicion spanjolli Aleix Espargaro, i cili ndonëse me motor CRT bëri një tjetër mrekulli dhe u rendit i gjashti duke lënë prapa respektivisht Stefan Bradl, Alvaro Bautista, si dhe dyshen e Ducati-t, Dovizioso – Hayden. Mbetet për t’u parë reagimi i dyshes së Yamaha-s në garë ndaj dominimit të Marquez, i cili ashtu si edhe në Indianapolis kryesoi cdo sesion të provave, por sikur të mos mjaftonte kjo Marquez do ta nisë garën në Cirkuitin Marco Simoncelli përvecse si lideri i botërorit të sivjetshëm gjithashtu edhe si favoriti kryesor për të regjistruar triumfin e radhës, pasi në Misano Adriatico numri 93 ka fituar tre garat e fundit ku ka marrë pjesë, në 2010 me Derbi në klasin 125, ndërsa në Moto 2 me Suter në vitet 2011 e 2012.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top