Pajisja e parë e kompanisë Motorola me sistemin operativ Android bart emrin Cliq, derisa bëhet fjalë për një telefon rrëshqitës me ekran të ndjeshëm në prekje.
Telefoni i mençur në SHBA do të quhet Cliq derisa jashtë saj do të njihet si Dext. Cliq është një telefon rrëshqitës me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.1 inçësh dhe tastierë harduerike QWERTY. Dimensionet e tij janë 114 x 58 x 15.6 milimetra, derisa pesha është 163 gramë.
Celulari vjen me paraqitjen grafike Motoblur e cila është e bazuar në widgets. Në këtë mënyrë pa hapjen e aplikacioneve të veçanta mund të shihet parashikimi i motit, posta elektronike apo, për shembull, të ndryshohet statusi në ndonjërën prej rrjeteve online për shoqërim. ثshtë integruar edhe fotoaparati me rezolucion prej pesë megapikselash, derisa i pranuishëm është edhe Wi-Fi, respektivisht GPS. Rezolucioni i ekranit është 480 x 360 piksela.
Cliq fillimisht do të gjendet në ofertën e operatorit amerikan të telefonisë mobile T-Mobile, mirëpo çmimet ende nuk janë publikuar.
*telegrafi*