MotoGP, Lorenco i pashqetësuar nga Rossi

cent

...Lontano
Kampioni i saposhpallur i botës në MotoGP, Jorge Lorenco, nuk ndihet i kërcënuar nga fakti se shtatë herë kampioni i botës në këtë disiplinë, Valentino Rossi, do të ketë të njëjtat armë për ta luftuar në sezonin e ardhshëm.
aorlnq.jpg
Më parë gjatë tetorit, “Doktori” zyrtarizoi “divorcin” e tij me Dukatin dhe në 2013-n do të jetë shok skuadre me pilotin spanjoll.
“Valentinon e shoh shumë më të lumtur dhe të kënaqur që u rikthye tek Jamaha. Pa dyshim, ky është një motor shumë më i thjeshtë, më i ëmbël dhe jam i sigurt që do të arrijë rezultate të mira”, deklaroi Lorenco, për mediat italiane gjatë një vizite në vend.
“Fakti që Rossi u zgjodh prej Jamahës, tregon se skuadra e sheh atë ende në gjendje që të luftojë për titull dhe fitimprurës nga ana mediatike. Por, unë nuk ndihem i frikësuar dhe jam i vendosur që të konfirmoj titullin tim edhe në sezonin e ardhshëm”, shtoi Lorenco.

Spanjolli foli edhe për tërheqjen e Stonerit, të cilin e lidhi pjesërisht me vdekjen e Simoncellit: “Mendoj se ndarja tragjike nga jeta e Marcos mund të ketë pasur një ndikim në mënyrën e arsyetimit të Stonerit. Ajo ngjarje pati një ndikim të madh tek të gjithë ne, duke na bërë të reflektojmë për atë që mund të na ndodhë. Nga ana tjetër, e dimë se rreziku është pjesë e këtij profesioni”. /Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top