Mosha e arte ne jeten e femrave..

Love

βeℓℓe â๓e
Sipas nje sondazhi ku moren pjese 3 mije femra europiane, eshte ne moshen 52 vjec qe nje femer ndjehet ne harmoni me pamjen e saj.

Por duhet te presim me te vertet kaq shume kohe?

Duhet te presim gjysem shekulli por ja vlen. Lumturia me pas vjen dhe per ato, pikerisht 52 vjec, eshte mosha e arte per boten femerore, te pakten sipas nje sondazhi te bere mbi 3 mije femra europiane.
Mesa duket me shume se 60% e te intervistuarve kane deklaruar se harmonia dhe mireqenia fillojne pikerisht ne moshen 50 e lart.
Pas adoleshences, pasi kemi kaluar te 30 vjetet, rrudhat dhe thinjat e para, pasi kemi pranuar ndryshimet e trupit si pasoj e shtatezanise apo me faktin e moshes. Nuk na habit qe pas kaq shume fazash te jetuara te vije pak paqe per te gjitha ne, femrat.
Pjesemarreset ne sondazh kane deklaruar se ndjejne me ne te fund te kene arritur cdo gje, ose te pakten nje pjese te mire, objektivat qe kishin ne jete, karriera, familja dhe …permasat ideale.
Ja perse me gjysem shekulli ne krah, femrat e intervistuara ndjehen me seksi dhe kane besim ne vetvete.
Mes te dhenave te tjera spikas dhe se femrat pelqejne te vishen me te kuqe. Jeta e femrave nga mosha 16 vjecare dhe me tej, eshte nje lufte kunder trupit te tyre, peshorja, pamja etj.
Vetem pas shume vitesh “lufte”, diet, masazhe, botoks, duket se kane arritur nje pike pranimi, qe ne fakt per shume femra eshte nje “dorezim”.
Eshte vertet kaq “dramatike” te jetosh ne trupin e nje femre, aq sa duhet te presim 50 vjet per te shijuar jeten? Ne shpresojme qe jo.
Dhe ne pritje te moshes se arte vrapojme te blejme nje fustan te bukur te kuq, qe na pelqen ne cdo moshe…
Burimi: ikub
 
Titulli: Mosha e arte ne jeten e femrave..

52 vjece duhet me i kthy shpinen ahahahahhaha
 
Pe: Mosha e arte ne jeten e femrave..

Ndoshta e ka fjalen se ne ate moshe,arrin te shohe ose te marre frytet qe ka bere gjate gjithe jetes,dhe ja di vleren me shume disa gjerave...
 
Pe: Mosha e arte ne jeten e femrave..

Jam dakort der diku,.femra eshte nje qenie komplekse,.ne vetevete,,shpesh here ajo nuk njef veten,,duke qen se vazhdimishte kerkon nje pershtatshmeri prefekte ndaj situatave dhe zhvillimeve rreth saj,..eshte gjithmone nen nje tension psikollogjik,,dhe shpesh here dhe fizik..(gje e cila eshte totalishte gabim..qe te jeshe e varur pas pershtatshmeris se tepert,,dhe kerkimit te perfektes,,te me te mires etj etj..shpesh gjerat duhen len te rrjedhin vetevetiu,..dhe mbi te gjitha te jetohet ne paqe me ato qe disponon dhe ato qe arrin pa te shkaktuar nje traum..le ta quajm psikollogjike brend per brenda vetvetes tende,.)..
Gjithesesi,,mosha na pjek te gjithve jo vec femren por dhe mashkullin,,i ben njerzit me fisnik..me largepames,,dhe me vizionar ,te qarte kundrejt vlersimit te asaj qe jane dhe asaj cfare duan,,te arrijne,.
 
Titulli: Mosha e arte ne jeten e femrave..

Mbase lidhet me faktin qe ne ate moshe deri diku i kemi arrit objektivat, duke arrit objektivat kemi njohur veten tone.Ajo shifer ndoshta shenon njohjen dhe pranimin ne menyre totale te vetvetes,mbase kjo eshte lumturia e njeriut.
 
Titulli: Mosha e arte ne jeten e femrave..

Besoj se duhet te jet keshtu....Ajo moshe mund te jet arritja e nje qetesie shpirterore dhe mendore....Duke arritut objektivat atehere le vetem ne qetesi rrjedhen e ngjarjeve. Ska me stres mbi bukurin e pranon veten e kujdesesh per te ashtu sic duhet pa u sforcuar...Problemet e zemres zgjidhen dhe superohen me zgjuarsi...ndoshta kriza ekonomike nuk eshte dhe aq e madhe pasi ke punuar ter jeten..femijet i ke nxjerr ne jete e jan bere zot te vetes......Ne fakt besoj se eshte nje moshe e drejte per te qen e arte ne kete aspekt.
 
Mosha e artë 25/45.
Në ktë moshë femra mbushet me një nur,me një gjallëri.
Me një joshje,elegancë e një tërheqje seksuale.
Edhe vetë dreqin,shejtanka e bën për vete :):)
 
Cdo moshe eshte e arte,mjafton mos te jetojme te tashmen ne te kaluaren e as shume ne endrrat e se nesermes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top