Pavarësisht se rregullat thonë që celularët duhen mbajtur të fikur gjatë shfaqjes së filmit në kinema, ne jo vetëm që nuk i fikim, por edhe i përdorim. Dhe në shumicën e rasteve kjo kthehet në bezdisje, jo vetëm për personin që kemi në krah, por për të gjithë sallën.
Një 37-vjeçar nga Teksasi ka paditur në gjykatë partneren e tij për 17,31$ sepse përdori celularin 10 deri në 20 herë kur po shihnin një film në kinemanë e qytetit.
Pse i ka kërkuar 17,31$? ثshtë thjesht rimbursimi i biletës!
“I thashë: Shiko, telefoni yt po më çmend. Dhe ajo m’u përgjigj: Nuk kam se si mos t’i shkruaj shoqes sime. Kaq më mjaftoi ta nxirrja jashtë dhe mos të përfundonim “Guardian of the Galaxy 2” ”, – ka treguar 37-vjeçari.
Ndërkohë, gjykatësi ka vendosur në favor të 37-vjeçarit.
Pra, mesazhi është i thjeshtë: mos përdorni celularë gjatë filmit në kinema! /Blitz.al/