Mos përdorni telefonin mobil mbi 30 minuta në ditë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Njerëzit të cilët përdorin telefonat mobilë intensivisht duket se kanë më tepër rrezik në zhvillimin e disa tipave të kancerit të trurit, thonë shkencëtarët francezë, ndërsa iu përgjigjen pyetjeve për sigurinë e telefonit.
Personat të cilët përdorin telefonat mobilë më shumë se 15 orë në javë (30 minuta në ditë për një periudhë mesatarisht 5-vjeçare janë 2-3 herë më të prirur për t’u prekur nga tumoret e gliomës dhe meningliomës.
t_1513491825-7601489.jpg

Studimi, i cili është botuar në numrin e fundit të revistës britanike “Occupational and Environmental Medicine”, është i fundit lidhur me sigurinë e telefonave mobilë.

Në 15 vitet e fundit shumë studime kanë dështuar për të dhënë rezultate të qarta lidhur me përdorimet e mobilëve, megjithëse mund të kenë gjetur një lidhje mes gliomës dhe përdorimit të gjatë të tyre.
“Studimi ynë është në të njëjtin drejtim, por rezultatet duhet të konfirmohen”, thotë Isabelle Baldi e Universitetit të Bordosë në jugperëndim të Francës,

Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (IARC) deklaroi se fushat e radiofrekuencës të përdorura nga telefonat mobilë mund të jenë kancerogjene.

Sidoqoftë kërkuesit janë përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë të pasurit e një tabloje më të qartë lidhur me përdorimin e telefonit në jetën tonë, si dhe faktorë të tjerë si duhani, i cili gjithashtu e rrit rrezikun e kancerit.

Studimi i ri përfshiu 253 raste të gliomës dhe 194 raste të meningimës të raportuar në katër reparte franceze. Këta pacientë u krahasuan me 892 individë të shëndetshëm.

Krahasimi zbuloi një rrezik më të lartë mes personave që përdornin mobilët intensivisht, sidomos mes atyre që e përdornin për punë, si shitje! Koha e përdorimit në këtë kategori shkonte nga 2-10 vjet, me një mesatare prej 5 vjetësh.

Megjithatë studiuesit kanë edhe disa dilema, si për shembull: kanceri zhvillohej në krahun e kundërt të trurit dhe jo në krahun ku mbahej telefoni i dorës zakonisht.
“ثshtë e vështirë të përcaktojmë nivelin e rrezikut, sidomos duke qenë se teknologjia vazhdon të zhvillohet”, thuhet në studim, ndërsa theksohet se janë edhe më të nevojshme hulumtimet e mëtejshme. b expres
 
... unè sdo i mbushè • dy i zeta • se i bèjè zbor celit... ahaha.

Njè herè do vdes tè pakten kom jetuar., problem uffffa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top