Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kur digjoje fjalen
HIV [(Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.] ose
SIDA-[(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazë e sëmundjes.]

reagimi nuk eshte shume i kendcem....
Njerzit qe kan kete virus jan te larguar nga societeti...

Por nqs mendojme me thell, nuk eshte gjithmon faji i tyre qe kan pesuar kete fatkeqsi...edhe pse kta njerez jan te gjykuar shume shume ashper....

Kta njerez nuk kan me vend ne societet sepse asnjeri nuk pranon te punoj me nje njeri qe prezanton rezik per jeten.... Ose te pakten keshtu mendojne disa qe spara ja kan shume idene e si transmetohet kjo semundje...

Por me nje kujdes te madh, dhe kta njerez mund te rine afer nesh...
Kur kam pyetur njerez te cilet kishin grade te ndryshme shkollarizimi, kam marre disa pergjigje qe me kan zhgenjyher.... Pjesa me e madhe preferon te ri larg ketyre njerezve te infektuar....


Nje shoqe tha...po kta njerez sduhet te thone qe jan te semure...e keshtu mund te integrohen ne shoqeri....ama ky eshte gabimi me i madh qe mund te bejne sepse ne rastin qe pesojne nje aksident...dhe psh vrasin nje gisht, i rjedh gjak....kush i jep ndihmen e pare duhet te di mos vi ne kontakt me gjakun e tij qe mos infektohet....

Une jam e mendimit qe kta njerez mund te jetojne shume mire ne shoqeri...vetem qe shoqeria sdi ose seshte akoma gati ti pranoj........

Po ju do pranonit te punonit me njerez te till...apo do i thoshit MOS MU AFRO?!
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

TRANSMETIMI
Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, masturbimi, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve.
Ka tre mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.
  • Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. D.m.th. kur sperma ose lëngu vaginal i një personi të infektuar hyn në trupin e një personi tjetër gjatë marrëdhënieve seksuale depërtuese (vaginale ose anale) dhe gjen hapje ose çarje të lëkurës, duke pasur parasysh se në pothuajse të gjitha raportet seksuale, vaginale ose anale, ka dëmtime të brendshme përkatësisht te vagina ose në prokto. Kur kjo ndodh, është e rrezikshme që virusi të depërtojë me lehtësi nga lëngjet biologjike ku ai ndodhet (spermë, lëngjet vaginale, gjak) në trupin e personit tjetër.
  • Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit te gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e droges me të njëjtën shiringë midis tyre.
  • Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.
Simptomat

Shenjat dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje, dhe djersitje natën. Por këto shenja nuk janë standard dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e përditshme.
Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara se Sistemi imunitar i tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.



Pse është AIDS i rrezikshëm?


Viruse të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund të sulmojnë lëkuren, disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ato kryesisht janë në formën e infeksioneve si p.sh.: mielitidha [gr] e cila nëse është pranë shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhe paralizimin e disa pjesëve te trupit. Nëse nuk merren masat e duhura nga mjekët me [kokteile?] të ndryshme antiviruse etj., mund të shkaktojë dëme akoma më të mëdha. Ftohja, është një sëmundje e cila prek shpesh personat qe kanë kaluar nga Hiv ne Aids, dmth të sëmurët ose sistemi i tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje mund ti sjell deri te vdekja. اfarë e bënë AIDS kaq të rrezikshem? Veçanarisht, ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur: qeliza e sistemit imunitar ose ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar nuk është më në gjendje të sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret.
Ky proces nuk është i dukshëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo të infektuar nga HIV. Por, një test gjaku mund të gjej jo virusin por, antitrupat që Sistemi imunitar ka prodhuar për të shkatërruar këtë virus rreth tre muaj pas infektimit. Një person i infektuar me HIV mund të duket dhe të ndjehet mirë për shume vite me radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në gjendje ta mbroj trupin edhe nga sëmundja me e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një protozoar.

Nga erdhi HIV / AIDS?

Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Evropë dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959. HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986.
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Eshte me te vertete nje vrasje shume e madhe per ate kontigjent njerezish qe jane te prekur nga Sida,kur e largon shoqeria.Eshte diskriminim!
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

eshte pak e frikshme te rrish me dike keshtu por nuk mundem ti them mos mu afro sepse jeta e ka vrare semundja boll tani ta vrasesh ti me mos pranim ne shoqerine tende ........hmm este pak tragjike:(:(
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Do pranoja..perderisa sida nuk ngjitet me fryme...kurre sdo ti thoja nje njeriu te semure me sida,apo semundje qe nuk transmetohen me prekje mos mu afro..esht turp..tregon injorance totale..........
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

do pranoja sepse kam mjaftushem informacion,dhe e di se aids nuk merret me nje kontaktim te dores apo me nje komunikim
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Pse jo te semure jane nuk eshte qe jane vrases.
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

as qe me ban pershtypje kjo gje..dmth nuk do e kisha problem fare...sida nuk te kapet psh duke ia dhene doren te semuarit...ose duke i thene te kam xhan si i themi atyre qe i duam...
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Teta edukatore, eshte e vertete se ju nuk me doni ne kopesht vetem e vetem sepse im ate eshte i semure me AIDS ?

S'eshte aspakt e vertete zemra ime, por mi largo shpejt nga fustani ato duart e keqija infektuese. LOL

E vertete e hidhur :(
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Me beheet qejfi qe e keni mendjen kaq te "hapur".......Shpresoj qe nqs berballeni ne realitet me nje situate te till te silleni sic shkruani...


Se dhe nqs thoni qe SIDA smeret me nje shtrengim dore, reziku egziston gjithmon...asnjehere si dihet si individi vrihet...dhe ju keni nje plage se jeni prere me thike ne guzhine...e ja infektimi...
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

do ishte mizore ti thoje dikujt "mos mu afro" cdokujt mund ti ndodhe , do e vija veten ne vendin e personit te infektuar ,sikur te me largonte mua gjithe shoqeria ime
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

dhe ne forume po te jete ndonjeri i infektuare nuk do hyje me ketu jo me teper
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

pse je gje e infektuar ti me?
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

pse je gje e infektuar ti me?

Kur nuk ke gje per te thene mos fol fare me mire!!! Sweetzzina ka hapur nje teme qe ia vlen te diskutohet, dhe pse ka qelluar tema e tille nuk eshte e thene se ajo ka ate semundje. Informohu mire para se te kercesh ne paragjykime pa baza.
Sa i perket temes, me eshte dhene rasti te degjoj te flase nje njeri me SIDE per kete semundje para klases, dhe te na tregonte historine e tij. Nuk kam arsye pse ti them nje personi te tille mos mu afro. Ai person ka nje semundje qe mund ti mare jeten, nuk eshte e drejte qe ti shtojme merzine dhe me shume.
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Teme shume e bukur!

Tani un mund te flas per eksperienc personale. Ne shoqerine tone kemi pas nje cun i semure nga SIDA, i shkreti mjafte vuante nga kjo gje, dhe shoqeria kurr nuk ja ka bere peshe. Perkundrazi, kur u organizonte ndonje feste, ai ishte i pari qe e dinte! Kur cunat organizonin loje me kalceto pasdarke ai shkonte e lozte me to. Pse valle do infektoje te tjerte me tope? apo me nje pershendetje ne feste, apo nje kercim ose perqafim? Njeriu i semure ka nevoj mos te ndjeje kete peshe. Te pakten nga ana psikologjike. Gjithmone duhet imagjinuar te shihesh veten ne vendin e tjetrit, te mos besh ate qe sdo doje te te benin.
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Ne radhe te pare shumica e njerzve qe kan kete virus e kan mare sepse kryejn mardhenje seksuale me ke u del perpara dhe me keta njerz thjesht nuk do te beja shoqeri (ose ti kisha afer) edhe me perpara se te kishin ngjitur kete virus keshtu qe e njejta gje do te ishte edhe per me von.
Sa per ata qe e kan mar pa dashje, nuk e di nuk kam pasur ndonje rast, por mendoj se nuk do te kisha ndonje problem (per aqe kohe sa ai/ajo dho te ishin te kujdeseshem).

U habita se si te gjith thon se do te jeton me dike te semur afer, por a do e benit ne jeten reale?
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

nuk esht fjala per te jetuar,por per shoqeri,pastaj ti vete ke thene po...:)
puna esht se per aq kohe sa tregohet kujdes sic ke permendur,ska asnje problem mendoj!
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

pa diskutim qe do rrija me te vetem 1 gje sdo pija birren te shishja ku ka pire ai :)
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

nuk esht fjala per te jetuar,por per shoqeri,pastaj ti vete ke thene po...:)
puna esht se per aq kohe sa tregohet kujdes sic ke permendur,ska asnje problem mendoj!

Braziliania sic e thashe edhe me larte une me njerz qe perdorin seksin si mjet argetimi nuk bej shoqeri pak rendesi nese jan te semur apo jo.
Nese nje shoku/shoqeje i ndodh me pas kjo pas nje aksidenti sigurishte qe nuk do e hidhja poshte, jeta e tyre per mua vlen me teper se imja.
Por nga nje lumturi e castit vjen nje hidherim per gjith jeten.
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Sigurisht qe esht ulje te besh dicka te till sepse perderisa dihet mire qe nuk esht semundje trasmetuese nepermjet prekjes siperfaqsore apo ska nevoj per izolim , do ishte nje goditje e dyfishte per ato individe , nese i behet dicka e tille ..
Megjithate desha te shtoj qe kjo ne shqiperi nuk ndodh :D sepse ne shqiperi te rijte nuk e cojn neper mend me bo testin e HIV e keshtu evitohen dhe diferenzimet ne shoqeri :
D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos mu afro!!!!

dhe ne forume po te jete ndonjeri i infektuare nuk do hyje me ketu jo me teper

E pse mos hy ne forum?

pse je gje e infektuar ti me?

Nqs do lexosh me vemendje do shikosh qe po vija pyetjen per ate qe the ti..."nqs do te jete ndonjeri" e pergjigja ime ishte per ate "ndonjeri" pse mos hy ne forum?..se me ca te pengon ty... jo se me vizon pikerisht mua problemi, dhe jo tere temat qe hapen ikin nga jeta personale;)
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

un jam me virusin hiv ikni nga forumi se ju a ngjita haha jo re mos shiko as tv
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Teta edukatore, eshte e vertete se ju nuk me doni ne kopesht vetem e vetem sepse im ate eshte i semure me AIDS ?

S'eshte aspakt e vertete zemra ime, por mi largo shpejt nga fustani ato duart e keqija infektuese. LOL

E vertete e hidhur :(
Postimi qe me pelqeu me shume nga kjo teme....
Sjemi aq njerezore sa dukemi ndaj duhet pranuar qe sdo na pelqente shume te kishim shok apo shoqe nje te semure te tille....
Te jemi realiste...:)
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

Nese jane shoqeri e imja po mendoj nese kan qene edhe me heret e jan semur tani nuk do ti nderpreja shoqerimet me ta nuk ka "MOS MU AFRO" do i kisha perkrahur ne qdo gjdo gje e nese kisha pas mundesi edhe iu kisha ndihmu qoft me angazhimin etyre ne ndonje aktivitet humanitar apo qfardoqoft vetem te merren me diqka qoft ne ndonje menyr tjeter por asnjeher nuk do te mund tu flisja fajl qe do te ofendoheshin sepse sidoqe te jete nuk eshte deshir e tyre qe te jen bartes te HIV- AIDS-it nuk eshte deshir e tyre kjo por Zoti ka vendos ashtu...pra mendimi im eshte qe te mos largohen nga shoqeria keta persona por te ndihmohen ne qfardo menyre...
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

ata qe thojn MOS MU AFRO jon thjesht injoranta, pra e kan nga mosdija..kurr nuk i diskriminoj ata qe kan ket lloj smunje, as n'men nuk m'shkon..t'shkretit boll kan problemet e tyne pse me ja kompliku jeten halo ma shum?!?...sida nuk t'kapet vetem nqs prek ose flet me kta persona...kto krijesa nuk m'friksojn edhe pse kom shum tut nga kto lloj smunjesh..
 
Titulli: Mos mu afro!!!!

hmmm mendoj qe ne fillim do e kisha pak problem por qe ti thoja nje personi te semure "mos mu afro" kete sdo e beja kurre
ti afroj me deshiren time se besoj ta bej dot
 
SIDA-Te infektuarit diskriminohen nga shoqeria (intervist)

Përgjigjet shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të rëndojë edhe turpi që i solli familjes.

Bëhet fjalë për një nga pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me virusin HIV. Në intervistë për "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë.

AIDS-awareness.jpg


Doja t'ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?
Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.

Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?
Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.

Si jeni infektuar ?
Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë...

Si e zbuluat që jeni e infektuar ?
U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.

Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?
Në fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba. E humba përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja. Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu.

Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?
E dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e madh që i kisha sjellë familjes. Por, me kalimin e kohës filloi të më mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t'i kem afër deri në ditët e fundit

Përse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?
Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e sigurt që do të më paragjykonin.

Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?
Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik.

Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni njerëz të tjerë?
ثshtë e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje. Por, kjo nuk është mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se sa të marr në qafë dikë tjetër.

Ju jeni e martuar?
Jo, jam beqare.

Nëse do t'ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?
Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.

A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?
Po, jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen.

Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?

Dëshira ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë. Shekulli


Kjo interviste eshte nje mesazh i drejtperdrejt per cdo njeri (femer,mashkull ) ..te mbroje vetveten .
Rruga me e mundshme per marjen e virusit eshte akti seksual , respektojeni vetveten dhe mbrojeni ate !..Nje jete eshte !
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 57.1%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 28.6%
  • Vetëm …

    Votat: 2 28.6%
Back
Top