Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Ske degjuar ti kemi degjuar ne te tjeret...Te te them dicka dhe une skam degjuar te thot nje kosovar kur e pyet nga je? dhe te te pergjigjet qe jam shqiptar i kosoves ...Po me plot goj e kuptimin e fjales e thone jam KOSOVAR .....Dhe sic e paske then zotrote emri KOSOVAR ska te bej me kombesi atere ti pse nuk prezantohesh tek tjetri si shqiptar i kosoves , por thua qe jam kosovar ?? meqen se termi kosovar sqenka kombsi...

sthem asnjehere jam KOSOVAR !! kur me pyet dikush nga je i them nga KOSOVA ! por jo jam KOSOVAR ! sidoqoft ne shqiperi kur me kan pyet ndonjehere NGA JE ! i kam then jam nga prishtina , por ka pas raste me kan thene NGA KOSOVA APO ? pasi qe i kam thene nga prishtina :P sidoqoft une nuk akuzova ndonjerin me ate qe te kam citu ne fillim thjesht tregova qe nuk kam ndegju ndonjehere te me therrasin o SHQIPTARI I KOSOVES :P .
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

sthem asnjehere jam KOSOVAR !! kur me pyet dikush nga je i them nga KOSOVA ! por jo jam KOSOVAR ! sidoqoft ne shqiperi kur me kan pyet ndonjehere NGA JE ! i kam then jam nga prishtina , por ka pas raste me kan thene NGA KOSOVA APO ? pasi qe i kam thene nga prishtina :P sidoqoft une nuk akuzova ndonjerin me ate qe te kam citu ne fillim thjesht tregova qe nuk kam ndegju ndonjehere te me therrasin o SHQIPTARI I KOSOVES :P .

Po dhe une nuk akuzova jo lool po ja qenka nje si ty lool po shumica ? :P O shqipe kosoves :P
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

lloji jone: e kisha per te gjithe qe flasin shqip(pra dac nga shqipria dac kosov e mal zi e macedoni etj),,, nuk e kisha fjalen vetem per shqipetaret e shqiperise ;),

2- CIli vend???? Australi, Singapor, Turqi psh.. kto 3 vendi i kam has kosovaret te thone ashtu :D... dhe meqe po kapesh te nje llaf,, ka pas raste kur kemi qene grup e i kan pyt: are u albanian?(kjo pyetje u ka ardh pasi une kam rastis te pergjigjem fillimisht e kam thene im albanian), dhe ai qe po na pyeste ju drejtua? you as well? No im kosovo ka thene tipja..(dhe ktu thjesht po flisnim per qef tone, seshte se pinte shume uj vendi apo origjina, pra ato dhe mund te thonin jam albanian nqs do ndiqnin llogjiken tuaj)... ksaj i thone me u kap me llafe kot...

nejse... Eleonora jakupi e kendon me gjith fuqi kengen: e kam emrin kosovar... kshuqe derisa ju ta perdorni dhe te tjeret do e perdorin :D :D :D

Meqe une po lidhem me nje fjale dhe ti po i gjeneralizon gjerat ne baze te nje (si thua ti_No im kosovo ka thene tipja) TIPKE...qe mund te jete kushdo qe nuk ia ka idene se sa dem i ben kombit me nje fjali te tille dhe sa dem i beni te gjithe ju qe insistoni ne theksimin e ketij "dallimi". Tamam me ngjane sikur thuani: Ne shqiptaret dhe ju te tjeret...valle kush qenkemi ne qe nuk qenkemi shqipetare? Cifut? te perndjekur nga raca ariane ne Gjermanin e Hitlerit?

Ate cka kendon Leonora veje ne barazpeshe me kengen e Shkurte Fejzes: Xhemadani vija vija...ose kengen edhe dhjetra kenge te tjera qe i kendojne kombit (biles shume me shume se qe i kendohet ne Shqiperi, meqe po e bejme kete krahasim)
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

une thashe dhe e nenvizova qe eshte nje e mete e jona si komb. Nuk mund te presesh qe te udhetosh me pasaporte e nje shteti dhe te pretendosh qe je shqiptare. Une nuk kam pashaporte shqiptare dhe si perfundim jam nje nenshtetase e atij shteti qe kam pashaporten.
Konsistente?!!!!!!!
Ylli per mua fjala konsistente eshte permbajtja e nje produkti. Me se miri jam konsistente e formimit dhe e mendimeve te mija.
Jam pergjegjese per ate cka them dhe jo per ate cka kuptoni ju

Pra nese ke ti pasaporte amerikane, do te thote se me komb je Amerikane? Qenkam prapa une ne te kuptuarin e jetes, sepse kam menduar qe kombi yt eshte ai i prinderve tuaj, familjareve tuaj dhe fisit tend. Habitem si e ditke kaq mire gjuhen shqipe??!!! Meqe nuk qenke shqiptare...komplimente...por mendoj qe qenke akoma ne Enderr vertete!
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Mire e ka thene Soulmind me lart... edhe une nuk e shoh si fyese nese dikush u therret "Kosovare", se shumica atje dihet se jane shqiptare...

POR

me ben pershtypje se shumica Shqiptaret e Maqedonise i therasin "maqedonas". Para ca vitesh me ra rasti te takoj disa vajza nga Shqiperia, te them drejte u habita fare se ato as qe nuk e dinin qe egzistojne Shqiptare ne Maqedoni. Duke komunikuar me njeren prej tyre, kjo e therret shoqen e vet dhe i thote: - shiko kjo eshte maqedonase, flet shqip -, cfare flet moj i them, jam shqiptare, normal qe do flas shqip....
Prandaj per te mos ua ngaterruar mendjen disave, gjithmone kur me pyesin se nga jam me origjine, ua kthej - jam shqipetare -
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

ok pra Ylli, ok...

quaju si te duash, dhe ne do i qujame si te duam... askush spo mohon asgjee...

Dite te mire !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Mire e ka thene Soulmind me lart... edhe une nuk e shoh si fyese nese dikush u therret "Kosovare", se shumica atje dihet se jane shqiptare...

POR

me ben pershtypje se shumica Shqiptaret e Maqedonise i therasin "maqedonas". Para ca vitesh me ra rasti te takoj disa vajza nga Shqiperia, te them drejte u habita fare se ato as qe nuk e dinin qe egzistojne Shqiptare ne Maqedoni. Duke komunikuar me njeren prej tyre, kjo e therret shoqen e vet dhe i thote: - shiko kjo eshte maqedonase, flet shqip -, cfare flet moj i them, jam shqiptare, normal qe do flas shqip....
Prandaj per te mos ua ngaterruar mendjen disave, gjithmone kur me pyesin se nga jam me origjine, ua kthej - jam shqipetare -

Pra Sweetie, e tera qe po them une me postimet e mia eshte: MOS NA E MOHONI TE DREJTEN TA QUAJM VEHTEN SHQIPTAR KUDO QE TE JETOJME...dhe ti e sheh se c'pasoje ka kur je shqiptare dhe te quajn maqedonase...Biles jam i bindur qe sa ishim nen serbi edhe neve na quanin serb>??!!!
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Po ua sjell nje lajm te fresket nga shtypi (jo te terin sepse ka shume)...lexone, pastaj mendoni mire per cfare jeni duke thene:

Serbët e veriut të Kosovës e kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit të arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Dacic, dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar, kanë deklaruar liderët e serbëve të veriut, pas takimit që e kanë pasur më 20 maj me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vucic.
.......

Sipas tij, qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen e Brukselit, por edhe qëndrimi i Beogradit zyrtarë, nuk kanë ndryshuar.

........

Kundërshtimi i marrëveshjes së Brukselit nga serbët e veriut të Kosovës, kishte tensionuar raportet e tyre me Beogradin zyrtarë, duke krijuar një hendek mes tyre, të cilin përmes takimeve janë përpjekur që ta ngushtojnë.

..................

Edhe Ivanovic ka vlerësuar se serbët e veriut nuk mund ta pranojnë marrëveshjen e Brukselit dhe as zbatimin e saj, sepse, sipas tij, kjo do t’i rrezikonte interesat e tyre.

Por, megjithatë, siç thotë ai, duhet pasur kujdes që hendeku i krijuar me Beogradin të mos thellohet.

.....................

Ndryshe, liderët serbë të veriut të Kosovës kanë dhënë për të kuptuar se nuk do të pajtohen me marrëveshjen e Brukselit edhe kur plani për zbatimin e saj do të bëhet i ditur në detaje. /Telegrafi/

P.S. Nese ju duhen skarime, jam ketu i gatshem te ua jap skjarimet e duhura pse e solla kete postim ketu!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Jam shqiptar e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.

Ja kjo eshte ajo per cfare po flas une....por askujt nuk ia ndin per kete pune!
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Pra nese ke ti pasaporte amerikane, do te thote se me komb je Amerikane? Qenkam prapa une ne te kuptuarin e jetes, sepse kam menduar qe kombi yt eshte ai i prinderve tuaj, familjareve tuaj dhe fisit tend. Habitem si e ditke kaq mire gjuhen shqipe??!!! Meqe nuk qenke shqiptare...komplimente...por mendoj qe qenke akoma ne Enderr vertete!

Ylli o nuk kupton ose nuk do te kuptosh, ta kam shpjegu ndryshimin midis kombit e nenshtetesise besoj. E po ti hyme thelle do dalim Afrikane me kombesi. Nga shtetesija nuk jam shqiptare. Nga shqipja qe perdore(e nuk krahasohet me ate qe shkru shqip se vec shqip nuk eshte ajo fjale) jam shqiptare kombesija po e po.Sec ka te perzihet ty midis kombesise e shtetesise nuk eshte problemi im.
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Ylli o nuk kupton ose nuk do te kuptosh, ta kam shpjegu ndryshimin midis kombit e nenshtetesise besoj. E po ti hyme thelle do dalim Afrikane me kombesi. Nga shtetesija nuk jam shqiptare. Nga shqipja qe perdore(e nuk krahasohet me ate qe shkru shqip se vec shqip nuk eshte ajo fjale) jam shqiptare kombesija po e po.Sec ka te perzihet ty midis kombesise e shtetesise nuk eshte problemi im.

Epo tash mendoj se duhet skjaruar...kjo teme flet per shtetesine (qe dyshoj) apo per kombesine....? Kete se pari duhet ta keni te kjarte, pastaj flasim per te tjerat...
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Epo tash mendoj se duhet skjaruar...kjo teme flet per shtetesine (qe dyshoj) apo per kombesine....? Kete se pari duhet ta keni te kjarte, pastaj flasim per te tjerat...

Sipas teorise tende duhet te quhen edhe austriaket gjermane? Por se kuptoj pse quhen austriak gjermanfoles ?!!!!
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Sipas teorise tende duhet te quhen edhe austriaket gjermane? Por se kuptoj pse quhen austriak gjermanfoles ?!!!!

Sepse Austro-Hungaria ka qene shtet po atehere kur ka qene Prusia (nese e di historine) dhe qe flasin gjuhen e njejte ka te tille edhe ne Zvicer apo jo.
Kosova eshte shkeputur nga shteti eme pak pas shpalljes se pavaresise se shtetit Shqiptare (me vendimin e fuqive te medha), megjithese ne shpalljen e pavaresises se shtetit shqiptare ishte edhe delegacioni nga Kosova.
Kete krahasim qe po ben ti eshte si thone amerikanet: Mixing Oranges & Apples (Perzien Portokajt me Mollat)
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Kosovar do ju therrasim se keshtu u vendos ne konventat europiane. Keni nje shtet tuajin, si dhe flamur tuajin.
Nuk ka aty a te pelqen apo ste pelqen, thjesht eshte qeshtje perkatesije shteterore( territorjale). Kombesija shqiptare, shtetesija Kosovare.Ska asgje te gabuar ne kete mes. Sa per dallimet qe bejme ne si popull i thjeshte, ajo dihet qe jemi racista lol. Ne bejme ndryshimin midis veri jug... Qytet fshat e jo me spo bejme ndryshimin Kosovare , maqedonas, Mali i zi, shqiptare i USA etj etj

Pse pra do te na quajsh kosovar nese kombesia jone eshte shqiptare...(shiko pjesen me germa te trasha dhe te nenvizuar) dhe pastaj bjen ne kundershtim me vetvehten kur shqiptaret ne Amerike i quan shqiptar i USA (pjesa e trashur me ngjyre te kuqe). A nuk te duket se nuk je konsistente?

Me fal Ylli, cfare te shkruan ne pasaport ty?????? Shqiptar apo Kosovar??????
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Sepse Austro-Hungaria ka qene shtet po atehere kur ka qene Prusia (nese e di historine) dhe qe flasin gjuhen e njejte ka te tille edhe ne Zvicer apo jo.
Kosova eshte shkeputur nga shteti eme pak pas shpalljes se pavaresise se shtetit Shqiptare (me vendimin e fuqive te medha), megjithese ne shpalljen e pavaresises se shtetit shqiptare ishte edhe delegacioni nga Kosova.
Kete krahasim qe po ben ti eshte si thone amerikanet: Mixing Oranges & Apples (Perzien Portokajt me Mollat)
ؤh...pra perandorija austrohungareze ka pas shtrirjen deri ne Ballkan ... E thu dhe vete qe ka qene dhe eshte shtet edhe pse austrinket jane nje komb me gjermanet jane shtete te ndryshme megjithse ndarja ka ndoll me heret se midis Al e Kosoves. (Te them te drejten jemi republika Banane fare,por une jam praktike dhe nuk behem simentale ne kete rast) Besoj se ne cdo dogane te huaj te pyesin per identiten kombetare apo shteterore .... Tashi askush nuk e mohon qe jemi nje komb thjeshte pashaportat na tregojne kufirin kaq... Dhe leri ofendimet, jo se me prekin por e degradojne bashkbisedimin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

kitrra, Enderra, cka me shkruan ne npasaporte mua eshte shtetesia, cka jam une eshte kombi dhe aty ne pasaporte pra nuk e di qe ka vend qe shkruan kombesia-kosovar...sepse kosovar jane dhe serbet, romet, turqit, boshnjaket...te cilet insisitojne ti quajsh ashtu pra serbm turqm boshnjak dhe jo kosovar....

Dhe kur fola per Austro-Hungarine e thash se ata sikur edhe Cekosllovakia (qe ishte dikur dhe tash eshte Ceki dhe Sllovaki), jane shtete te formuara me deshire dhe jo te ndara me dhune.

Nuk e kuptoj pse e perzieni kombesine me shtetesine, kur jane dy gjera plotesisht te ndara...
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

kitrra, Enderra, cka me shkruan ne npasaporte mua eshte shtetesia, cka jam une eshte kombi dhe aty ne pasaporte pra nuk e di qe ka vend qe shkruan kombesia-kosovar...

Nuk e kuptoj pse e perzieni kombesine me shtetesine, kur jane dy gjera plotesisht te ndara...

Problemi qendron ne ceshtjen se kush po i perzien.

Yllo, mbaje mend se nuk po i perziejm, por shtetesia (ne kete rast kosovar) e ke obligim ta deklarosh ne cdo dokument ndersa kombesia ne te shumten e rasteve se ke obligim ligjor, perkunder vetem nese ke deshire vet. Pra mundesh edhe te mos deklarohesh. Shkurt dhe shqip. :bye:
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Kitrra, ketu nuk behet fjale per dokumente zyrtare, por per deklarim personal! Tema eshte: Mos me quaj Kosovar!!!! Por me thirr SHQIPTAR....per aq sa di une te lexoj...
 
Endrra deri me tash te ka folur per aspektin ligjor, nese e ke kuptu, ndersa une i dhashe te drejte ne kete drejtim.

Nese jeni duke diskutuar ne aspektin ligjor atehere eshte kjo qe tha endrra deri tash e nese kete pune e keni bere fontan deshirash personale ateher: une jam shqiptaro-amerikano-kosovar ;)
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Pershendetje per SHQIPTARET e KOSOVES!

Mos e trrashni kaq shum muhabetin kur jemi thjesht manikine vetrinash.
 
Titulli: Mos me quaj Kosovar !!! Por me thirr SHQIPTAR !!!

Shqiptar i kosoves
Kitrra ketu eshte bere nje keqkuptim sa shoh une ne pasaporte shkruhet shtetsia nuk shkruhet kombesia .
Po shqiptaret jetojne ne amerik jan shtetas amerikan po kur te pyesesh qfare je me kombesi ata nese kan pak gjak shqiptari duhet te thon shqiptar
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top