..mos lejoni që zemra juaj të largohet. 💕

Lauri

Anunnak
"A e dini se pse dy njerëz bërtasin kur janë të zemëruar?
Sepse kur ata zemërohen, zemrat e tyre janë larg. Pra, në mënyrë që dikush ta dëgjojë tjetrin, ai duhet të bërtasë me zë të lartë për të mbuluar distancën e madhe që qëndron mes tyre.
Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort duhet të bërtasin për t'u dëgjuar. E kundërta është rasti, për shembull, kur dy njerëz janë në dashuri. Ata nuk kanë nevojë të bërtasin.
Ata flasin në heshtje dhe butësi, sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është minimale. Ndonjëherë ato janë kaq afër, saqë as nuk kanë nevojë të flasin.
Ata pëshpëritin vetëm. Dhe kur dashuria e tyre është shumë e fortë, ata as nuk kanë nevojë të flasin, ata vetëm duhet të shihen. Ky është gjithmonë rasti kur dy të dashurit i afrohen njëri-tjetrit.
Kur të bisedoni, atëherë, mos lejoni që zemra juaj të largohet, mos thoni fjalë që të largojnë, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë aq e madhe saqë fjalët tuaja nuk do të gjejnë më rrugën e kthimit."
Mahatma Gandhi: ...mos lejoni që zemra juaj të largohet. 💕
 
E imja jo, e ati mund te largohet. Ahahahahaha
 
Fjala ka vërtetë peshën e saj në zhvillimin e mëtejshëm të një ngjarjeje, por kur dy persona njohin njëri tjetrin sa dhe si duhet, çdo fjalë e thënë apo e pa thënë, mund vetëm t’i ofrojë. Në të kundërtën, edhe poezitë më të bukura me kohën do zbehen.
 
Si nuk zihemi kurrë unë dhe ti 🙃🙂
 
Ta tregoj një ndodhi.
Kushërira ime zihet me të shoqin e hidhërohet, ndërsa ai hiç fare.
Në fund i thot: nuk është zënkë kur vetëm njëri hidhërohet 😂
Lauri ❤️ nuk ke shansë të zihesh me mua 😂
 
Ta tregoj një ndodhi.
Kushërira ime zihet me të shoqin e hidhërohet, ndërsa ai hiç fare.
Në fund i thot: nuk është zënkë kur vetëm njëri hidhërohet 😂
Lauri ❤️ nuk ke shansë të zihesh me mua 😂
Hahaha filozof ai burri 🤣 👌
Unë dhe ti do ziheshim keq biles 😍🤗
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top