Mos konsumoni shumë kafeinë!

Abstrakt

😉
Mos konsumoni shumë kafeinë!
Ashtu si shumë punonjës të tjerë edhe juve ju pëlqen ta filloni ditën me një çaj, kafe apo ndonjë lëng tjetër.
Por tregohuni të kujdesshëm nëse konsumoni pije të tilla në mëngjes apo në drekë, sepse shumë lëngje përmbajnë kafeinë.
Sipas një lajmi të “Mayo Clinic” bëhet e ditur se shkaku i dhimbjeve të kokës, përzierjeve apo lodhjes së përjetuar gjatë ditës është sasia e tepërt e kafeinës. Ju duhet të ndaloni pak nëse konsumoni më shumë se 500 miligramë kafeinë në ditë.
Me përhapjen e shpejtë të pijeve energjike është rritur shqetësimi sa i përket konsumimit të kafeinës. Akademia Pediatrike Amerikane sugjeron konsumimin e 100 miligramë kafeinë në ditë nga të rinjtë.
Ja pijet dhe sasia e kafeinës që përmbajnë:
Kafeja: 30 mililitër e kafesë ekspres të pirë në lokal përmban 40-75 miligramë kafeinë, ekspresët e njëjtë pa kafeinë përmbajnë 0-15 miligramë kafeinë. Një filxhan kafe normale përmban 95-200 miligramë kafeinë, ndërsa një filxhan me kafe turke përmban 50-60 miligramë.
اaji: Një filxhan i madh me çaj të zi (240 mililitër) përmban 14-61 miligramë kafeinë, çaji jeshil 24-40 miligramë ndërsa çaji me limon 5-10 miligramë.
Pijet e tjera: Megjithëse disa pije të gazuara nuk përmbajnë kafeinë, një kanoçe “Coca Cola” përmban 30-40 miligramë, ndërsa një kola dietike përmban 38-47 miligramë kafeinë.
Pijet energjike: Në shishen më të preferuar të pijeve energjike mund të gjejmë 76-80 miligramë kafeinë. Krahas kësaj, në një pije energjike të përhapur shumë në vendin tonë dhe Amerikë, “Red Bull”, gjendet 207 miligramë kafeinë në 60 mililitra. /Start/
 
Titulli: Mos konsumoni shumë kafeinë!

Se besoj fare , un pi 4 kafe ne dite , dhe dy B52 kjo gje ndodh perdite gjat orarit te punes , se en dark pi birra , dhe besoj se me kte sasi e kaloj 500 mg e kafeines por sme ka ndodh asnje fenomen i cuditshem jam me se normal.Dhe po i shtoj dhe dicka tjeter , kur jetoja ne itali , ne mengjes u zjoja i fusja 1 gote uji plot me kafe qe tmu hapnin syte , 1 moka e pija vetem , plus pas 20 minutash qe e kisha pi i fusja i kafe tjeter ne bar , mund te thuhet qe esht me njerez por jo qe kjo gje sjell dhimje koke , sepse un kam arrit ne 10 redbulla ne 1 dite koka sme dhimte .
 
Back
Top