Mos i lëvdoni shumë fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mos i lëvdoni shumë fëmijët

Studimet tregojnë se fëmijët- të cilët edhe për detyra shumë të thjeshta lëvdohen nga prindërit dhe më pastaj shpërblehen- në jetën e tyre të mëvonshme mundohen më pak dhe nuk rrezikojnë për asgjë.Ekspertët thonë që secilën herë kur ndaj fëmijës suaj silleni sikur të kishte bërë ndonjë mrekulli kur bën diçka të zakonshme, ia zvogëloni mundësitë që të angazhohet më vonë në jetën e tij.
Në fakt, fëmijëve nuk iu pëlqen kur lëvdohen pa ndonjë arsye.
Rezultatet e komplimenteve boshe shkaktojnë dëshirë më të vogël për njohuri dhe mbivlerësim të aftësive të veta te fëmija.
Autorët e librit “NurtureShock”, Ashley dhe Po Bronson, thonë se shpërblimi i fëmijës për punën e bërë duhet të jetë i sinqertë, ndërsa vëmendja e fëmijës duhet të orientohet kah puna, jo kah rezultati. /Telegrafi/
 
Titulli: Mos i lëvdoni shumë fëmijët

Bravo per temen shume e vlefshme,jam plotesisht dakort.Femija po e lavderove ose po e ledahtove ,(LLASTOVE) sdo te jete asnjehere i afte ne jete femija duhet lene i lire te bej sjedhjet e tij si dhe eksperiencen e tij ne jete .lavderimet e kota i mbushin mendjen sikur ai eshte dikush kur ne fakt,seshte askush !!!
 
Titulli: Mos i lëvdoni shumë fëmijët

Po as mos i perkdhelle njecik ska sens...sepse nuk kuptojne me asgje nga feminija...
Besoj qe duhet ta mesosh qe te vogel te vlersoj gjithcka...ama mos ja ndalosh te gjitha ( duke filluar me lavdrimet, lojrat...e ku di me une ca duan femijet e dites tone)...
Cdo gje me limit...e del femija super star:)
 
Titulli: Mos i lëvdoni shumë fëmijët

Jo ti ndalosh gjithcka por jo cdo gje qe don tja japesh se fillon e qane.Duhet ti mesohet qe me te qare sfiton gje te kuptoje kur thot prindi po dhe jo se po ja plotesove sa her qan, he se gjynaf me keq e ka kur te rritet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top