Mos i largoni bimët nga zyrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Largimi i bimëve dhe luleve nga zyra, që është njëri nga hapat e parë të punëdhënësve për shkak të dëmeve nga kriza financiare, në fakt ndoshta nuk është hapi më i mençur, sepse bimët ndikojnë pozitivisht në atmosferën e punës, pohojnë ekspertët pranë fabrikës Ambius Ray Borg.
Ambius është një kompani e cila shet bimë, ndërsa pohimet e veta i bazon në rezultatet e hulumtimeve të kohëpaskohshme.

Kështu, shkencëtarët nga fakulteti teknik i Sydneyt kanë vërtetuar se lulet dhe bimët vendosura nëpër zyra përmirësojnë kualitetin e ajrit duke thithur gazra të cilat i emetojnë produktet plastike.

Një tjetër grup ekspertësh, këtë radhë nga Universiteti Surreyt në Britani të Madhe kanë vërtetuar se niveli i stresit është më i ulët nëpër zyra ku janë të pranishme lulet dhe bimët për dhoma.

Sa më shumë që është e mërzitshme puna, aq më shumë ndihmon prania e bimëve të ndryshme, p.sh. siç është palma.

Për më shumë, ekspertët amerikanë kanë vërtetuar se shtypja e gjakut te punëtorët të cilët kishin punuar në zyrat ku ka bimë, kishte qenë më e ulët se tek ata në vendet e punës së të cilëve nuk kishte bimë.

Po ashtu, reagimi i punëtorëve të cilët kishin punuar në zyrat ku ka bimë kishte qenë 12 herë më i shpejtë në krahasim me punëtorët në vendet e punës së të cilëve nuk kishte bimë
Telegrafi
 
.

Kështu, shkencëtarët nga fakulteti teknik i Sydneyt kanë vërtetuar se lulet dhe bimët vendosura nëpër zyra përmirësojnë kualitetin e ajrit duke thithur gazra të cilat i emetojnë produktet plastike.

Telegrafi


Ama kjo e vlefshme gjate periudhes se dites.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top