Mos i injoroni mergimtarët

fcbesia

Anëtar i Respektuar
P.S.Sidomos ne Kosove eshte e perhapur nje fjale mjafte e rende per ta,ku mergimtaret nga vendasit konsiderohen si Shaci(Shatzi).Ata qe i injorojne thone se "shatzit"veshen teresishte ne te bardha,kane makina tipesh nga me te rejat...dhe ne lokalet ku ata frekuentojne cdohere marrin RedBull.
Pikershte per kete vendosa ta posotoj edhe kete artikullin e sotem te gazetes Express.

Shumë nga bashkatdhetarët janë të mendimit se me paratë që sjellim në
Kosovë, vetëm gjatë verës, shumica nga ne mund të shkojmë rreth e rreth botës. ”(Armend Doreci)

Rreth 17 për qind e kosovarëve jetojnë jashtë shtetit. Një kohë të gjatë ky 17-përqindësh ka mbajtur gjallë pjesën tjetër të popullatës së Kosovës,sidomos në periudhën e paraluftës.Kjo praktikë vazhdon ende.Sipas statistikave të raportit për diasporën që është prezantuar në Forumin 2015, rreth 320 milionë
euro çdo vit rrjedhin nga diaspora në Kosovë. 170 milionë nga to janë para të gatshme, rreth 22 milionë euro janë kontributet në mallra dhe gjësende që sjellin, ndërsa 125 milionë euro të tjera ata i shpenzojnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Haki, Fari dhe Nazmi Bërdynaj janë tre vëllezër që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata që nga paslufta gati çdo vit kanë investuar mbi 120 mijë dollarë në Kosovë. Investimet e tyre kanë qenë
kryesisht për nevoja familjare, por edhe në shërbim të vendlindjes. Nazmi Bërdynaj tregon se edhe bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë në SHBA, kanë bërë investime të ngjashme në vendlindjen e tyre. “Nëse marrim mesataren, del se çdo vit kemi investuar 120 mijë dollarë. Nëse shkon puna mirë,
ne jemi në gjendje të bëjmë edhe investime të tjera. E kemi një përparësi që jemi vendas dhe pak a shumë e dimë mentalitetin në Kosovë,kështu që nuk do të kemi probleme”, beson Nazmiu. Ndërsa, Fari Bërdynaj thotë se ekzistojnë shumë probleme në Kosovë që bëjnë të pamundur investime të sigurta. Megjithëkëtëai së bashku me vëllezërit nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
“Ka probleme shumë për mërgimtarët që vijnë dhe dëshirojnë të investojnë në Kosovë, por jemi mësuar me tejkalimin e tyre edhe në vendet ku punojmë dhe veprojmë”, shton Fariu. Ndërkaq, Arben Doroci, i cili punon dhe jeton në Suedi, thotë se nuk janë vetëm paratë që mund të sjellë diaspora në Kosovë, por edhe njerëzit e shkolluar dhe të përgatitur për punë profesionale.
Ai tregon se diaspora gjithmonë në mënyra të ndryshime ka investuar në Kosovë. “Ne kemi dëshirë ta shohim vendin tonë sa më mirë. Diaspora është në gjendje të japë shumë për Kosovën, siç ka bërë edhe në të kaluarën”, vlerëson ai.Arbeni tregon se, sa herë që kthehen nga Kosova në Suedi, shumica e bashkatdhetarëve bëjnë një llogaritje të thjeshtë për shpenzimet që kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. “Shumë nga bashkatdhetarët
janë të mendimit se me paratë që sjellim në Kosovë, vetëm gjatë verës, shumica nga ne mund të shkojmë rreth e rreth botës”, vlerëson ai.
Edhe të shtunën aeroporti i Prishtinës ishte i mbushur me mërgimtarë. Vetëm brenda 12 ditëve në këtë aeroport aterrojnë 38 340 pasagjerë, shumica mërgimtarë që vijnë për pushime në Kosovë.Janë të pakta ato shtëpi në Kosovë më nuk e kanë një apo më shumë anëtarë të familjes në një shtet perëndimor. Të gjithë i gëzohen ardhjes së tyre,ngase duarthatë ata nuk vijnë pothuajse kurrë.Ndërsa, gjatë periudhës nga 1 deri më 13 korrik të këtij viti, përmes pikave kufitare të Kosovës kanë hyrë mbi 170 mijë persona,
kryesisht mërgimtarë. Sipas statistikave të raportit për diasporën, Kosova ka rreth 315 mijë qytetarë që jetojnë jashtë shtetit. Hulumtimet e bëra në këtë raport tregojnë se afërsisht 70 për qind e emigrantëve dërgojnë ndihma financiare te familjet e tyre në Kosovë. Pak më pak se çdo e pesta familje në Kosovë pranojnë ndihma nga mërgimtarët. Megjithëkëtë, mërgimtarët ndihen
jo të respektuar në Kosovë, me gjithë ndihmën e madhe që kanë dhënë për familjet dhe shtetin.Janë të pakta aktivitetet që aktivizohen për ndër të tyre. Aktivitetet kulturore po ashtu mungojnë.Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë
se nuk ka asnjë lehtësim për të joshur mërgimtarët të bëjnë investime kapitale në Kosovë. Frika nga korrupsioni ende mbetet në nivel shqetësues.
Muhamet Mustafa, kryetar i Institutit Rinvest, thotë se diaspora kosovare
është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e vendit. “Janë shumë të
rëndësishëm, sepse i japin një infuzion konsumit në Kosovë, kur ata vijnë si turistë. Mbi 320 milionë euro për çdo vit. Në qoftë se i marrim si investitorë,
ata kanë probleme të njëjta si gjithë investitorët e tjerë, shteti ligjor, korrupsioni, politikat ekonomike ata i pengojnë”, vlerëson Mustafa.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe komunat duhet të organizojnë shumë aktivitete për nder të mërgimtarëve. “Organizimi ende bazohet në politikë. Degët e partive ende ekzistojnë në diasporë. ثshtë një ndjenjë e përgjithshme e diasporës që ata janë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, vlerëson Mustafa. Ndërkohë, hulumtimi tregon se ndihmat e mërgimtarëve janë
pakësuar në vitet e fundit. Mungesa e marrjes së masave për ngritjen e kontributit të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social, besohen të jenë arsyet për këtë rënie. Ndërkohë, Armend Veseli ka ditë që vjen në Komunën e Prishtinës për të rregulluar dokumente. Ai thotë se krahasuar me vitet e
shkuara, ka vërejtur disa përmirësime, mirëpo, sipas tij, këto nuk mjaftojnë.
Ai ndihet i parespektuar në vendlindjen e tij. “Ne jemi njerëzit që më së paku respektohemi në Kosovë. Kërkush nuk po i mban premtimet. Kanë thanë që
ka lehtësime, unë nuk po i shoh”, thotë ai. Por, edhe pse çdo verë në Kosovë
lënë shumë para, mërgimtarët nuk janë shumë të adhuruar. Të gjithë u lakmojnë parave dhe veturave të shtrenjta të tyre. Por, pa ta dhe botën e veçantë të tyre.

Express
 
po valla hiq spo na rrespektoni, du me mi puth komt un:D..tybe tash un kur shkoj n'Kosove knoqna kejt, kurr nuk mkan diskriminu, as familjart e mij atje dhe as njerzt e tjer..oki nganjeher noj batut ta bojn amo veq kshtu sa me bo hajgore, jo per me t'ofendu...tash duhet me thon qe ka edhe mergimtar qe fryhen aq shum thu ti sa po eksplodojn, menjemdhoj jon, na shiten frajera e frajerica kur ni m*t sikur na jon, ktyne po qe duhet me ja mbyll kufinin se vijn n'Kosove veq sa mu fry e me mi tesh ovajet:grusht3:
 
Redaktimi i fundit:
S'eshte se jane vetem mergimtaret e Kosoves...po e njejta gje ndodh edhe ne Shqiperi :(
 
P.S.Sidomos ne Kosove eshte e perhapur nje fjale mjafte e rende per ta,ku mergimtaret nga vendasit konsiderohen si Shaci(Shatzi).Ata qe i injorojne thone se "shatzit"veshen teresishte ne te bardha,kane makina tipesh nga me te rejat...dhe ne lokalet ku ata frekuentojne cdohere marrin RedBull.

pse nuk osht e vertet a ?

veshen ntesha tash ajo veshje osht style nvendet ku rrin prap kjo sosht send

po kerret .. shum t'rrall jon qe i kan t'vet kerret e tyne tonat jon me kredite :D bohen kishem na jem dikushi ah thjesht baushtell punojn .. edhe redbull pin jo qe po ju pika aq shum po thjesht me ra nsy tek e fundit pije osht ato e pim edhe nks.. :D

thjesht po foli ktu per rinin pergjethsi se nuk jon te gjith si kta .. veq osht diqka qe mu personalisht som pelqen .. ki kerr tmir ki lek maj knaqu perveti jo me i qit demek un kokna boss :D
 
Pse at credin kush po ua pagun?? pse nuk kokan kerrat e vet aBlack??
Dikush nashta e tepron amo mos i shtini te tan me ni thes...
* per veshjen..ck perdoren me shum ngjyra te qelta sidomos e bardha,nuk asht se e berdha tregon qe je i "jashtem" thjesht se kjo ngjyr perdoret veres per shkak te nxeftit..dhe esht e bukur

vertet disa herè ka "discriminime" una kisha ni pal trenerka shum shum te bukura pantallonat bardh jani perdori veres se jan vertet komode dhe te lehta)..kur shkova atje nuk i vesha..psee se ta ngjesin Etiketen mejher mas shpine..qe erdhi shaci..ose sllovenka ausllanderka apo refugjatja :eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh:
 
Un ne shqiperi nuk jam ndjer aspak keshtu... Kam vesh te bardha kam pi redbull, makina qe dilja ishte OK. Ndoshta ngaqe un rri me shoqerine time dhe nuk para rri me njerez te panjohur, se di.

Gjithsesi ndoshta varet dhe si sillesh vete, dhe nuk e kam iden si mund te jet ne kosove sepse s'kam shkuar asnjeher.
 
un ne gusht 24 ore tu pi E TU HONGER jaM LOL PO SME PLAS Bukuroshi FARE CAR THONE TE TJERET A JAM REHAT UNA !! ROPT NE AL SMEREN VESH ASIHERE SI SHKON MIRE ASIGJE
 
Un ne shqiperi nuk jam ndjer aspak keshtu... Kam vesh te bardha kam pi redbull, makina qe dilja ishte OK. Ndoshta ngaqe un rri me shoqerine time dhe nuk para rri me njerez te panjohur, se di.

Gjithsesi ndoshta varet dhe si sillesh vete, dhe nuk e kam iden si mund te jet ne kosove sepse s'kam shkuar asnjeher.

Ajo dihet..nuk po flas per shoerin time..por n epergjithsi degjohen batuta/fore te tilla..dhe vertet nervat kacurrel t'bahen :lexim::lexim:
 
ajo dihet..nuk po flas per shoerin time..por n epergjithsi degjohen batuta/fore te tilla..dhe vertet nervat kacurrel t'bahen :lexim::lexim:
kurse mua nga shoqeria ime jam top sme bezdisin fare jan disa injorante te lagja sa here te shohin tu pi kafe te vijne ne tavoline dhe dun red bull po jane trapa se duan te perfitojne mua sme intereson por eshte huq i keq ti kur je ne tavoline pi car te pihet por jo per tu dukur un red bull 2 here kam pi ne jeten time por me votka jo lisho
 
Ne ne kosov ata djem qe vishen gati ne menyren e nje femre i quajn "Shancii"

Kurse femrat qe ven kozmetik te tepert i quajn "Kukulla Barika" edhe i bejn ato gjera si tha Black Devil...

(Pa ofendime per ata jasht shtetit ne ket forum)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top