Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente
“Turqia, larg duart nga tekstet e Kosovës"
Deputeti i PE-së, Bernd Posselt është shprehur se duhet të ndalet presioni i Turqisë ndaj qeverisë dhe historianëve të Kosovës
-Rishikimi i teksteve të historisë në Kosovë ka ngjallur reagime tek të huajt. Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Bernd Posselt është shprehur për agjencinë e lajmeve “Dtt-net” se “Turqia duhet të mos përzihet në librat shkollor të Kosovës për historinë lidhur me okupimin brutal prej pesë shekujsh të vendit dhe rajonit nga Perandoria Osmane. Në vend të kësaj duhet të mendoj se si t’ua mësoj historinë e saj të rinjve turq”. “ثshtë e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatore përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme” shton më tej ai. Sipas tij, librat shkollor duhet që të jenë të bazuar në të vërtetën. “Qëndrimi me të cilin unë e përkrah Kosovën është që Turqia të mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq”. Deputeti Bernd Posselt është pjesë e partisë CDU e kryeministres gjermane Angela Merkel. Kurse Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Ramë Buja ka komentuar iniciativën për peticionin e përgatitur nga 127 intelektual shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare në mesin e tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare, të cilët janë shprehur kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke, duke thënë se është me ata dhe se askush nuk mund ta ndërrojë historinë. Sipas tij, është nisëm e Komisionit Evropian që prej vitit 2004 që të rishikohen shprehjet e vrazhda të historisë, por jo të ndërrohet historia. “Absolutisht jam për ta dhe me ta. Sepse unë kam sqaruar edhe më herët se historia nuk do të ndërrohet. Mund të ndryshohet dhe të korrigjohet ndonjë shprehje që është jo adapte për të sqaruar por megjithatë historia nuk do të ndërrohet. Komisioni bënë punën më profesionale të mundshme që të korrigjohet dhe të shikohet diçka. Pastaj do të raportojnë duke u konsultuar me autorë të teksteve. Prandaj nuk do të bëhet diçka që do lëvizë në një tekst pa u konsultuar me vet autorin”, ka thënë Buja. Ai ka thënë se është bërë zhurmë e madhe pa qenë e nevojshme, sipas tij, nuk ka forcë asnjë qeveri dhe asnjë ministri ta ndërrojë historinë siç po interpretohet. Pak kohë më parë shteti i Turqisë ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës që të hiqen nga tekstet shkollore fjalët fyese ndaj Turqisë, për këtë qëllim MASHT ka themeluar një komision nga ekspertë vendor për rishikimin e teksteve të historisë, mirëpo ky komision do të mbikëqyrët edhe nga ekspertë të Turqisë. /Shekulli