Mos harro !!!!

Endrra

VIP
V.I.P
Meqe historia harrohet dhe kur harrohet perseeitet, po hap kete teme me fakte nga periudha e erret e kombit tone - komunizmit.
1978/Në burg nëna dhe e bija 13 vjeç e gjysmë
Nga Kastriot Dervishi.

Më 14.2.1978, një 35 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, shtatzënë, së bashku me vajzën e saj 13 vjeç e gjysmë, tentoi pa sukses të arratisej në zonën e Pogradecit. Të dyja u arrestuan. Sipas nenit 7 të Kodit Penal të kohës, mosha për përgjegjësi penale e një personi duhej të ishte mbi 14 vjeç. As ligjet e veta nuk respektonin. Por për të dënuar vajzën, gjykata falsifikon aktet e gjendjes civile, duke e paraqitur në gjyq 5 muaj më të madhe, sikur kishte mbushur moshën 14 vjeç. Gjatë kohës së paraburgimit në Pogradec, gëlltiti një bisht luge dhe rrezikonte jetën. U dërgua në spitalin e Pogradecit, por mjekët gjinekologë, kirurgë, patologë dhe radiologë, arritën në përfundimin se ishte stimulante dhe bënte kot. Nga këmbëngulja e të pandehurës, u dërgua në spitalin e Korçës dhe atje u konstatua se bishti i lugës ndodhej në stomak dhe rekomandohej operimi urgjentisht. Gjykata e Rrethit Pogradec, e drejtuar nga një grua, me vendimin nr.31, datë 9.5.1978, i deklaroi fajtore dhe i dënoi: nënën me 10 vjet dhe vajzën me 2 vjet heqje lirie. Nëna vuajti 4 vjet, 9 muaj, 1 ditë burgim. E bija, ndonëse fëmijë, thuajse e kreu të plotë dënimin, vuajti 1 vit, 11 muaj, 10 ditë burgim.FB_IMG_1644174780377.jpg
 
Detajet e dhunës të ushtruara mbi komunisten e re Hatlije Tafa janë përshkruar në raportin e sigurimit nga nëntoger Anastas Dushku.

Raporti :

“Nga muaji prill-maj 1945, në ish-Batalionin e IV të Brigadës, ish-kuestura e vjetër, në rrugën e Barrikadave), silleshin të burgosun prej Drejtorisë së Sigurimit dhe mbaheshin në birucat të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi”, shkruan efektivi, duke vijuar me tej se “Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejtoria e Sigurimit çdo natë oficerë dhe e merrnin në pyetje duke e torturuar gjithë natën“.

“Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë”.

Më tej efektivi përshkruan torturat mizore ku disa prej tyre përshkruhen me detaje:

“Një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje”; “Ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje ta përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj ngaqë nuk ishte në ment, ndyhej nën vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Me këtë pamje ajo i përngjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare. Por oficerët e Sigurimit vazhdonin ta merrnin në pyetje edhe në këtë gjendje”.
Efektivi shrkuan se 18-vjeçarja Hatije Tafa vdiq me një dorë e një këmbë dhe e çmendur.FB_IMG_1644177759759.jpg
 
ore mos harroni Soulin tuaj ju pa historia ... ehuhaa 🤣🤣
 
ore mos harroni Soulin tuaj ju pa historia ... ehuhaa 🤣🤣
Ne fakt fatkeqesisht .. as une qe e kam perjetuar ate kohe si di te gjitha mizorite e atij rregjimi .... imagjino brezat ne vijim ... nuk e di cfare eshte me keq .. shkelja e te drejtave te njeriut.. $hfarosja e trurit te Shqiperise, .. nderhyrja mizore ne formimin e njeriut " te ri ," ... apo heshtja totale e ndergjegjes te nje populli duke pranuar ne vijim sherbetore qe bejne Pakt Me djallin !!
Gjithsesi eshte dytyre e secilit nga ne te perballet ne menyren me brutale te mundur me te kaluaren tone te erret, qe pikerisht .. shpirtrat e ketyre te pafajshmeve te mos kene vuajtur kot !
 
Shif kur të na bien me hangër, kanë me prû ullij ose djathë që janë të krypuna, por nuk do biejn ujë. Prandej më ndigjo, mos prano me i hanger se do kemi etje. Dhimbjet e etjes janë ma të mdha se të urisë. Kur u banë pesë ditë pa hanger, pa pi, mue më kish fillu nji gjumë i randë, ndërsa ai ishte i shqetësuem. Më thonte shpesh:
-Falju nderës Zotit për këtë gjumë, por unë kam dhimbje.
Mbas pesë ditësh na prunë nga nji copë bukë misri me ullij dhe djathë bashkë. Frateli u çue e tha:
-Unë nuk i marr pa më pru ujë.
-Do t’jua biem mâ vonë.
-Jo. Nuk i marrim.
-Ti fol për vete, ky tjetri i merr.
-As unë nuk i marr pa më prû ujin.
Paçi veten në qafë. Un po ua lë këtu ushqimin. Në daçi hajeni, në daçi mos. Mbas nja 2-3 orësh gardjani erdhi përsri. Na menduem se do binte ujin, por ai veç ndali sa me pá. Gjella ishte aty ku e kishte lanë- e paprekun.
-Pse nuk hani?
-Bjer ujin pra.
Mbylli deren e u largue.
Mbas nja nji ore u ndigjuen përsëri ecje të zhurmshme nëpër korridor; u ndalen te dera jonë. Hynë mbrendë tre vetë. Kishin nji sahan me krypë. Na hypën sipër dhe perdhuni na mbushën gojën me ka nji grusht krypë, mandej u kthyen në punë të vet. Të shkretat gojë tona që s’patën me shka me u shpërla. N’e nesre lkura e gojës u rrjep.

At Zef Pllumi- Rrno vetem per me tregueFB_IMG_1644185790000.jpg
 
Rregjim i mallkuar,ne si popull kishim pas qene te mallkuar si nga zoti si nga zgjedhjet tona historike.
 

Shpella e Dom Nikollë Gazullit/ Prifti katolik u fsheh për 14 muaj, përndiqej nga komunistë​


-Pas shumë vitesh në kërkim, vetëm para pak ditësh është zbuluar ku jetoi në fshehtësi Dom Nikollë Gazuli, martir i krishtërimit-

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes këmbanëve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë.

Që prej atij momenti, ai do të shpallej armik i regjimit komunist dhe për 14 muaj, Dom Nikolla do të përndiqej. Për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ai u fsheh në një shpellë të zonës, e cila u zbulua rastësisht nga një banor i Shkrelit vetëm pak ditë më parë.

Kisha katolike kishte vite që kërkonte për ta zbuluar vendin ku Gazulli jetoi për 14 muaj.

Mëngjesin e 23 marsit të vitit 1946, Dom Nikollë Gazulli teksa doli nga kjo shpellë, u tradhtua dhe u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist.

Ai ishte një intelektual i madh, studiues e specialist në albanologji si dhe bashkëpunëtor i ngushtë në ruajtjen e gjuhës shqipe me Dom Gjergj Fishtën dhe Dom Ndre Mjedën.

Fliste 5 gjuhë të huaja, studionte histori e linguistikë dhe nuk pajtohej me regjimin komunist; këto ishin arsyet se përse regjimi e shpalli si armik të popullit dhe e pushkatoi. / Veritas.com.al

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Rrëfehet Dom Niko Sheldija: Si keci i humbur na ndihmoi të gjenim shpellën ku iu fsheh regjimit për një vit Dom Nikollë Gazulli​

Dom Niko Sheldija, famulltar i Kishës së Shkrelit në Malësinë e madhe ka rrëfyer se si është bërë e mundur gjetja e shpellës ku i ishte fshehur regjimit komunisht për më shumë se një vit, Dom Nikoll Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohës.

MALËSI E MADHE- Dom Niko Sheldija, famulltar i Kishës së Shkrelit në Malësinë e madhe ka rrëfyer se si është bërë e mundur gjetja e shpellës ku i ishte fshehur regjimit komunisht për më shumë se një vit, Dom Nikoll Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohës. Gjithçka nisur nga një bari në Vrith të Malësisë Madhe ishte në kërkim të kecit që kishte humbur. Keci kishte rënë pikërisht në këtë gropë që të çonte te shpella e Dom Nikoll Gazullit. Prania e një krevati, një kove dhe një enë në atë shpellë ngjalli dyshime, të cilat u shuan pas dëshmive të banorëve të cilët e kishin në memorie Dom Nikoll Gazullit.

"Famullija e Shen Kollit Shkrel Malesia e Madhe. Njё lidhje e fortё shpirtёrore. Ndёr vite mё shoqёronte fotografia e Dom Nikoll Gazullit nё famulli ku shёrbej Shkrel Malёsia e Madhe.

Kisha dёgjuar pёr tingullin e njё kёmbane qё ne janarin e vitit 1945 kishte tingёlluar fortё duke lajmёruar njё stuhi tё jashtёzakonshme qё do ta shkatёrronte krejt grigjen e Tenzot. Bariu ishte bёrё "armik "pёr pushtetin popullor tё asaj kohe dhe nё mesё shum intrigash tё vendosura nё pritё sapo agoj mengjesi i 23..03.1946 vritet D.Nikoll Gazulli.

Kan kaluar 73 vite fara e mbjedhur nё zemёr tё tokёs fillon duke nxjerrur tё vёrtetёn. Shum dёshmitar tё asaj kohe u munduan qё ta fshinin nga faqja e dheut historin dhe jetёn e D.Nikoll Gazullit duke qёndruar besnik tё pushtetit popullor. Tashti po ju sjellim si u gjetё vendёbanimi i D.Nikoll Gazullit( histori e lasht duket). Njё bari ndёrsa po kulloste grigjen e vetё nё mal pran fshatit Vrith i humb njё kec. Bariu i shqetёsuar doli tё kёrkonte kecin dhe kur u afrua pran njё kodre tё vogёl dёgjonte zёrin e kecit qё bёrtiste nё njё vrim ndёr shkёmbinj. Mbasi lajmёroj pjestaret e familjes pёr gjetjen e kecit hyren nё shpell pёr tё marrё kafshёn e humbur. Posa hyren brenda u ndeshёn me njё sorprizё ku gjeten njё shkallё tё kalbur dhe njё krevat drase shum i vjetruar. Fshataret ruajshin nё kujtesёn e tyre se nё atё shpell pёr njё vitё kishte jetuar D.Nikoll Gazulli.

Pёr mbi fshatin Vrith dhe pёrball Malit tё Veleçikut orёt dhe zanat e malit trazonin shpirtёrat duke u bёrё dёshmitar se kёtu kishte rёnё njё njeri i shenjtё qё shpirti i tij lumnon nё mbretnin e parrizit duke i qёndruar rojёs besnik mbi grigjen e vetё"
, shkruan Dom Niko Sheldija. / Shqiptarja.com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

DON SHTJEFËN KURTI, MARTIRI I KISHËS, PRIFTI QË U PUSHKATUA NGA KOMUNIZMI SE PAGËZOI NJË FËMIJ​


Nga Albert Vataj
Sot 46 vite më parë, më 29 shtator 1971, një burrë i pakuar në fizik nga torturat dhe mizoritë e monstrave të diktaturës, i lidhur këmbë e duar gjen vdekjen nga një breshëri armësh pushkatimi. Ai është meshtari Don Shtjefën Kurti, i cili do të ngjitej në altarin e martirëve të kishës, për “krimin” e vetëm, pagëzimin e një fëmije.
Kjo ngjarje, edhe pse e mbajtur sekret, u mësua nga Vatikani, dy vjet më pas, më 1973. Ndërsa publikimi i saj në pothuaj të gjitha mediat më të njohura të botës u shoqërua me protesta në dyert e selive diplomatike të shtetit shqiptar.
Këto ngjarje vunë në vështirësi kastën komuniste të Tiranës, e cila menjëherë nisi të kundërpërgjigjet me anë të makinerisë së saj propagandistike.
Jetoi, punoi dhe vdiq për idealet e shenjta. Varri i tij as sot nuk dihet, sepse trupi i’ u përdor si kadavër për praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, në shenjë urrejtje nga shteti komunist ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm që luftoi për liri, jetë dhe atdhe.
***

“…Një natë, mbas mesnate, më morën me makinë dhe më çuan jashtë Tiranës, më dhanë lopatën dhe më thanë: “Puna jote, pa gjyq mori fund, tani hape varrin tënd”. E hapa. Ata vunë skuadrën e pushkatimit dhe më thanë: “Prano aktakuzën, ose të vramë”. Unë nuk e pranova. Pas kësaj lufte psikologjike thanë: “Po e lëmë një herë në burg”. Kështu provoi përsëri ftohtësinë e burgut famëkeq të Burrelit. Dr. Lazër Radi kujton:“Natën e Krishtlindjeve, me dritë të errësuar, don Shtjefni thoshte meshën në mesnatë. Mbas meshe, kur u ndezën dritat, shohim dyshemenë të lagur nga lotët e tij”. Vuajtjet e këtij martiri të fesë nuk kanë të sosur. Ai e grishi zërin kur në shoqërinë shqiptare në rend të ditës ishin padrejtësia, shtypja, dhuna etj. Këto ishin arsyet e largimit nga plumbat e serbëve, këto qenë arsyet që u deskriminuan totalisht nga kasta diktatoriale në shtetin e tyre amë.

*** Pas 17 viteve privim lirie, një ditë të ftohtë nëntori të vitit 1963, largohet nga qelitë e burgut, për t’u ndjerë përkohësisht i lirë. fillimisht shkoi në famullinë e Tiranës, ku ndenji pak kohë me Don Mark Dushin, pastaj u kthye përsëri në kishën e Gurëzit. Punoi për riparimin, meremetimin dhe pajisjen e kishës me mjetet e duhura me ndihmën e fshatarëve. Fshatarët e Gurëzit shihnin te don Shtjefni njeriun e drejtë, njeriun e Zotit, që u falte besim shpresë dhe dashuri. Ai u ngrohte zemrat me fjalë të ëmbla dhe i orientonte drejt së vërtetës. Kur në vitin 1967 u mbyllën kishat dhe xhamitë dhe vendi ynë u shpall vend ateist, don Shtjefni me zemër të thyer u detyrua të punojë si punëtor në magazinat e fshatit ku kishte shërbyer një jetë të tërë.

Megjithëse në moshë të thyer, 70 vjeç, qe një shembull i shkëlqyer në punë dhe në jetë. Njerëzit i besonin dhe shihnin tek ai njeriun e shpresës. Dhe ai, si engjëll i vërtetë reflektonte dashuri për të gjithë, por edhe urrejtje për sistemin totalitar që po betonohej gjithnjë e më tepër. E shihnin kur punonte si punëtor në brigadë ose në magazinat e kooperativës bujqësore për të siguruar bukën e gojës. Por edhe jeta e re prej kooperativisti zgjati vetëm 3 vjet. Këtë periudhë e shfrytëzoi për të pagëzuar fëmijë fshehtas dhe për të bërë propagandë në besimin tek Zoti dhe urrejtjen ndaj sistemit totalitar. Por sigurimi i shtetit ishte afër, ai e ndiqte dhe e survejonte ne çdo lëvizje dhe pikërisht sepse pagëzoi fshehtas një fëmijë e arrestojnë për herë të dytë në moshën 73-vjeçare.

Në qershor të vitit 1970, don Shtjefën Kurti detyrohet t’u kthehet qelive të burgut. Arrestohet në fshatin Gurëz, të Kurbinit, me akuzën qesharake: “Ka kryer shërbime fetare dhe ka pagëzuar një fëmijë”. Detyrohet t’u nënshtrohet tortura çnjerëzore, kësaj radhe në moshë të thyer. Madje u ngrit edhe hipoteza e ekzistencën së një grupi armiqësor që po “sabotonte” ekonominë bujqësore, duke i shërbyer kështu Beogradit. Veç don Shtjefën Kurtit, në grupin “armiqësor” bënin pjesë edhe mjaft të tjerë, bij nga më të mirët, më të urtit e Gurëzit. Pasi denigrohen plotësisht, nxirren në gjyq, me dt. 30 korrik 1971, dhe trupi gjykues, duke improvizuar dëshmitarë të rremë arriti të japë dënime absurde dhe anikushtetuese.

Njeriu i madh don Shtjefën Kurti u dënua me vdekje-pushkatim, Bardhok Marku, 18 vjet burg, Fran Ndoci, 14 vjet burg për sabotim në ekonomi, Pjetër Biba 14 vjet burg, Agustin Preçi – mësues, 13 vjet burg, për propagandë tek nxënësit kundër pushtetit popullor, Zef Nishi 12 vjet burg dhe Ndue Leti 10 vjet burg. Të gjithë të pafajshëm, të gjithë me reputacion të padiskutueshëm në popull. E gjithë kjo, për të eleminuar njeriun e mirë don Shtjefën Kurti. Më në fund, shteti diktatorial ia arriti qëllimit. Arriti ta “nënshtronte” këtë emër të pavdekshëm, por vetëm fizikisht, sepse edhe përpara gjyqit ai qëndroi i palëkundur në idetë e tij atdhetare. Nuk e pranoi akuzën, duke iu kundërpërgjigjur gjykatësit: “…Jam ushtar i krishtit dhe i shërbej atij dhe nuk kam frikë as nga vekja, sepse jam i pafajshëm”.

Njerëzit, që ishin në kishë, e shihnin viktimën e sistemit totalitar me admirim dhe krenari. Figura e don Shtjefnit sa vinte e rritej përpara njerëzve. Më në fund u dha vendimi mizor, dënimi me vdekje – pushkatim. Me krenari dhe brengë në shpirt, ai shprehet:“Nuk më vjen keq se po vdes, por më vjen keq se jetën po ma merrni pikërisht ju…”. Kështu u shua ky kolos i atdhetarizmës, si qiriu u shua kjo jetë e stermundimshme që, megjithëse u akuzua për tradhëti ndaj atdheut, në të vërtetë u shkri për këtë atdhe.

Pas 8 muajsh burg, me 29 shtator 1971 të lidhur këmbë e duar, e dërguan para togës së pushkatimit. Shpirti i tij fluturoi në parajsë, për të mos u kthyer më kurrë, pikërisht në momentin që xhelatët komunistë tërhoqën këmbëzën e ekzekutimit, duke mbetur kështu symbol i perëndisë për popullin. Jetoi, punoi dhe vdiq për idealet e shenjta, për mbrojtjet e kombit, për të cilat do të sakrifikohej çdo shqiptar i ndershëm. Varri i tij as sot nuk dihet, sepse trupi i tij u përdor si kadavër për praktikat mësimore të studentëve të fakultetit të mjekësisë, në shenjë urrejtje nga shteti komunist ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm që luftoi për liri, jetë dhe atdhe. Tashmë ai është një nga dyzetë kandidatët më potencialë për tu shenjtëruar në Selinë e Shënjtë nga Papa, si hero i kristjanizmit mbarëkombëtar, si shenjtor.

*** Kanë kaluar 46 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e këtij meshtari të madh, por kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e besimtarëve, në zemrat e mbarë popullit, sepse vetë jeta, puna dhe aktiviteti i tij ishin një shkëndije e pashuar në mes të errësirës. Ai e mundi errësirën, e mundi sistemin diktatorial, e mundi komunizmin dhe tash ndrit ndër breza.

Një përshpirtje për këtë shpirt të shëlbyer dhe këtë vullnet të hyjshëm.

Një ditë pranverë të vitit 1925, pas përfundimit të studimeve në Universitetin Teologjik të Romës, prifti patriot dhe atdhetar Don Shtjfën Kurti do të trokiste në kishën e vjetër të fshatit Novosel të Kosovës. Në moshën 28-vjeçare do të niste misionin shpirtëror të meshtarit dhe misionin fisnik të atdhetarit. Jeta e Don Shtjfnit ka qenë një epope e vërtetë. Shpirti i tij i madh nuk u lodh kurrë, nuk i venit, nuk u mek asnjëherë, por gjithnjë dha një shembull të shkëlqyer se si mund të mbijetojë një njeri, si mund të japë vlera atdhetarie edhe mbi mundësitë që ka për popullin e vet.

Don Shtjefni lindi në Ferizaj të Kosovës me 24 dhjetor 1897, në një familje patriotike të njohur kosovare, si fëmija i 6 prej 9 fëmijëve që kishte familja. Pasi mbaroi shkollën fillore në Ferizaj, vazhdoi Seminarin Pontifik të Shkodrës. Rreth vitit 1914 mbaron shkollën e mesme dhe fiton të drejtën e vazhdimit të studimeve teologjike në Romë, duke i përfunduar me rezultate mjaft të mira dhe duke zotëruar pesë gjuhë të huaja, mes të cilave latinishten, gjermanishten dhe frëngjishten.

Pas përfundimit të studimeve, megjithëse i propozohet të punojë në Selinë e Shenjtë, ai e refuzoi këtë ofertë, meqë dëshironte t’i shërbente me devotshmëri popullit të tij. Kështu, pasi shugurohet meshtar në Romë, më 13 maj 1921, kthehet në vendlindjen e nënë Terezës në Novoselë të Gjakovës. Ditë të errëta po vinin për popullin shqiptar të Kosovës. Presioni, shantazhet dhe mizoritë ishin intensifikuar nga klika shoviniste serbe, prandaj edhe Don Shtjefni bashkë me vëllezërit e tij, Don Luigj Gashin dhe Don Gjon Bisakun punonin ditë e natë për të mbrojtur poopullin e shumëvuajtur kosovar nga sulmet shoviniste serbe.

Në pranverën e vitit 1925 don Shtjefnin e emërojnë në fshatin Novosel të Gjakovës. Këtu prifti i ri iu përvesh punës për edukimin e masës me dashurinë për fenë e veç të tjerash ndërtoi edhe një kishë të re në themelet e një barrake të vjetër. Në Kosovë kaloi për rreth tetë vjet një jetë të re aktive si meshtar, baritor dhe fetar dhe shpeshherë vuri jetën në rrezik. Veprimtaria e tij në dobi të fesë dhe patriotizmit ra shpejt në sy të autoriteteve serbe, prandaj shpeshherë edhe u kërcënua, por asnjëherë nuk u frikësua. Vrasja e at Shtjefën Gjeçov Kryeziut, në Zymë, e hidhëroi shumë, por nuk u tërhoq nga rruga e tij. Një herë një milic i kishte kërcënuar haptazi duke u thënë: “Edhe ju do ta pësoni si frati i Zymit”, e kjo nuk e dobësoi, por me dashuri punoi për ta ndihmuar popullin evendlindjes së tij.

Gjatë viteve që punoi në Kosovë, don Shtjfën Kurti nuk reshti së punuari, veç të tjerash, edhe për mbledhjen e shumë maerialeve dhe dëshmive mbi keqtrajtimet, Torturat dhe dhunën e ushtruar mbi popullsisë shqiptare të Kosovës nga sistemi diktatorial serb. Materialet e mbledhura janë sistemuar dhe radhitur në formë peticione e prej tyre lindi memorandumi i tre klerikëve të shquar, drejtuar OKB-së, me 5 maj 1930, me seli në Gjenevë të Zvicrës. Ky memorandum ishte konceptuar në 6 kapituj: Mbrojtja e jetës, mbojtja e lirisë, e drejta e pronës, e drejta e përdorimit të gjuhës, e drejta e shkollimit dhe e drejta e ushtrimit të fesë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Prandaj gazeta “Drita”, e Ferizajt, do të theksonte: “…Këta klerikë nuk do të mbesin në histori vetëm për peticionin drejtuar OKB-së në Gjenevë, por edhe për pasqyrimin e ankesave të tjera për çeshtjen kombëtare shqiptare”.

Megjithatë, duhet theksuar se deri tani ky memorandum ka mbetur i pari dhe i vetmi që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare për pozitën e rëndë të shqipëtarëve në Jugosllavi, me anë të të cilit kërkohet ndërhyrja e shpejtë kundër persekutimeve, keqtrajtimeve barbare dhe torturave që u bëheshin shqiptarëve të Kosovës. Për këtë qëllim tre vëllezërit shkojnë edhe në Beograd për të protestuar për vrasjen në pabesi të at Shtjfën Gjeçovit, por rezultati ishte minimal, sepse edhe përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë në Beograd ishte i pafuqishëm për të bërë një ndërmarrje të tillë.

Ky memorandum, që u paraqit në Lidhjen e Kombeve, pati jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare, sepse u demaskuan veprimet djallëzore të qeverisë së Beogradit ndaj popullit shqiptar të Kosovës, nga ana tjetër bëri që të dështojnë planet e Kragjeçoviçit për shfarosjen e popullit kosovar. Duke vepruar me ndërgjegje të pastër, në këtë mënyrë këta “Tre apostujt” të fesë shqiptare, i kishin marrë parasysh problemet dhe vështirësitë që do t’u dilnin. Atë kohë në trevën e Kosovës vepronin edhe organizata terroriste. Një nga më të egrat dhe më mizoret ishte organizata terroriste “Cerna Ruka”-“Dora e Zezë”, që drejtohej nga shovinistët e Beogradit. Janë pikërisht këta kriminelë që i sinjalizuan se ishin futur në listat e zeza të dënimit me vdekje, prandaj duhet të largoheshin sa më shpejt nga vendlindja e tyre, Kosova.

E ksperiencën e hidhur e kishin, sepse kishin parë me sytë e tyre si ishin likuiduar nga kjo organiztaë shumë patriotë shqiptarë, kishin përjetuar vrasjen në pabesi të patriotit të shquar at Shtjfën Gjeçovit, prandaj u detyruan të të largoheshin nga vendlindja e dashur me zemër të thyer. Natën pa hënë largohen nga Ferizaj i tyre i dashur drejt tokës mëmë, Shqipërisë, për të vazhduar me devocion rrugën e tyre ndaj fesë, Zotit dhe shqiptarizmës, por mendjen e kishin prapë te vendlindja e tyre e dashur, Kosova. Pas ardhjes në Shqipëri, në vitin 1930, menjëherë filluan punën e mështarëve, Don Shtjfën Kurti fillimisht u emërtua famullitar në Shënpremte, ku qndroi pak kohë, vetëm dy vjet.

E gjeti kishën e Shënpremtes pothuajse të shkatërruar. E kishte vlerësuar këtë vend të shenjtë jo vetëm për faktin se dikur kishte qenë Seli e Ipeshkvisë së Durrësit, por edhe pse pikërisht në këtë kishë ishte hapur e para Shkollë Shqipe nga Imzot Mark Skura në vitin 1632. Puna e tij vetmohuese idha jetë dhe shpejt u bë një vend nga më të vizituarit nga besimtarët. Në nëntor të vitit 1932 shkon famullitar në fshatin Gurëz. Vërtetë aso kohe gjendja ishte e vështirë dhe mjerimi kishte përfshirë gjithë masën e popullit, sidomos fshatarët e Gurëzit, që vazhdonin të vinin nga vendet malore të Kosovës e Mbishkodrës. Sidoqoftë, ai atje gjeti bujarinë, ngrohtësinë dhe burrërinë e malësorëve tanë trima.

Atje nuk kishte kishë. Në vend të asaj ishte një barakë e vjetër, prandaj u detyrua që gjithë kulturën e dijen e fituar në vendet perëndimore t’i vinte në shërbim të popullit, atdheut dhe fesë. Kështu, megjithëse në Gurëz qëndroi vetëm 5 vjet, arriti të ndërtojë një kishë të re, dhe çelën e saj. Kjo i solli shumë mund dhe djersë, po e ndjente veten të kënqur dhe krenar për këtë shërbim ndaj atdheut dhe kombit të vet. Këtu qëndroi deri në vitin 1937, kur me urdhër të diocesit kaloi famullitar në Tiranë. Këtu ai punoi me këmbëngulje në shumë drejtime, pasi edhe këtu gjendja ishte e vështirë, por Don Shtjfni i kishte vënë vetes detyrë të edukonte një rini të mekur me atdhedashuri që të besonte Zotin, pra të kishte kulturë fetare. Kështu ai, veç shërbimit fetar, mblidhte rreth fetes shumë të rinj dhe aktivizonte aktivitete fetare-kultuore për edukimin e të rinjve me ndjenjën e atdhedashurisë.

Në Tiranë punoi me ngulm për ngritjen dhe funskionimin e mjaft rretheve kulturore dhe artistike, letrare, teatrore dhe fetare, të cilat kishin si qëllim edukimin fetar dhe atdhetar të masës. Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe dallgët e hitsorisë, të gatuara nga sistemi totalitar, do ta përplasnin don Shtjfën Kurtin në brigjet e dhunës, torturës çnjerëzore e më vonë, në qelitë e burgut komunist. Kjo ndodhi me 27 tetor 1946, ku pas rrethimit të famullisë, forcat e Sigurmit e arrestojnë me akuzën e sajuar: “Bashkëpunëtor i organziatës terroriste të Sami Qeribashit, akuzohet për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”.

Akuzë e cila u vertetua katërcipërisht se ishte një farsë politike. Ky arrestim erdhi si rezultat i mospranimit të një thirrjeje të bërë nga diktatori E. Hoxha, që don Shtjfni të merrte në dorë drejtimin e fesë katolike dhe ortodokse në Shqipëri, me kusht që të hiqte dorë nga lidhjet me Vatikanin. Refuzimi i don Shtjfnit ishte kategorik, ai u tha: “Unë nuk mundem me tradhtue idealin tim, siç keni tradhtu ju Kosovën, dhe tani doni me i shit Titos Shqipërinë”.

Pas kësaj përgjigje dihet, arrestimi nuk do të vononte. Rrufeja mizore do të binte mbi njeriun e Zotit, por ai nuk do të përkulej, do ta priste me krenari dhe urrejtje. Kështu, në moshën 50-vjeçare detyrohet të provojë qelitë e ftohta të burgut. Fillimisht për të shfryrë urrejtjen ndaj tij, pushtetarët komunistë e dënuan me vdekje, por në sallën e gjyqit ai deklaroi: “Nuk i kam shërbyer askujt, vetëm Zotit dhe idealit tim, që kur kam veshur veladonin”. Dënimi iu kthye në 25 vjet burg. U transferua në burgun e Burrelit. Hetuesit mizorë i bënin tortura nga më të ndryshmet, vetëm që të përkulej, por atij i jepte fuqi Zoti, prandaj morali i tij në çdo moment ishte i lartë.

Vlash Prendi

zanimalsise.com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top