Mos e gjuani lëkurën e mollës

Kresha

A pretty face can never trick me


Një mollë në ditë me të vërtetë mund të mbajë doktorin larg, për aq kohë sa ju nuk e hidhni lëkurën e saj. Përbërja kimike e lëkurës së mollës është duke u kredituar me shumë përfitime shëndetësore, që nga ndërtimi i muskujve e deri tek mbajtja nën kontroll e peshës.

Acidi ursolik mban kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll, që do të thotë se një mollë në ditë me të vërtetë mund të bëjë mrekulli për shëndetin e gjithanshëm.

“Acidi ursolik është një përbërës natyror interesant dhe gjendet në lëkurën e mollës”, tha kërkuesi Christopher Adams.

Rëndësia e lëkurës së mollës është zbuluar nga Adams, i cili vendosi të kërkonte për një ilaç që pengon humbjen nga muskujt, mbajtjen e njerëzve më të fortë me moshën dhe largimin e vështirësisë për shërimin e të moshuarve.

“Humbja muskulore është një shoqërues i shpeshtë i sëmundjeve dhe i plakjes. Ajo zgjat shtrimin në spital, vonon rikuperimin dhe pengon njerëzit për të shkuar në shtëpi. Nuk është e kuptuar mirë dhe nuk ka ilaç për të. Por duket se acidi ursolik po jep rezultate të mira me eksperimentet që kemi zhvilluar deri tani”, ka thënë Adams. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top