Mos dashuro pa qene te sigurte sa ju do tjetri!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Poeti i njohur sirian Nizar Qabani thotë kështu:

"Kurrë mos dashuro thellësisht,
derisa të jesh i sigurt se personi tjetër
ju dashuron me të njëjtën thellësi.
Sepse thellësia e dashurisë tënde sot
eshtë thellësia e plagës tënde nesër."

270741909_10158830827324624_5897478651166464442_n.jpg

Po ju cfarë thoni miq???😁
 
Une di qe e kam mbyllur me dashurine lool
Kshuqe ne siperfaqe jam rehat :p
haha.
Aman se e kam lexu qe te shtunen kete dhe me ka mbet ne mendje.. Une ne fakt edhe jam edhe nuk jam :D
 
Po ore ti mir e thua po kujt ja thua pa mir ..Te ishte me komandim do ishim kenaq
 
Jo jo fasaden e kam te embel , thellesise i kam vene kycin lool
opo thuaj varet nga celsi .. ka dhe celssa qe hapin cdo kyc e brave :p
 
Me duket nonsens kjo qe ka thene ky poeti, me gjithe respektin qe mund te kem per te.

Njeriu dashuron sepse....dashuron...dhe jo sepse eshte i sigurt qe ne kembim te dashurise do marre dashuri.
Ka shum senc neper ate mendim sepse dashuria (po flasim per ate midis nje femre e nje mashkulli) nuk eshte nocion abstrakt e as shprehi e nje algoritmike me perfundimin ne vleren 0, por nje ndjesi qe kerkon dy, per tu bere e thelle dhe e plote.
Ka edhe disa qe dashurojne vet-vehten ne nje win-win situate, por keta nuk para i pershkruajne poetet.
 
Epo tani kur une dashuroj,dashuroj! Dhe dua ta shijoj,pa friken se sa eshte zhytur tjetri!?
Nese dashuria qe ndjej une ,nuk eshte dashuri per tjetren pale,normalisht do mbledhesh mendjen dhe do thuash ketu s`ka dicka reciproke.
Por ama s`mund te nisesh nje lidhje me iden,une e dua kaq,prit te mas e thellsine e ndjenjes se tjeterit qe kam perball!?
No sens!
Mendoj qe racionaliteti i dashurise aq sa mund te perdoret,dhe lejon dashuria,eshte tek forma se ke piketon zemra jote per te dashuruar.
Tani dhe te shkosh te dashurohesh aty ku nuk shikon asnje drite jeshile nga pala tjeter,i bie te mos dish te ruash veten.
 
Ndersa une e shoh si Zeri. ne fakt ajo qe thote Qabani nuk eshte 2+2. Une e kuptoj sikur ai te thote: Ruaje zemren tende! Kur njeh dikend ti nuk bie qe ne dite te pare ne fund te pusit. Dashuria vjen ne menyre graduale. Dhe neper ate dehje te ndjenjes qe ne pergjithsi rritet e rritet me ditet qe kalojne, ky thote qe mos shiko vec vetveten e te ujisesh ndjenjen tende, por kij zgjuarsine te kuptosh dhe dashurine qe te fal tjetri/tra. Sepse ne fund, perfundon duke u mbyt nga malli jot nese ajo qe te jepet eshte me e paket se ajo qe ti ke nevoje. E vertete qe kur dashuron dashuron, por ajo dashuri edhe te lendon dita dites, pavarsisht se njeriu nga ndjenja e madhe mund edhe te duroje per ca kohe. :D
 
Ka shum senc neper ate mendim sepse dashuria (po flasim per ate midis nje femre e nje mashkulli) nuk eshte nocion abstrakt e as shprehi e nje algoritmike me perfundimin ne vleren 0, por nje ndjesi qe kerkon dy, per tu bere e thelle dhe e plote.
Ka edhe disa qe dashurojne vet-vehten ne nje win-win situate, por keta nuk para i pershkruajne poetet.
Aaaaaa dashuri racionale thua ti?
Ashtu po, ashtu po, fundja dashuria eshte shume racionale dhe aspak iracionale!
Te uroj te dashurohesh me dike qe te do aq sa e do ti, asnje presje me shume e asnje presje me pak😁
Nje keshille kam-
Perpara se ta dashurosh pyete nje here sa te do dhe ne funksion te pergjigjes rrit ose ul graden e dashurise tende🤣😝
 
Rrofsh per keshillen por nuk kam butona per te ballancuar ose distiluar dashurine pasi ajo eshte bashkesi ndjesishe e si e tille ne te ka perberje te te gjitha kombinimeve te atyre kokteileve dale prej hormonesh e rritmike zemre pasi ne dashuri shkohet me zemer e jo me llogjike.
Nese individi qe ti mendon se ndan keto ndjesi nuk i tregon apo edhe ben te zorshmin/men athere dicka nuk shkon, dicka eshte ne mosperputhje me ate qe duhet dhene e marre.
Racionaliteti dhe reciporciteti jane kondita edhe ne dashuri.
 
Kjo qe ke thene me lart bie ndesh me ate qe ke thene ne postimin e pare, nejse, me mire vone se kurre😁

Kur flasim per dashuri une nenkuptoj nje raport dashurie dhe jo te duash dike qe nuk te do, keshtu qe dakord jam edhe me cfare ke thene nga fundi i postimit.
Nese dashurise i heq iracionalitetin behet nje ndjenje shume e rendomte, besoj je dakord edhe ti me kete😀
 
Poeti i njohur sirian Nizar Qabani thotë kështu:

"Kurrë mos dashuro thellësisht,
derisa të jesh i sigurt se personi tjetër
ju dashuron me të njëjtën thellësi.
Sepse thellësia e dashurisë tënde sot
eshtë thellësia e plagës tënde nesër."

Shiko fotografinë 1937008

Po ju cfarë thoni miq???😁
Çfar them unë:
Dashuroni o njerëz!
Pa çka se hapen plagë? Kjo na jep ndjenjën se jetuam. Fundja si e tha dikush: “duhet të jemi të kënaqur që ndodhi, e jo të dëshpëruar se mbaroi”.
Dashuria transformohet gjithë kohën. Duke pritur të gjejmë dikënd që na dashuron po aq sa ne, jemi të sigurtë se dashuria që kemi do ngelet e njëjta? Mendoj se me “plagët” që krijohen brenda një raporti, kuptojmë vlerën e vërtetë të dashurisë. 🤷🏼‍♀️
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top