Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mori pjesë në fushatë, largohet nga puna punonjësi i Sigurimeve Shoqërore

Mori pjesë në fushatë, largohet nga puna punonjësi i Sigurimeve Shoqërore
rama-21-655x356.jpg



Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtori Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të z. Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore”, Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të administratës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe denoncime të cilat po verifikohen.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës .

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back