Monumenti më i shtrenjtë është Kulla Eifel

Tuana

Nada é por acaso!
eiffel-tower-b.jpg


Kulla Eifel, struktura ikonë e kryeqytetit francez me lartësi 324 metra, është vlerësuar si monumenti më i kushtueshëm në Europë, me vlerë 436 miliardë euro. Sipas një studimi të kryer nga Dhoma Tregtare italiane “Monza e Brianza”, ky është monumenti më i shtrenjtë bazuar në imazhin, cilësinë estetike dhe frekuentimin. E ndërtuar në vitin 1889 si hyrja e harkut të Panairit Botëror Tregtar, Kulla Eifel është monumenti turistik më i vizituar në botë. Vetëm vitin e kaluar në strukturën e saj janë ngjitur 7.1 milionë njerëz. Ajo pasohet nga Koloseu në Romë, me vlerë rreth 91 miliardë euro, “Sagrata Familglia” në Spanjë me vlerë 90 miliardë euro, Kulla e Londrës me rreth 70 miliardë euro dhe Katedralja Duomo në Milano me rreth 82 miliardë euro/panorama/
 
Titulli: Monumenti më i shtrenjtë është Kulla Eifel

Vertet do mbetet ikon per shum vite tjera. sa qef kam ta vizitoj 1 her.Sikur te behet dikush dor lir te ma paguaj udhtimin do ja dija per nder.
 
Titulli: Monumenti më i shtrenjtë është Kulla Eifel

Qe kur hekri shitet kaq shtrejt ! 10 cent kg i hekrit eshte !! po te ishte bakr OK deri dikund edhe pse jo ai qmim sepse bakri e ka qmimin 4.5 euro :D
 
Back
Top