Monumente kulture, simbolika dhe historia

E**A**

Antarë i Respektuar
1. Këmbana e paqes

Fotot më poshtë janë të njohura për shumë prej nesh por jo të gjithë e dinë vërtetë simbolikën dhe historinë



2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

Këmbana e paqes është ideja e një prifti katolik Don Antonio Sharra i cili mbërriti në Shqipëri në vitet 90 dhe ushtroi aktivitetin e tij në zonën e Zadrimës në Lezhë. Pas 97-tës angazhoi fëmijë për të mbledhur gëzhojat e fishekëve kundrejt stimujve me libra, fletore, veshje, etj... Këmbana është realizuar me materialin e mbledhur në këtë formë.

Nëse bën një kërkim sot në rrjet thjesht me fjalët "Këmbana e paqes" emri i ideatorit dhe kontributorit kryesor priftit katolik nuk figuron ke asnjë nga 3 adresat kryesore

Screenshot 2022-04-14 at 5.25.16 AM.png


Në këto adresa jepet një informacion i shkurtër për simbolikën dhe historinë dhe përmenden emrat e Rexhep Meidanit dhe Edi Ramës.

Kush ishte Don Antonio Sharra:

Don Antonio Sharra, misionari që mbolli shpresën​

a52beb66b403984607068f078eef3f45_M.jpeg

Tom Therçaj

Në kujtim të Don Antonio Sharrës, (3 vjet pas ndarjes prej nesh), meshtarit që shërbeu 20 vjet në Zadrime, Lezhë dhe është nderuar me Urdhrin “Nënë Tereza” për kontributin e tij të shquar.

Vështirë të gjesh njeri që nuk ka dëgjuar për emrin e misionarit Don Antonio Sciarra. Ai erdhi në Shqipërinë fillim të viteve ‘90, në kapërcyellin e shekujve, madje edhe të mijëvjeçarëve. Sapo kishte filluar pluralizmi politik, ishte fituar liria e besimit dhe proceset demokratike ishin në hapat e parë. Pikërisht në vitin 1992, kur ëndrra e shumë njerëzve ishte të emigronin për një jetë më të mirë, të braktisnin Shqipërinë e mundimeve e skamjes së madhe të përjetuar në regjimin komunist.

Misionari që shumë shpejt do të fitonte zemrat e njerëzve vinte nga Europa në Ballkan, nga qyteti në fshat, nga rrugët e asfaltuara të Italisë, në rrugët e rrugicat e fshatrave të Zadrimës, ku qerret mbanin mbi shpinë varfërinë e skajshme.
Njerëzit punëtorë të fushave të kësaj treve kishin nevoja të gjithanshme. Mungonin ushqimet, veshmbathjet, ilaçet, energjia elektrike … ndërsa për mekanizimin as që behej fjalë. Puna në kooperativën bujqësore nuk ua kishte shpërblyer mundimin ndaj edhe shpresa ishte bjerrur. Jeta plot sakrifica e mungesa të gjithanshme, varfëria e skajshme deri te privimi i lirisë në regjimin komunist ishin skalitur në arat, shtëpitë e vjetra e portretin e njerëzve. Peizazhi ishte i zymte. Përballë atij realiteti shumë zadrimore si mijëra shqiptarë të tjerë morën rrugën e mërgimit në kërkim të fatit. Don Antonio famullitar dhe drejtor i karitasit dioqezan në Avezano kishte mësuar nga kronikat televizive në mediat italiane për eksodin biblik. Me siguri edhe gjatë udhëtimit për në Shqipëri është kryqëzuar në detin Adriatik me ata që edhe me gomone braktisnin vendin e tyre.
Kjo i kujtonte Don Antonios të atin që në moshën 55 vjeç emigroi në Argjentinë për të kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen e madhe me 8 fëmijë.
Në vizitën e parë qëndroi në Shqipëri. Nga kujtimet në formë ditari të botuara në librin Shqipëri të kam ëndërruar, përkthyer nga mjeku i njohur zadrimor Tonin Frani, kuptohet qartë së meshtari u dashurua shpejt me vendin e shqiponjave, me Zadrimën dhe zadrimoret. Ndryshe nga ç’ndodhi me priftërinjtë që janë të përkohshëm në misionet e tyre, ai mori vendimin për të qëndruar përgjithmonë pranë këtyre njerëzve.
Don Antonio kuptoi menjëherë e si askush tjetër nevojën që kishte Shqipëria për rizgjimin shpirtëror e shoqëror, për të nisur veprën e rindërtimit moral e qytetar, për të mposhtur nënshtrimin e dëshpërimin,- shkruan doktor Tonini në parathënien e librit.
Që në kontaktin e parë Dom Antonio u dashurua me Zadrimën dhe njerëzit e saj mikpritës.
Rruga e përbashkët ishte e gjatë, por para se gjithash duhej kthyer shpresa te banorët, besimi se fshatrat e tyre, shtëpitë e tyre, gjendja dhe fati i tyre do të ndryshojë. Kjo jo me frymën e shenjtë, jo me predikime e lutje të ndaluara e mohuara për dekada me radhë në sistemin ateist, por me punë e përpjekje, me përkushtim, duke ju kthyer bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë, vreshtarisë, kultivimit të ullirit e artizanatit. Dashurisë për tokën dhe dashurisë për njëri- tjetrin.
Të parat ndihma që kërkoi Don Antonio nga miq e tij italianë, e nga donatoret ishin vegla pune, kazma, lopata karroca dore e fidanë frutorë të zgjedhur. Kjo fillimisht ngjalli një lloj habie tek ata që kishin derdhur shumë mund e djersë ndër vite në pronën e përbashkët, por jeta e tyre ishte e varfër e plot kërkesa.
Don Antoino ndoshta se kishte lexuar librin e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli “Shqipëria një dhe një mijë”, (shënime udhëtimi në vendin tonë në vitin 1939) ku Zadrimën e quan të pasur falë tokës së zezë më të shtrenjtë se ari, por e kishte kuptuar se ajo ishte pjellore dhe premtonte për një jetë më të mirë për banorët e saj. Tashmë ata do të punonin për vetën e tyre e jo kooperativën. Misionari fitoi shpejt besimin dhe zemrat e tyre. Fronti ishte i gjerë, duheshin rindërtuar besimi (priftërinjtë regjimi komunist i kishte pagëzuar spiunë të Vatikanit, ende gjendeshin parullat Feja opium për popullin, Njeriu ynë i ri vepër e partisë etj.) institucionet fetare, infrastruktura, shtëpitë, shkollat, ambulanca dhe qendrat kulturore. Instrumenti magjik ishte ringjallja e shpresës që si askush tjetër e bëri misionari Dom Antonio.
E konsideroj fat dhe privilegj që e kam takuar e jemi miqësuar që në fillim, e kam ndjekur në projektet e tij në Zadrimë e në udhëtimet në Itali.
Tek ai ishin bashkuar misionari, arkitekti, agronomi, mësuesi, artisti dhe filozofi.
Madhështia qëndronte tek përulësia dhe thjeshtësia që e karakterizonte. Ishte gjithnjë në lëvizje, gjithnjë në kërkim, përherë mes njerëzve. I dëgjonte me vëmendje, i respektonte dhe nuk imponohej asnjëherë.
Një ditë në fshatin Krajn duke më treguar për projektet që do të realizoheshin në pjerrësinë e një toke që kishte “prodhuar” vetëm bunker, i them Don Antonios se duhet ta fillosh nga shkulja e këtyre simboleve të luftës e armiqësisë me Europën. Ishte fillimi dhe ende s’e kisha kuptuar se ai dinte vetëm të ndërtonte, të krijonte vlera dhe t’i jepte jetë e kuptim çdo objekti, çdo materie.
Sa hap dhe mbyll sytë mori një dosje tek makina dhe nxori disa skica. Bunkerët do të lyheshin me ngjyra, do të shkruhej fjala paqe me bojë dhe profile metalike sipër tyre. Një ide e shkëlqyer. Tashmë ata janë një destinacion turistik mjaft tërheqës.
Imagjinata dhe optimizmi i tij shkonin larg, ëndërronte, por jo si një romantik, skiconte ide, konsultohej me specialistët, qëndronte gjatë me fermerët, me blegtorët, me njerëzit në nevojë. Kishte magjinë të të afronte, të të bënte mik, të përfshinte në vrullin dhe ambicien e tij.
Një ditë vere të vitit 1995 së bashku me ambasadorin italian Paolo Foresti, të shoqen Ana dhe disa miq të tjerë italianë shkuam në Zadrime për të takuar Don Antonion. Shumë projekte të tij në Blinisht, Piraj, Krajn, Baqel etj., kishin marrë jetë. Zadrima ishte kthyer në një kantier ndërtimi. Punohej për ndërtimin e objekteve të kultit, në fushë, pemëtore, në përmirësimin e rrugëve, ngritjen e qendrave kulture etj..
Përballë një grope gjigante të porsa hapur në Krajn, Don Antonio tregon për projektin më të ri. Një rezervuar apo liqen i vogël me ujë burimi të freskët do të zbukuronte peizazhin. Por do të kishte edhe funksione të dobishme si për stërvitjen në gara noti të të rinjve, vaditjen e pemëve frutore të sapo mbjella si dhe për aqua-kulturë. Ishte porositur edhe raca e peshkut pas një konsultimi me specialistin Shtjefën Ndreu, bir i asaj zone, ish- drejtor i Ndërmarrjes se Peshkimit në Shëngjin.
I emocionuar nga ai realitet i ripërtërirë, nga gëzimi i fëmijëve dhe të rinjve ambasadori në çdo takim inkurajonte Don Antonion dhe të rinjtë për të shijuar frytet e lirisë në vendlindjen e tyre. Atë që nuk arrinin ta bënin institucionet e reja të tranzicionit apo operacionet humanitare si ai i quajtur Pelikan, (emri i shpendit që ushqen të vegjlit me sqepin e tij) e realizonte çdo ditë me vullnet e pa bujë misionari italian.
Ja si shkruan Don Antonio në ditarin e tij në ditët e para të mbërritjes në Shqipëri: -“Do te kisha dashur t’u afrohesha ushtarëve abrucezë, për t’i inkurajuar e falënderuar ata e për t’u lexuar atyre një faqe të historisë së kohëve të fundit të profesor Marko Pezola. “Shqiptarët i ndihmuan italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një prej momenteve të vështira për ushtrinë tonë, të kthyer nga disfata me Greqinë. Ushtarët italianë, të shpërndarë dhe të ndjekur prej ushtrisë gjermane qenë fshehur, strehuar dhe ndihmuar për riatdhesimin prej familjeve shqiptare, me një rrezik të dukshëm”. Është e vërtetë se Italia është duke u treguar solidare me Shqipërinë! Por në realitet jemi edhe duke paguar një borxh moral lidhur me të shkuarën.
Misionari që nuk njihte lodhjen, orarin apo komoditetin në përditshmërinë e tij. Jo, ai ishte mësuar vetëm të jepte pa asnjë shkëmbim. Te jepte mesazhe paqe e shprese t’u printe banoreve të zonës si bari i mirë në rrugën e Zotit.
Toka e bekuar e Zadrimës është djepi i Gazullorëve të vjetër e të rinj,Frang Bardhit, Gjergj Fishtes, Pjetër Zarishit, Daniel Dajanit, Don Jak Zekes etj..
Në 20 vite të misionit të tij ka shumë për të treguar. Projektet e realizuara janë të larmishme dhe njeri më i dobishëm se tjetri. Përkujtimi dhe nderimi vajzave të zhdukura, rivlerësimi i martirëve të fesë, formimi profesional i të rinjve me gjuhë të huaja e profesione konkurruese në tregun e punës.
Ngritja e shkollave profesionale, laboratorëve, fabrikave e punishteve, fermave të vogla bujqësore edhe me mbështetjen e miqve italianë të shoqatës me emrin domethënës “Rindërtimi” me qendër në Avezano, në Itali.
Shumë shpejt këngët, vallet dhe kostumet e Zadrimës do të bëheshin të njohura në Itali e më gjerë nëpërmjet shkëmbimeve kulturore e grupeve artistike. Filloi të krijoheshin njësitë e artizanatit për prodhimin e enëve të qeramikës, kostumeve etj.. Përveç vullnetit natyrisht kërkohej edhe formimi profesional i të rinjve ndaj ai gjeti gjuhën e bashkëpunimit e mirëkuptimit edhe me institucionet dhe donatorët për të siguruar mbështetjen financiare dhe ngritur shkollën e mesme profesionale.
Prodhimet “Made in Albania” të të rinjve zadrimorë morën rrugën e tregjeve europiane duke mundësuar sigurimin e të ardhurave për përmirësimin e jetës së familjeve Zadrimore.
Misionari, ndonëse fliste me gjuhen e zemrës dhe komunikonte më së miri me banorët e të gjitha moshave çdo ditë përpiqej të pasuronte fjalorin e tij shqip. Në këtë aspekt të rinjtë zadrimore ishin një hap përpara sepse mësuan me shpejt italisht, siç mësuan anglisht, njohuri kompjuterike, e profesione të ndryshme duke e kthyer në art çdo ndërtim të ri.
As viti i mbrapshtë 1997 nuk do ta përkulte Don Antonion, përkundrazi u qëndroi pranë banorëve me këshilla, lutje, ndihma e projekte, mbi të gjitha me farën e shpresës së marrëzia do të kalojë.
Projekti më i rëndësishëm dhe unikal në botë do të ishte Kambana e Paqes. Angazhim i fëmijëve dhe nxënësve, stimulimi i tyre për të mbledhur gëzhojat e armëve që u zbrazën në këmbim të librave, fletoreve, stilolapsave etj.. Ajo kambanë që e kam shoqëruar e filmuar në udhëtimin e saj në Itali së bashku me operatorin e talentuar të TVSH-së, mikun tim Bujar Kore, u bekua dhe përgëzua nga Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i Dytë me rastin e Ditës Botërore të Paqes: “ Gjej rastin të përgëzoj dhe përshëndes të rinjtë shqiptarë, ambasadorë të paqes për nismën e tyre origjinale”. Kambana u vendos me ceremoni madhështore në kryeqytet duke na kujtuar çdo ditë njeriun e mirë, misionarin largpamës Don A. Sharra.
Një tjetër kontribut i çmuar i tij është mikpritja e mijëra emigrantëve kosovarë të dëbuar nga gjenocidi serb.
Kampi i ngritur në Zadrimë në vitin 1999 ishte një model organizimi, mikpritje dhe humanizmi. Ushqime, veshmbathje, qendër shëndetësore, ilaçe, lojëra për fëmijë, asistencë sociale etj., për t’ju plotësuar kushtet e larguar dhimbjen njerëzve në nevojë, vëllezërve kosovarë.
Dashurinë e pakufishme që kishte për Shqipërinë dhe shqiptaret e tregon amaneti i tij për t’u prehur përgjithmonë në Zadrime mes njerëzve që i deshi dhe e donin aq shumë.
Sa më shumë vite do të kalojnë nga ndarja e tij, aq më shumë do të lartësohen, vepra, kujtimi dhe emri i misionarit të përkushtuar Don Antonio Sharra.

/ Artikulli për Don Antonio Sharra botuar 8 dhjetor 2015 në Kohajone.com
 

E**A**

Antarë i Respektuar
2. Vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Mit'hat Frashëri

40_big.jpeg

45_big.jpeg

02.jpeg

Të Shqiptarët gjithë i njohin Vëllezërit Frashëri, disa më pak Faik Konicën, akoma më pak Mit'had Frashërin.
Pak i njohin vërtetë veprat kontributet e tyre dhe shumë shumë pak e dinë ku prehen eshtrat e tyre.

Tre fotot më sipër janë monumente pranë njëri tjetrit ke kodrat e liqenit. Në foton e parë është varri monumental i vëllezërve Frashëri, në fakt në të ndodhen vetëm eshtrat e Abdyl dhe Naim Frashërit pasi eshtrat e Sami Frashërit ndodhen në një varr monumental në Turqi për shkak të kontributeve të mëdha që ka dhënë për reformën e gjuhës Turke.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
KOLORO_1652646557091.jpg
Monumenti "Klithma" e vendosur ne qender te Elbasanit prane hamamit te pazarit si simbolike e gjenocidit grek ne 1944tren ndaj Camerise si dhe per te kujtuar ndihmen qe i dha populli Elbasanit duke strehuar popullaten came.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
cb4fcb2a-6203-46d3-b98c-c0310ebff426.jpg
Varri i Sulejman Pashes. Ne qender te Tiranes. E vetmja pjese e mbetur nga kompleksi ku kishte dhe xhamine me te njejtin emer.
Varri eshte bosh, por ruhet si monument kulture, ku dhe eshte restauruar se fundmi.
Ndertimi modern krah tij, duket ose sikur do t'a gllaberoje, ose sikur do ti krijoje hije! 😁
 
Top