Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend në tjetrin

Abisi

offline✌
Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend

Prej pak ditësh, një nga diskutimet më të zjarrja në rrjete sociale lidhet me shfaqjen e disa monoliteve në vende të ndryshme të botës.


Monoliti – një strukturë e vetme, e pandarë dhe e madhe, që përbën një masë të vetme, zakonisht prej guri – u shfaq për herë të parë në një pyll në Rumani.


-785-0-5fcf2bf1f35db.jpg



Më pas, struktura prej argjendti u shfaq në Utah muajin e kaluar dhe u hoq me shpejtësi, njësoj si në Rumani.
Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend


Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend

Një monolit i ngjashëm u gjend në një majë mali në Kaliforni.
-785-0-5fcf2c080d997.jpg

Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend

Pas Kalifornisë, në fundjavë një monolit u pa në Hollandë.
-785-0-5fcf2c17eee41.jpg
Së fundmi, radha ishte e Isle of Wight, një ishull në Angli. Monoliti u gjet nga dy banorë, të cilët po shëtisnin qenin në plazhin e preferuar. Një zëdhënës i National Trust, i cili zotëron pjesën e plazhit ku u ngrit monoliti, tha për CNN se organizata nuk e dinte kush e vendosi atë.


Për momentin është ende e paqartë se kush qëndron pas vendosjes së monoliteve. Pak ditë më parë, The Most Famous Artist, një kolektivë arti e manaxhuar nga një artist me bazë në Santa Fe, New Mexico, reklamoi të njëjtën strukturë në faqe, e cila u shit më pas për 45,000 dollarë, por nuk dihet nëse The Most Famous Artist është përgjegjës për monolitin.

anabelmagazine.com​

 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
BULLSHIT!
 

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
A nigjut at shkenctarin izraelit qe thoshte qe Ufo-t kane kontaktu presidentin amerikan lol?

Prit ta gjej si artikull...?

Lol

Ore dhe ufot le te vijne tani. Me ket dreq covid qe spo na kalon mua spo me ben me pershtypje asgje. Pale kur lexoj keto komentet konspirative per vaksinen qe sduan ta bejne injorantet. Ta provojne nje here si ishte covidi pa ta shofim do ta bejne a jo vaksinen. Imagjino me me zen prap se di ca mund te bej lol
 

MrCool

Old School.
Po pse behen lajme kur paskan qene te vendosur nga njerez?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Kam lexuar keto dite per keto "fenomenet mbinatyrore" artistiko shkencore

dhe perfundimi ishte nje kolloqifte me rigon
 
Top