Monitori i Philipsit me kornizë ndriçuese

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Monitori i Philipsit me kornizë ndriçuese

philips%20monitor.jpg


PhilipsKompania MMD prezantoi LightFrame monitorin inovativ të Philipsit me kornizë ndriçuese të kaltër. Ky inovacion është rezultat i hulumtimeve të Philipsit me të cilat është argumentuar se drita në masë të madhe ndikon te syri i njeriut dhe se drita e kaltër relakson dhe pushon sytë. Duke u nisur nga këto njohuri, Philipsi e dizajnoi monitorin e ri LightFrame prej 22-inçë pikërisht me kornizë të kaltër, që të zvogëlojë mundimin e syve gjatë punës me kompjuterë dhe të përmirësojë përqendrimin. Falë këtij inovacioni, monitori atraktiv LightFrame është ideal për personat të cilët më gjatë kohë kalojnë para kompjuterit.
Përveçse siguron shfrytëzim më të këndshëm dhe më pak të mundimshëm, monitori LightFrame ofron edhe cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë. Me kontrastin që është 12000:1 dhe kohë të përgjigjes prej 2ms, monitori i ri ka dhe teknologjinë SmartImage e cila në mënyrë automatike përmirëson kontrastin, ngjyrat dhe mprehtësinë e fotografisë dhe videos. Rregullimi dhe përshtatja e fotografisë është mundësuar nga teknologjia e patentuar e avancuar TrueVision, me të cilën arrihet cilësia e lartë e fotografisë. Lidhja me aparatet tjera është siguruar me hyrjet VGA, DVI dhe USB.
 
Back
Top