Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kushdo që ka përjetuar vetmin,e ka përjetuar shpesh edhe të bërin monolog me vete .Kështu më ndodhi dhe mua me kalimin e kohës.Gjithçka kishte të bënte me "rritjen" ,dhe në krye të çdo vitit rrethi i shoqëris sa vinte e ngushtohej.Dhe ja adoleshenca më gjeti thuajse vetëm ,e distancuar dhe i vetmi person ku mbështetesha ishte vetja ime .Ajo që e gërryen personin e vetmuar është fjala e mbajtur në vetvete ,por ashtu natyrshëm shpesh veten e gjeja duke bërë monolog ,dhe mund të them që askush nuk më ka ngritur në këmbë në situatat e vështira veç saj .Shpesh e pyesja veten nëse jam e çuditshme,apo diçka nuk shkon me mua që unë përfundoja vetëm për vete me të,dhe vetja më buqeshte nga pasqyra duke më thënë që jan të tjerët që nuk të përshtaten ty.Në ambjentet shoqërore isha shumë e qet,madje edhe kur më lëndonin dhe më bezdisnin unë thjesht buzëqeshja ,por sa shkoja në shtëpi dhe kyçesha me veten bëhesha shumë agresive ...qaja ,bërtisja doja të mos dëgjoja asnjë njeri ,as veten duke monologuar .Rebeshi kalonte dhe dielli lindte përsëri,dhe gjithë ai rebesh ngelte në të shkuarën bashkë me kujtimet e tjera. Ngrihesha ,buzëqeshja dhe i kërkoja falje vetes për atë agrisivitet dhe premtoja se do bëhesha më e fortë dhe më solare me veten .Me kalimin e kohës e arrita mund të them,por ........
Ka vazhdim por po përtoj,kaq për sot 🤍
 
Jetoj
Shikoj këtë botë të varfër si funksionon
I miri në kandar më pak se i ligu përfundon
E vërteta më poshtë se gënjeshtra qëndron
Njerëzit jan pa ndjenja veshur me maska
Errësirë pa fund dhe dritë zor se paska
Gjykohesh nga të pabes,që qëndrojn në maj
Nga dredhakët e shtirur që të bëjnë me faj
Sa shumë thashetheme o zot mbizotrrojnë
Si ka mundësi këta rob veten e vet se shikojnë
Më vjen tu bërtas atë egoizmin e shëmtuar
T'ua gërvisht të vërtetën e ti nxjerr zbuluar
Nuk mundem e vetme që ti përballoj
Ama karakterin e kam të fortë,
për këdo që do sulmoj
Jam realiste ti them çfarë meriton
Le të mbetem më e keqa
Se llogaris atë opinion
Unë nuk di dredhi ,ti them gjërat ashtu siç janë
Nëse kam diçka shpirti im dot sta mban
S'di thashetheme apo të të mbaj lojën
Jam aq rebele sa di të ta mshel(mbyll) gojën 😊
 
Shkrim i viteve 2007 2008 besoj🤣

I marrosun jam mas tejet
ftyra jote vec m'del n'anerr
her si shtrig e her si zan
her si burr her si jatam

n'chat kerken s,la me t'gerga
fol pa fol i ve un ban
i marrosun jam mas tejet
m'duket vedi krejt hajvan

ti je yll ,drita e syve t'mi
t'ka fal zoti vec per mu
mu ne chat perpara tejet
m'duket vedi pa ken hu

jena njoft tuj u shkru n'chat
ti ne zyr e un n'shtrat rat
thurme plane e ca nuk shkrume
tash 6 vjet vec su takume

miken vitet, na dulen thijat
ti qan tujat,po ske pa 'tmijat
ftyra jote m'del vec n'anerr
si sme dole nji her n'kamer

gjithom m'thu qe te vjen marre
edhe n'pun t'percjell jatam
un me shpres po kaloj vitet
per me pa kush a matan 🤣
 
Natë...
Një heshtje shurdhuese mbizotëron sonte,ku vetëm tik-taket e orës kërcasin në sfond.
Tik-tak...tik-tak...E cuditërisht më kujtuan ritmin e rrahjeve të zemrës tënde.
Sonte qenka një nga ato netë të shpeshta kur udhëtoj pas në kohë e vij tek ti.
Ti më pret krahë hapur,me buzëqeshjen që më falte jetë,e ashtu si fëmijë strukem në kraharorin tënd e rri gjatë,aq gjatë sa shpirti im mbushet plot.
I mungon kaq shumë jetës sime,saqë shpesh herë përpiqem mos të zgjohem nga gjumi kur takohemi në ëndrra.
E kur zgjohem ndjej një dëshirë kaq të madhe të të nxjerr prej ëndrrash e të rri me ty.
Më mungon aroma jote nanë,zëri yt që ishte aq shplodhës për veshët e mi.
Këshillat e tua aq me vlerë për jetën time.
Do doja të të kisha shijuar pak më shumë.
Të t'a shprehja edhe më shpesh se sa shumë të kam dashur e do të të dua deri në ditën kur të takohemi në përjetësi.
Deri atëherë do mundohem të jem një shembull i mirë për njerëzit që më rrethojnë, ashtu si t'i ishe për këdo që kishe afër.
Krenare përjetë që në venat e mia rrjedh gjaku yt...


Dedikuar gjyshes 😊




 
Trokitje gotash, qelqi puth qelqin.
-Gezuar!
Njezërsha kumbojnë tingujt nen gojet e ndryshme..
Dhe pyetja e zakonshme
-Hë si je? Si ishte andej?
Gelltit mallëngjimin tok me shijen e alkoolit, dhe përgjigjesh gati heshturazi, por gati i vetëdijshëm.
-Mir'
 
IMG_20221129_160315.jpg
Mendime të zbrazëta që të bllokojnë të gjithë frymëmarrjen ...po pikërisht ajo psherëtima mbytëse që ti e çliron për lehtësim
Pastaj ngrihesh në këmbë,dhe fillon bën ecje të përsëritura nëpër dhomë duke u përpjekur të dalësh nga ajo gjendje
Bën sikur merresh me diçka por dora nuk i përgjigjet asaj që duam të bëjmë por i përgjigjet pikërisht asaj që kemi në mendje,dhe në fund e gjejmë veten përsëri të ulur në vendin ku ishim.Normal këmbët nuk të mbajnë,dhe të duket sikur qëndrimi ulur është shërim për ty në ato çaste .Mendimet e zbrazëta këtë herë marrin kuptim dhe në mendjen tënde vjen emri që të ka sjell në atë gjendje ,por pastaj ti ngrihesh në këmbë se krenarinë e ke më të fortë dhe shkel çdo gjë duke i hedhur përtokë të gjitha,bashkë me mendimet.Reflekton ,dhe pasi lodhesh nga ecjet e shmangies së mendimeve boshe ,arsyeton dhe përfundon diku largë asaj që ndiejmë duke përqafuar atë që duhet ....
 
E dashur, e ke parasysh atë rimelin që e ngacmon me duar padashje? Shpërbëhet mbi sipërfaqen e syve nga pakujdesia, harron që ti je zbukuruar, e më pas kujdesesh që ta pastrosh dhe rivendosësh sërish...
Siç ndodh me "bojën" e zezë të syve, ashu duhet të marrim e nën kontroll ca papastërtira, që thjesht mundohen të lënë njollë mbi ne, por me solucioniet njohuri, pjekuri, dhe durim, ia del..
Askush dhe asgjë nuk duhet lënë të deportojë negativisht në shpirtrat tanë, se kemi një privilegj që : i shtypim si mushkonjat në verë, duke mos i lënë të na thithin gjakun si shushunja..
Ti je vetë xixëllonja e jetës tënde, ke atë magji që të shkëlqesh e në mes të ditës dhe jo vetëm.
Andaj , tregoje veten në çdo kohë, pa revoltë dhe arrogancë, je sharmante dhe ji unike për forcën që të karakterizon!
 
Një poezi për @Soulmind t’a lexojë kur të zgjohet nga gjumi 😁🤗

Fundvit

Vitet ikin
Njerëzit nxitojnë

Për ku nxitojnë?
Përse nxitojnë?

Përherë nxitojnë
Diçka duan të të provojnë

Çfarë duan të të provojnë?
Kujt duan t’ja provojnë?

Nuk di
Duket sikur përherë kanë kë të sfidojnë

Jetgjatësinë e diellit duan të parashikojnë
Buzëqeshjen e hënës duan të ngadalsojnë

Si lindi universi duan të të tregojnë
Shpejtësinë e dritës duan të tejkalojnë

Pyetjet “përse?” duhet të përfundojnë
E ardhmja, e panjohura, përse të ekzistojnë?

Një mesazh në përjetësi duan të dërgojnë
Ekzistencën e tyre duan të të provojnë

Kujt duan t’ja provojnë?
Përse nxitojnë?

Në fundvit ndalojnë dhe mendojnë
Këtë copëz jetë përse të mos e shijojnë.

Natën 😁
 
Thonë se kush nuk ka fat me paranë,ka fat me dashurinë.
Po nëse nuk ke fat me të dyja,i bie të jesh 0.
E kam kuptuar që e vogël se unë do të përfundoj vetëm.
Por jo që do ngelja që në moshë të re.
Gjithshka filloi me vdekjen e babait.
Unë jam shum e dashur,e ndonjëherë mendoj se jam e ngjitur.
Umë u shkruaj njerzve shpesh,ndoshta kjo i mërzit.
Unë jam tolerante,e shum herë kanë përfituar.
Unë prita 3 vjet,ai nuk u kthye kurrë.
Po nuk prita të thyhem.
Nuk prita tē zhgënjehem.
Rri e mendoj se ku e lëndova.
Nuk i kërkova gjë.
Doja dashuri.
Mos vallë është mëkat dashuria.
Unë nuk dua të ndjej më.
Unë nuk dua të bie më në dashuri.
Dashuria është e dëmshme për mua.
 
...koha ka nje lageshtire ne ajer,duket sikur nga momenti ne moment bulzimet e shiut do prekun fytyren time,
asfaltin e shkelur dhe disa gjethe te harruara dhe te torturuara nga ererat e vjeshtes.
dritat ndizen ne te njejten ore si cdo darke,kalimtaret kalojne si cdo nate,,,keto rruge qe kurre nuk pushojne.
Nganjehere te duket nje kalendar veprimesh i njejte pa asnje ndryshime nga dita ne dit,viti ne vit apo festa ne fest.
Ndoshta keshtu jemi te programuar si mekanizem njerzor.
As nje puthje spontane poshte nje peme qe dy te dashuruar shkembejne,ste ben te ndryshosh shume mendim mbi kete rutin.
Sepse dhe ai shkembim eshte dicka qe ndodh ne cdo kohe, e po ne cdo kohe diku tjeter nje puthje shuhet.
Ja keshtu plotesohet tabola e nje programimi njerzor.
sic thone nje e qeshur lind nga nje e qare dhe e kunderta.
Duket qe ne prodhojme dy vektor te kundert per te krijuar rrymat e mbajtjes magnetike te shpirtit njerzor,ne forme qe mos te mbytemi me duart e tona.
Do thuash cfare i do duart tona per te mbytur veten,ku vete bota shpesh behet mbytse.
Gjithesesi vete ky globi yne i vogel eshte nje fushe magnetike qe rrin ne ajer duke na mbajtur ne si qenie inteligjente shume.
Ndoshta dhe qendron,universi eshte perberja jone.
dhe ne ndoshta jemi ne rritjje e siper te nje niveli shpirtror tjeter,ndoshta per te kapur kete rritje na duhen dy krah te kudnert te ndertojme,te miren dhe te keqen.
luften dhe paqen.
dashurine dhe urrejtjen.
veren dhe dimrin.
ndoshta kostoja e nje nvieli tjeter jane keto.
Me rendesi qe filloj te bulzoj ky shiu i kesaj darke,xhiroja vazhdon, nje tjeter drite ne nje cep ndizet,per te na thene qe drita gjendet kudo.
Por me ndricusja ndodhet brenda nesh.
Provo te mbyllesh syte dhe te ecesh me driten e shpirtit.
Aty do takosh endrrat e tua , do kuptosh qe universi eshte nje loje psikollogjike,qe nuk do e mesosh kurre nese eshte iluzioni i lindur nga ti,apo vete universi eshte iluzioni yt.

Athine;17.12.2022.
ora: 8:01.pm.
 
janë përshtjellu datat , janë ba lesh e li, e nëse do kisha një ruletë ( spin) e ta rrotulloja fort, kudo që tu nalte, janë tana ditët isoj...
dit t'kuptme, pa ngjyra, gri, t'fofta kallkan e monotone..
najherë e hupi krejt, mshkojn lotët curril, e masanej i thirri vetes e mduket si naj andarr e keqe..

nuk jam as e para , ene e di që nuk duhet mu ankue , por boll u pshtoj syve të atyne që m'rrethojnë, tpaktën në syt e juj kureshtar ska gja..

nuk jan momente dobësie, por najhere kam nevojë me e shpreh atë çka shpirti mbart, edhe pse mduket sikur
mu ka kompletu albumi i zhgënjimeve..
 
...e dehur mes ditesh te harreses.
zgjohem ne nje breg te braktisur nga njerzit.
qetesia verbonte bardhesine e ati agimi endrrash.
degjohej nje muzike kailandues zogjesh pranvere.
bulzimet e disa pikave shiu kishin ngele ne ca petale qe sapo kishin cel.
dukej sikur nje pravere ne fillim
e dehur mes ditesh te harrese,dimrave te ftohte,dhe mendimeve te vdekura.
ne nje pranvere te vonuar ,zgjohem ne nje breg te braktisur nga njerzit.
Me ne fund e qete,nga huligan dhe kanibal qe shkrumojne cdo pranvere njerzore. :))

Athine.
3.3.2023.

ora; 18;15.pm.
 
E ulur perballe vetes…dicka Brenda meje ecen si gjethet kur lumi I perkund bute…

Njerez qe flasin…qe bisedojne…mes tyre dhe ti..dhe ne momentet qe shkruaj…bota ndalon se egzistuari..

Kur shkruaj lidhem me shpirtin..me veten time me te larte…

I kerkoj udhezim..dhe c’me dergon subkoshienca ime…fotografi..tinguj e arome qe shqisat e mia te pa gabueshme I ndjejne..ne hapsire dhe kohe…ndoshta edhe me mijra km larg…

Por une nuk kam ngecur askund..

Kete I kujtoj vetes shpesh..

E kaluara me ka mesuar te kthej koken pas…por jo te ngece aty…

Ta shoh si fotografi…

Tek jam une..ulur mbi barin e bute…dhe fytyren kthyer nga dielli I mengjesit..

Ndihem e lire e gjalle…dhe prej se shkuares kjo eshte ajo qe une kam marre…

Dashurine per jeten…pasionin per jeten…

E shoh ate fotogafi dhe buzeqesh…

Sa shume je rritur..

C’njeri I mrekullueshem ke qene dhe je..vecse sot je e vetdijshme per kete..

Ne imagjinaten time ne kete moment…nuk perfshihen njerez..por sigurisht ndjesite do te jene perhere aty…

Mjafton nje detaj..

Nje melodi..

Nje pershperitje ere e bute..

Keto femijen Brenda meje e rizgjojne gjithmone…

Vajza creative kishte harruar te shkruante per veten…

Dhe sot ne dt05/05/2023 e gjeje veten ulur perballe kompjuterit….duke lulezuar serisht…

Cfare do qe te ndodhe me ty…ajo te cilen ti ke lindur nuk vdes kurre…

Dashuria per gjithcka qe eshte…gjithcka qe egziston…do te ece bashke me ty..

E do te kete momente qe do kujtohesh se sa bukur eshte ti shkruash vetes…

Dhe se dikush mund te frymezohet nga ti..

Ne nje dite pranvere si kjo..

Mos harro ti kujtohesh vetes se kush je…dhe qellimin pse ke ardhur ne jete..

Une jetoj kur krijoj…une jetoj kur shpirti im ecen mes reshtash..

Nuk jam kurre njeriu qe zhurmoj me fjale…

Une jam ajo qe vij tek ti permes heshtjes…bute…

E ulur sot perball vetes…une vajza e rritur…nuk kerkoj asgje..sepse gjithcka me eshte dhene qe ne lindjen time…

Ajo cfare dua..e do ta dua gjithmone do te jete…

Te duash gjerat e vogla…ne dukje…

Nje melodi…nje fjale…sepse dashuria ..lind permes fjaleve…

Kete diell qe po na ngrohe…

E kete emocion qe perkund mendimin…ta marresh me vete gjithmone…

e premte gjithe dita...
 
Rroft 5 Maji

M’ka pas than nji shok prej Puket
N’nji ditë veret per aksham
Per me ken veteran luftet
Sasht e than me dal partizan

78 vjet qe ka maru lufta
Me festu jan shtu shum data
Kti si ka than kush te lumt pushka
Tash e kan mush me dekorata

Kurr s’kam fol un ven pa ven
As nuk qes teka si fmija
Ky a ma i ri se baba jem
Qe ka le kur a themelu partija

Si u meka sot prej vajit
Njikja foto m’qiti pun
Ky s’na ka besa pik fajit
Kti mi var nji gur e me e hedh n’Bun.😁


FB_IMG_1683296978617.jpg
 
Ndjesi te cuditshme perjeton njeriu ndonjehere…

E ulur qendroj bashke me mendimet e mia qe ecin kuturu..

Nuk rend drejte asgjeje.ndonese shpesh asgjeja me terheq..

Pertej dritares shoh njerez qe nxitojne…

E kjo shpesh me bene te mendoj se sa pak gjejme kohe per veten..te ndalojme…te reflektojme..te ulemi e te qendrojme per pak…te shohim natyren..diellin…shiun..diten e re..

Sot dola nga shtepia me shume deshire…e lumtur te pushtoja diten e re..

Shpesh I shoh njerezit te menduar…

A thua se do jetojne 2 jete?...

Shpesh me thone se nuk e vras mendjen…e me perkufizojne si njeri qe qesh dhe e marre jeten lehte..

Dhe po…kjo eshte ajo qe une kam Brenda vetes…ky eshte pakti qe une kam bere me zotin…do ta marre jeten lehte…sepse si une nuk vi me ne kete toke…dhe dua te shijoj c’do moment…

Per sa kohe kam shendet te mire…atehere une perballoj c’do sfid…

Dhe ne duhet ta dashurojme c’do sfid qe jeta sjelle..sepse fal tyre rritemi..

Une jam natyre qe nuk qendroj dot e kufizuar…

Une e dua lirine…e dua hapsiren qe me jep mundesi te beje gjerat qe dua…sipas menyres sime…

Dhe kete duhet ta kerkoj c’do njeri prej vetes…

Te mos kufizohet asnjehere nga asgje…

E dua kete dite te re…

E dua kete mengjes te ri..

E dua momentin kur shkruaj…lidhem kaq shume me veten…

Ajo cfare vetes si them shpesh: eshte te buzeqesh c’do here…te marre me te miren prej jetes….

Jeta I ngjan nje trendafili te bukur…me arom dhe ngjyre fantastike..

Gjithcka ne jete na vjen sic e shohim…

Sic e sheh jeta do te te shohi…

Me te njejtet sy…

Ndaj ndrysho shikim ne ate cfare sheh…qe ajo te te pergjigjet me te njejten frekuence dhe energji…
 
Lufta ime

Zgjohesh në mëngjes
beson se sot është dita
thua me vete se do ecësh tutje
do vazhdosh me jetën, do gjesh pak arsye

Vazhdon buzëqesh, e ndjen vetën mirë
e fton një mik në kafe
fiton pak mirësi,
kupton se po kuptohesh, se ndoshta ia dole.

Kthehesh në shtëpi, thua sonte do fle
nuk do më zihet fryma, nuk do ndjej se po vdes
dhe vjen ora 2 pas mesnate,
ti zgjohesh po njëlloj, me ndjesinë se u ngulfate.

Dhe më pas lutësh, lutësh shumë.
Kërkon mëshirë, do pak gjumë.
E hap dritaren, kërkon pak ajër,
kërkon pak shpresë, e kërkon pa ndalur.

Lufton me frymën tënde, e numëron çdo rrahje zemre,
thua vdiqa sot, thua sot ika.
Të ngushtohet dhoma, të humb hapësira.
nuk e njeh më kohën, e nuk e njeh as vetën.
Dhe dikur pasi fjete, zgjohesh në mëngjes i humbur,
të duket sikur je rrahur keq,
e ndjen mavijosjen e shpirtit, e ndjen të humburin brenda teje,
dhe aty të bëhet bashkë urrejtja dhe mëshira ndaj teje.

Dhe nuk të kupton asnjëri, nuk të ngushëllon jo
ai miku i mirë thotë se nuk ka kohë
një tjetër thotë para teje se ka halle
dhe kështu e kupton, se nuk e ke as mikun, e shpesh as vetën.

Dhe vazhdon betejën, fare i vetëm
diku për dikë bëhesh arsye për buzëqeshje
dikë pa dashur e lëndon, e dëmton me heshtjen tënde,
por askush nuk të kupton, askush nuk është me ty, aty për ty...
 
Sot ulur në kolltukun e mendimeve të mia..gjeje streh tek vajza e vogël brenda meje...ne perpjekje per te stopuar mendimet...
Por mendimet nuk mund të ndalojnë...truri në fund të fundit këtë funksion ka..të punoj vazhdimisht e të të tregoj se është ende zgjuar është ende aktiv...e të të shkund nga qetësia që ti shpesh përpiqesh ta kërkosh..
Sot u lidha me fëmijën brenda meje..
Jam ulur në natyrë...e po përpiqem të gjejë fjalë...per të pershkruar si ndihem...
Shoh turma njerëzish qe ecin me shpejtësi..a thua se koha ikën e ata vrapojnë pas saj?
Dua ti ndaloj secilin e ti them: Hej zonjë,Hej zotëri, Pse nxiton? Po sikur të ndaloje pak...shume pak te shihje natyren se sa e bukur është..te shihje kete diell te Majit...e ta pershendesje..
Por ata do thonin s'kam kohë moj vajzë ti ke kohë por unë jo..
E unë do të buzëqeshja...do ti thoja se dikur keshtu mendoja edhe une,s'kam kohë..por ishte viktimizim..ishte justifikim...sepse na është dhënë kohe ti bejme te gjitha...por ti nuk ndalon...ti vrapon pas kohës..e sa me shume ti vrapon pas saj..me shumë ajo largohet..
I ula syte e po shkruaj sërisht...
E ndjej melodine e embel te zogjëve mbi koken time..siper mbi pemë..oh c'dashuri marrë nga ato tinguj...
Fryn një erë e lehtë qe me përkedhel lekuren...ndjej aromen e barit të njomë..e ajo cfarë dua nga ky moment është të lidhem me veten time...
Zgjedhë të shkruaj..
Kur isha e vogël shkruaja shumë..
E kujtoj momentin kur ajo që blija me shpesh ishin fletoret e reja...me pëlqente te shkruaja diten time...mendimet e mia...askush nuk i kuptonte me mirë se sa vetë unë...
Dhe nuk perpiqesha qe ti kuptonin...e dija se deshirat e mia ishin imtëcake...e askush nuk përpiqej te merrej me to..veç unë...
Por sot në këtë kend të natyrës..kujtoj veten..e kujtoj me dashuri...
Nuk ishte gjithmone keshtu...prinderit sjellin në jetë fëmije..dhe e vetmja gje qe kujdesen shpesh te bejne eshte ti ushqejne,ti veshin,ti dhurojne dashuri..te punojne qe t'iu krijojne te ardhme te sigurtë..
E cfarë ndodhë?
Femija nuk i sheh fare keto...as që e di se si funksionon kjo bota e te rriturve..
Fëmija sheh dhe ndjen prezencen tende...kohen qe ti kalon me të..dashurine dhe mbeshtetjen e tyre..jo paratë që ti grumbullon në bankë..
Jam dakord duhet te punojmë...por c'do dite duhet te kemi një kohe te shenjte qe kalojme me ta...ti pyesim si kaluan në shkollë..ti pyesim i shqeteson ndonjë gjë...ti pyesim cfare do në këtë moment...e ti perqafojme ti shtrengojme fortë..ti shohim në sy...e t'iu themi se jane krijesa me e bukur e natyres...
E ulur sërisht me veten..kujtoj copëzat e fëmijërise sime...ishte e bukur në mënyren e vete..
E kam lejuar veten ta kujtoj si periudhen me te ëmbël...
Nuhatja ime ende e përjeton aromen e mirë të byrekëve që mami i gatuante me dashuri..
Aromën e fiqëve...manave që kishim në oborrë..
E sa herë shkojë tek ajo..e vetmja gjë qe dua të me gatuaj jane byrekt e saj te shijshem...
Nga e kaluara nuk duhet te kerkojme asgje..veçse të jemi mirnjohës per gjithcka perjetuam...
Dhe sot i them vetes: sa do kohë të kalojnë...nëse fëmijëria të troket ..me copëza imazhesh e ndjesishë..hapja derën..sepse subkoshienca jote...perhere eshte duke fjetur në ty..e shpesh të rizgjon permes ketyre ndjesive..te te kujtoj se fakti që je e rritur..nuk do te thotë te largohesh nga fëmija që ke brenda...kurrsesi jo..
Ulu dhe shtrengoje veten...ne mënyren qe ti di dhe ndjen..dhe thuaji:hej vajzë sa fantastike je...
Mos e krahaso veten me askend..sepse secili ka rrugëtimin e tij në jetë..ti je ne kohen...vendin..dhe momentin e duhur..pikerisht per nje arsye...
Hej vajzë sa bukur eshte te bisedosh me ty...
Tani shkojmë të shijojme një akullore...unë dhe ti...le të pushtojme kete ditë te re...me dashuri dhe dritë..le ta shperndajmë per të gjithë..
Do i urojmë nën zë dite fantastike secilit njeri qe do takojmë..sepse ajo cfare japim vjen serisht tek ne...e dashuria eshte burimi nga ku ne kemi ardhur...nga ku je jemi krijuar...e le ta ndajmë me të gjithë...le ta fillojme ta
ni..nuk eshte kurrë vonë..
 
Kohe,e embla kohe e kesaj darke,tek zvarritesh mes hapsirash boshe te mendjes,ndalo.
Ndalo per nje kafe ne piken e asgjes,ne shoqerin e askujt.
Ndalo,me qetesine e te bukures se heshtur,me endrren qe shihet neper yje qe qajne ,,,perpara henes se zbeht.
kohe,ndalo pak,perpara stacioneve te kotesis njerzore dhe thuaji kesaj kotesie;-mirembrema! -ose ,mjesi!
Si ta kesh dhe ta ndjesh ti.
Por nje pershendetje kotesie ne kohen e kotesis ste kushton asgje!
ah,kohe,e embla kohe e kesaj darke qe rreshket ne hapesiren boshe te minutave,te nje tingulli pianoje qe kompozon pa gishterinj pianisti mbi te,mbi nje violine pa tela,dhe keshtu kompozohesh krejt kotesisht,per te bere kotesin me kuptim mbi kotesine. :))
 
Unë i coptuemi yt, prej dashnisë tande kam pas pak shpresë në ty e mu. Sot shpresën e kam vra, jo se nuk të du ma, po kjo dashni as nuk asht tu më vra, e as gjallë nuk mlen. O mbytëm, o u mbyta. Se mu më mbyt kur më ik, e unë mbytëm kur unë ik. I coptuem e gati i vramë!
 
Njëherë e një kohë na ishte një djalë
I bukur sy jeshil hipur në një kalë
I pëlqente të ishte i bukur ,yll bote
Në ëndrra pas modeleve vraponte
Një ditë prej ditësh ky mavriu djali
Seç kalëron përpjetë nga mali
Befas, syçka i vetëtiu
Nga kali ra i ziu
Kishte takuar dashurin
Budalla e bëri të zin ...



Kaq frymëzimi kisha ,do e vazhdojë më vonë


Do ju pëlqej shumë se ka përmbajtje interesante 😊
 
Kodeksi i veshjes ne Shkolle, pjese e nje debati gjate nje ore mesimore me nxenesit e gjymnazit , viti i 4. (Ora ishte per informatike , por nje copez kohe i kushtoja dhe ketyre keshillave)


....
Nuk kam kompleks, qe jeni veshur dhe qe keni nxjerru me shume sec duhet, por dhe ju djem, duhet te keni nje kodeks veshje, pasi neser do jeni ne tregun e punes dhe duhet te dini, atje ku shkoni cfare te vishni. Pasi do duhet te shikoni nje here vendin, ku jetoni, pastaj shikoni dhe shoqerin anash dhe vendosni ate qe do vishni, une ju theme, vishuni , ashtu sic mendoni se ju ndiheni mire, pasi veshja, eshte ajo qe na tregoni bukurin. Tju tregoje nje shprehje e cila thote :"Gjithe njerezit e veshur jane te bukur, te zhveshur jane gjithe nje lloje".
Do duhet neser te vini ne nje zyre dhe vendosuni ju ne poziten qe jam une, dhe si do e shikoni kete gje, po ashtu dhe ju djema uluni ne karriken qe jam une dhe une te vishem dhe te sillem si silleni ju, ateher me thoni si do ndiheni.
Nje nxenese me pyeti, po ju profesor, si do e lejonit gruan tuaj ne vishet?
I pergjigjem , une do i them vishu, ashtu sic mendon ti te ndihesh mire, nese mendon se per ty eshte ok, ateher, mos me thuaj per te tjerat sic jane veshur.
....

E kam diskutuar kete gje per gati 30 min, dhe oren tjeter, ju kam treguar ne projektor, veshje te ndryshme per pozita te ndryshme dhe kjo gje u mireprite shume mire.
 
Mdhem diqysh nshpirt kur e di se ditari i fminisë asht djeg e ba shkrum e hi. Kur na patën thanë se duhet me lanë shpinë, e pata fsheh mirë si 8 vjeçar e kur jam kthy se kam gjetë. Bashkë me to nuk kam as edhe një fotografi tvetme se edhe ato mjanë djeg me siguri.
Nëse më ishin djeg edhe kujtimet qeshtu shumë lehtë kish me qenë. Do kujtime tfminisë që të zgjohen për nji moment e tjapin goditje si naj vetimë a bubullimë ku pe di unë. Ose si naj shok terapi, ose si naj rrahje e madhe e zemrës që snalet hiç.
Kujtimet janë vet njeri, kujtimet janë vet Vetoni. Nashta goditjet e fminisë tbojnë me luftu ma fort kur rritësh. Spo foli për ato qindra herat që jam rrzu o tu lu me top o me bicikletë, e ntana format. Po foli për do goditje tmdhaja që tprekin nzemër.
Me kallxu që si 8 vjeçar nën zhurmën e madhe e alarmin e qytetit, ku plotë forca e ushtarak u dasht me i kalu nrrugët e Prizrenit, pata shku me ble bukë për familjen. Ju thojshim " bukë tshtetit". Ma vonë e kom kuptu se shitësi na pat dhanë fal. Skom pas mundësi me i thanë faleminderit.
Kur u dasht me lshu Prizrenin i kom pas ndjenjat e perzime. Veç 8 vjet e do muaj, masi spari ma drejtun armën nsy e na dhanë urdhër me e lan shpinë, ideja për më ik ke opsioni i vetëm. Na patën vnu nsy tkeq se axhën e lypshin për me arrestu. Ata se dishin se ai osht në UÇK. Ma vonë e kishin plagoj edhe dajën. Jeta ske e mirë nqytetin tonë. U duft me ik.

Shumë kujtime duhet me i thy. Me i djeg ose ku pe din njeri çka me ju ba. Ama jon përjetime që tbojn me qenë vetja. Me ba 1 herë ufff, e me e ngrit kryt nalt. Me kujtu nçka ke ec, e nçka je bo.
 
Në ditë si këto se kam patur të lehtë të kap përdore vetveten e të ulem bashkë me të ti shkruaj dy fjalë.
Por e shoh të buzëqeshur ulur ashtu në rërën e butë,duke parë pa fundësinë e detit,retë diku me larg e fëmijët që luajnë e qeshin mes dallgëve
Shoh edhe njerëz që ecin lart e poshtë me deshirën e madhe per të biseduar e për të bere disa hapa më shumë.
Ulur perball vetes,e pash si një person i dytë,pa gjykim jo siperfaqesisht vajzen e re tek perhumbur shihte detin..pa fundesinë
E shihja tek thurte vargje me dallgët nën këng a zerin e butë,e me një copëz druri shkruante fjalë në rërë,aty ku vala e detit fshinte gjithcka..
Te dua i thash asaj vajze..por s'me degjoi..vazhdonte te thurte fjale e nuk lodhej ti shkruante serisht e serisht...
Hej te dua i thash serisht...por ajo aspak nuk më degjonte,,ktheu koken majtas-djathtas,ndoshta zerin qe therriste brenda saj e degjoi,,por nuk mund te me shihte,sepse une isha ajo vete,,por kete here isha perball saj.
Filloi të vrapoj,qeshte duke vrapuar dhe une fillova ta ndjek pas,hej ndalo ku po shkon
A nuk lodhesh ndonjeherë ti?
C'energji ke?
Hej më prit,por ajo nuk ndalonte ecte edhe me shpejtë,
Vendosa te ndalem,ta prisja te kthehej.
Kur shoh disa hapa me larg ndaloi edhe ajo
Kerkonte gjithandej dicka por nuk isha e sigurt se cfare,nuk u afrova qendrova ne pritje
Ajo u kthye dhe syte e saj,me mua u perballën pa pritur,
Oh sa e lumtur isha,ajo me ne fund erdhë të marrë vetveten,erdhë të me marrë mua
U kthye dhe u afrua ngadalë,mbylli syte dhe mori frymë thellë.
Qendroi e heshtur per pak e pastaj tha:
Une e di se ti je ketu
Te ndjej
Nuk mund te te shohë
As të të prek
Por të ndjej
Te kam lënë pas dore e di,më fal
Me ke kerkuar,ke ulëritur që une të të degjoja,
Por une e marra isha shumë e zënë per tu marrë me ty
E di se më do shumë
Shumë te dua edhe unë..
Por të ndjej...
Je këtu..
Ti me ke ndjekur pas...
Ke pritur të të merrja e te te kushtoja rëndësi
Me fal që të kam lënë pas dore
Ti nuk më braktise kurrë..por ti ndalove kur une po vrapoja
Dhe kjo më beri të mendoj dhe te kujtohem per ty
Nuk po ecnim në të njejtin hap vetvete...shpirt
Une po ecja shumë shpejtë
Kuturu
E vetme pa ty..
A me lejon sot te te marrë?
A me lejon te ndjek një hap me ty?

E ashtu me sytë e saj te mbyllur shkova pranë saj e lumtur,ajo nuk me ka harruar,ajo u kujtua se isha edhe unë me të..ajo u kujtua se sa shume e kam ndjekur pas,
Ajo hapi syte dhe aty ranë disa pika lot,ajo qeshi
Qesha edhe une
Eja me tha
Su mendova 2 herë
Shkova brenda saj,e pushtova me fuqinë dhe energjinë e paster te dritës qe ajo rrezaton
Më mbeshtolli në krahët e saj dhe me tha: nuk do të të lëshoj më kurrë,të dua.
 
Ecur ne hapat e asgjes,takoj dickan,Ate dickan ku shpirti te ndahet e te rrin siper saj.
Ti e habitur ne driten e henes ,kerkon pse tu shua dielli!?
Pastaj me doren e shtrire drejt nje universi qe nuk njeh,largon dickan dhe prape ecen me hapat e asgjes,drejte diellit.
 
Unë..unë heshtur buzëqesh e mes mijra mendimesh përpiqem të lidhë fjalë..
E...zgjat dorën..dhe ndjej se si vibron ajo energji e paster qe sytë s'mund ta shohin..e zemra veç e ndjen..
E ..në gjakun..venat e mia..butësisht dashuria vallëzon..pulson...bërtet..
Një vajzë si unë...kercen e bene dashuri me jeten...me ajrin..me tokën...me gjithcka që është..
Unë dehem dhe ndjej në lekur se si ajri më puth shpirtin...
Se si jeta me perkund embel
Kthej koken pas..e shikimi larg më humbet...e une e marrosur filloj buzëqesh serisht...
Hej...më shih në sy..me shih dhe me lexo shpirtin...shih buzët e mia kur të thonë: Sa bukur është të jetosh...sa bukur është te kesh një motiv...një arsye ku shpirti kerkon të shohë diellin perseri...perseri...perseri...
 
Gjurme…



Prapeseprape te mendoj
pikerisht tani perfytyroj
shikimin tend mbi timin,
floket leshuar shkujdesur,
buzet e tua, zjarr per mua!



Ndjej akoma aromen tende
çarçafet qe derdhen pertoke
na mbulojne trupin e kembet,
gjysmat qe bejne nje te plote
lidhur si dege gjineshtre,
perqafuar me trup e shpirt
flasin veç syte… ne heshtje.




Tani jam ketu e te mendoj
si nje trung pa gjethe e dege
shikimin fiksuar mbi mur,
mjegull e dendur rreth meje
syte e perhumbur askund,
mendja trazuar si dallge
shpirti i kthyer ne... gur.
 
Aq sa...




Aq sa e etur eshte shkretetira
Per ca pika shiu, pak lageshti,
Aq sa me endje presin gjethet
Te dale dielli me rrezet e tij,



Aq sa e fresket eshte pranvera
Aq madheshtore sa eshte natyra,
Aq sa e larmishme eshte vjeshta
Plot kontraste e plot ngjyra,



Aq sa vezuelluese eshte aurora
Aq elegante sa eshte sorkadhja
Aq sa e trishte eshte ikja
Aq e embel sa eshte ardhja,



Aq rrezatuese sa eshte buzeqeshja
Aq sa mahnites eshte perendimi,
Aq e zjarrte sa eshte nje puthje
Aq sa i ngrohte eshte perqafimi,



Aq i vetem sa ndjehem sonte
Aq sa dua te te shoh ne sy
Aq nuk thone as vete fjalet,
Ja…kaq mall kam une per ty.
 
Unë i kuptoj të gjitha...
Të gjitha i shohë...
Asgjë nuk mbulon atë që qartë sytë e mi shohin...
Asnjë fjalë e bukur nuk më deh..
Fjalët janë si parfum...i nuhas...me pelqejne...por janë siperfaqësisht...atë kurrë se mbushin shpirtin...
E ti...ti mendon se unë besoj gjithcka shohë...se unë besoj gjithcka lexoj...prek...
Joo..unë filtroj gjithcka...e në qënien time nuk hynë asgjë që nuk është e pastër...e vërtet...
Kurrë s'ke për të kuptuar seç mendja ime e heshtur gërmëzon...seç mendja ime e qetë deperton pertej asaj që shabllon vjen e shprehur...
Une e heshtur qëndroj..por nuk jam e verber...
Nuk jam as e shurdhët..
Nuk jam as e pa sjellshme ..
Unë thjesht pres...pres derisa do mund të mendosh se më mbulon me asgjë-në e hedhur ne ajër...
Një vajzë e sjellshme nuk është kurrë e brisht ..
Nuk është kurrë naive...
Ajo qendron e ulur ne madhështine e saj...në fronin ku sheh gjithe shpirtrat lakuriq...
Asaj dot si fshehesh...para saj nuk mund të besh asnjë marrëzi...asnjë dredhi...
Sepse pa varsisht të gjithave ajo do të qesh...e do të qesh serisht...do te te afrohet e do te te perqafoj me te njejten dashuri të paster...të nje njeriu të vertet...
Do të të shohë ne sy e do të të thotë:
Hej unë të shohë...të shohë...ashtu sic askush nuk të ka parë...
Askush nuk do mund të të shohë si unë...
E une askujt nuk i ngjaj...
@vajza e detit
 
224384e19fa412b3ec3ac6bddd37ce87.jpg

Mbrëmjeve të qeta nën dritën e hënës
Tek dritaret aty më gjen
Më shpalosen kujtimet e zemrës
Mendja zemrën fort e ndjen
Qielli mbushur yje plot
Errësirën e ndriçojnë
Rrugë të zbrazura e pak ftohtë
Nëpër to kujtimet vallzojnë
Herë më shfaqen afër shumë
Herë nëpër rrugë larg largohen
Herë me to shfaqem dhe unë
Mendja e shpirti më trazohen
Thonë kur malli mbyt e t'merr
Lotët zbrazen si rebesh
Por këto kujtimet puhiz në erë
Thell në shpirt më bëjnë të qesh 🌞
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top