Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E di që është e vështirë, që besa e pamundur, ndoshta edhe e pabesueshme, megjithatë do ia dalim. Duhet të ia dalim! Njerëzimi sot duhet të e kuptoj se në këtë betejën tonë të përbashkët, e kemi një armik të vetëm. Sonte kur unë po shkruaj qyteti im është në panik të madhe, ka pak njerëz për të mos thënë fare në qytet. Sheshet janë bosh, fëmijët nuk janë më në parkun e qytetit, sikur për një moment ëndrrat u zbehen e dëshirat u shuan.
E pse të mos ia dalim? Pse kaq shumë frikë? Në këtë luftën tonë të re, ne jemi trima e luftëtar, ne jemi të disiplinuar, e respektojmë kodin e luftës, udhëhiqemi nga dëshira për të fituar, e luftojmë për të fituar. Dëshira jonë e vetme, është bërë lufta jonë sot! Ne jemi bashkë, në synimin tonë, ne pastrojmë duart 30 herë në ditë, evitojmë kontaktin direkt me njerëzit, mbajmë distancën 2 metër nga njeri tjetri, kujdesemi për më të moshuarit, i duam fëmijët, dhe e mbrojmë vetën bashkë me ta. Në luftën tonë edhe mund të këtë beteja të humbura, megjithatë disa beteja që humbën, sjellin fitoren e madhe.
Forca!, jemi ne, ia dalim :)
 
E lodhur,kaq shume e lodhur ndaj cdo gjeje po ndihem .Pak qetesi kerkoj,ndaleni boten dhe me zbrisni diku aty ne "Kurkund" .Ndonjehere kemi nevoj te rigjejmë vetveten tone, e di edhe une kam humbur tashme .Nese me pyesin "pse" , thjesht do heshtja .E cfare te them fundja,gjithcka cfare kam nevoj eshte nje perqafim ,dhe qetesi...shume qetesi .Mendja e trazuar gjithmone lendon ,nese padashur kam lenduar thjesht me falni.Eh ,po e lë me kaq...shihemi heren tjeter e dashur vetja ime ?
 
SAVE_20200428_130817.jpg

Me një standing ovation të pandërprerë duartrokitën vrasësit, edhe një herë të pa dënuar për krimin dhe talljen e një trupi të ri i të cilit i është hequr mundësia të jetojnë rininë e tij

Ky karozel fytyrash groteske më ka neveritur;

është e çuditshme ti vështrosh nga jashtë në pavetdijshmerine e mostrousitetit të tyre dhe në pavetdijen e një tragjedie që po kryhet, megjithatë.

Aq më tepër jo njerëzore është mburrja e një shpirti deform përball një viktime kjartsisht të pafajshme, e të përulur publikisht shpesh herë ngaqë nuk mund të mbrohet

Edhe një herë nuk më shteret habia sesa mostrousitet fshehet në normalitetin.
 
Dhemb kur kujton se i njeh njerezit, dhe i hap zemren ...dhemb kur merr nje thike pas shpine vetem se bije pre e naivitetit.Dhemb madje edhe kur dashuria dhe miresia merret per dobesi .Sa dhimbje,ligesi dhe trishtim qe ka ne kete bot,ndonjehere ndihem sikur nuk i perkas ......

PS: Me love Xhenin shume ?
 
Redaktimi i fundit:
...kishte nje shikim pak melankolik,i ngjante henes kur eshte gjysem ne net vere.
ca hapa te lehte dhe pranveror endeshin asaj shetitorje plazhi ,ate darke te vone,syte e mi u perplasen mbi embelsin e trupit te saj,mbante nje fustan gri te hapur,me nje dekolte ne forme uje.
s`mundesha te beja ndryshe pervec se te ndjekja levizjet e saj...
...ne nje moment i ofrova nje kafe-si e doni e pyeta'-shikimi i saj ra mbi syte e mi,ndjeva qe skuqesha pak nga emocionet,u ndjeva si nje adoleshent ,vetja me tradhtoj.
...ajo buzeqeshi,pa sheqer me tha.
kjo ishte darka qe do pasonte njemije darka tjera bashke ,,,nese do jete dashuri apo lufte me tej,kete do e vertetoje koha,qe mes nesh sapo kishte filluar te numronte minutat tone te perbashket...:))
90fa1036f4489e08f2d240b6574525d2.jpg
 

Attachments

  • 90fa1036f4489e08f2d240b6574525d2.jpg
    90fa1036f4489e08f2d240b6574525d2.jpg
    53.8 KB · Shikime: 0
  • 90fa1036f4489e08f2d240b6574525d2.jpg
    90fa1036f4489e08f2d240b6574525d2.jpg
    53.8 KB · Shikime: 0
Ne cilet labirintha te mendjes u ndave,ne cilet fike dritat....
Tani neper netet qe vallzojne pa yje , henen qe gjysme drejt fundit shuhet...le te presim ditet e nje agimi te ri. :))

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!! Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t'i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t'u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa". Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit",pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjeret". Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet....Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.. Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t'i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha "te dashuroj" dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare.Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s'do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta..37c0fd53-d9cc-41ea-805a-0215032418f2---0.jpg
 
Kur troket qjelli ...

...Ej yje qe ndriqoni larte ne qiell , jeni te bukur atje larg. Unike secila me njeren tjetren. Te paprekura, te mahnitshme. Ti o nate e veshur me nje kemishe te zeze, zberthehu ,zvishu...leshoj shpirtat e humbura deri ne amshim,le te fluturojne si flutura me ngjyra . Degjoje kete rrobin e vogel i mberthyer ne kraharorin tend, hapi portet e qjellit aty ku dora njeriut troket ... cfar eshte nga lart un e mirepresi, dua force dhe zemer.
Force - per te perballuar.
Zemer - per te meshiruar .
 
Nuk di Pse besova qe ti ekzistoje
Nuk di Pse rikthimin tend e prita me gezim
A i besohej nje kalaje prej rere?
Nuk mund te jesh kurr mbret sado i tille te ndjehesh
Madje as sherbetor i saj
Je thjeshte nje rrugetar qe humbe si perendimi i nje dielli .

septembre 2020.
 
ËSHTË VJESHTË...

U lag moti.
Shtangia e hënës mbi supe
u bë e shkuar tashmë.
Ndriçon të djeshmen.
Kapërcej mëngjeset me diell në dorë,
nga mbigjumi yt...
A kanë buzëqeshje zgjimet e shpirtit?
Po kapje dore përpara ikjes?
Risjell pyetjet e tua,
ndërkohë që është bërë vjeshtë.
A e di si është një ndërtim
i pambaruar,
që ndër vite plaket?
Ngjan me ndjenjë, që godet
me çekanë brenda kraharorit
e dot kufijtë nuk i kapërcen.
E pamundur rritet.
E mbështjellë me rroba plage...
Merak mëngjesi, me sytë andej,
i parehatuar me të tashmen,
ushqehet me ëndërr
dhe ardhja nga ti.
Asnjë shenjë.
Lidh hekura në katrorka të vogla
si meridianë në qiell
e rrëzohem nga çdo paralel në trazim resh.
Kanë ngjyrat e tua.
T'i lidh me kujdes,
e të përkëdhel prekjen
për të realizuar misionin,
që bulat nuk e kryejnë dot me sukses.
Etur dhe vjeshtë,
si një epokë me numër fryme.

18.09.2020.
 
f64a2a795c9621e3169e6e4d30413b4a.jpg
Ne ishim njerezit e duhur,por u njohem ne stacionin e gabuar.
Shpesh jeta te ndal ne stacion,eshte ne dore tone te zbresim apo te vazhdojm te ecim.
Ne jete do te lendohesh e do lendosh
Dashje padashje do ta vrasesh dike,ndoshta jo me fjale por me heshtje :).
 
Çfare pret nga një vajzë 19 vjeçe?
Pret qe ajo te jet e zgjuar,te sillet si zonje apo te te vije ty si pas qefit.
Isha akoma ne fazen e rritjes,nuk dija asgje.
Bota ime ishte e mbyllur.
Gjithshka qe kisha,ishte vetem vetja ime.
Të nises nje lidhje,jeten apo qofte e nje ushetim do te te duhet shum durim e shum vullnet.
Nuk mund te pretendosh qe nje vajze ne ate moshe te dije gjithshka,te mesoje gjerat e tua te preferuara e te lej veten pas dore.
Nuk po ja lej fajin hormoneve,emocioneve por isha e papjekur.
E kupton qe njeriu me kalimin e moshes piqet,me deshtimin ,me eksperiencat e kqija.
Me thuaj nesse ke mesuar gje nga ato te mirat.
As nuk mund te jesh indiferent,te te duket sikur ajo eshte e keqe.
Po ti ke qef ta gozhdosh,ta varesh apo si ?
Une i pranoj gabimet e mia.
Une gjithmon gaboj,edhe nje gabim e bera sot.
Po gabimet per njerezit jane,po njeriu ndryshon.
Jam treguar e ashper me veten.
Gishtin ja drejtoja vetes,teksa shihesha ne pasqyre.
Çdo gje e kam bere per te tjeret.
Por kam hequr dorë.
Tani jam unë.
"Unë".
Toka nuk rrotulliset rreth meje,por jeta eshte teper e shkurter per te lenduar veten.
 
Jam kaq plot, dhe prapë sdo zbrazet shpirti e po të të rrëfehem...
Jam kaq lëmsh.
Një strumbullar situatash më janë ulur këmbëkryq në derë.....
Duhet durim dhe zotësi për ti zgjidhur dhe pse më duken ekuacione me një të panjohur...

Përpos këtyre më mundon dhe një siklet , më le pa gjumë, më shfaqen imazhe... Imazhe që lanë.shenjë...

Teksa ikja në shtëpi pas pune, mbrëmjen e pardjeshme, më kaloi një djalë para këmbëve , me një buqetë lulesh...

Lanë aromë pas, dhe sigurisht një buzëqeshje që mu stampua kur e pashë.
-sa mirë thashë, ka djem kaq të ëmbël, kaq romantikë...
E po dëgjoja me kufjet e mia( të pandashme) muzikë deri në kupë të qiellit....

Më tutje pashë ca njerëz të grumbulluar, një makinë policie e rastisur aty iu afrua...
Spo kuptoja asgjë, e teksa afrohesha arrita të dalloja biçikletën e atij djaloshi me lule, të vdekur në vend, poshtë një kamioni.

U tremba, zverdha, e po hiqja kufjet, kur një polic më bërtiti: Hë, po e xhiron për JOQ..
Idjot polic, nuk shikonte djalin, por njerëzit...
Unë isha e pafuqishme ndaj asaj situate, si mund të kisha dëshirë për xhirime?...
Ashu mu ngatërruan këmbët gjithë rrugës gjer në shpi...
Nuk hëngra, thjesht mendoja, nëna, motra apo e dashura po prisnin atë djalin, por ai do ju shkonte i vdekur....

Kalova mbrëmë në të njëjtën rrugë, ato lule të atij djaloshi, ishin bërë kurorë të vdekjes së tij...

Se harroj dot, më bën të ndihem keq. Vdekja është gjithnjë në një qoshe , por shoqëria jonë shpesh i jep ndihmë të tepruar.
 
Une gjithmone e kam nenvlersuar veten :):).
Asnjehere nuk e kam konsideruar veten me te mire se te tjeret;).
Kurre nuk kam pranuar te me lavderojne,apo te merrja qedren e vemendjes.
Ne korrik mbusha 25 vjece,por ndryshova.
Ndjehem mire me veten,nuk eci me me koke ulur.
Kur eci ne rruge,eci sikur po dominoj plot arrogance.
Nuk me pelqen te shoqerohem me me cdo lloj njeriu.
Kam filluar ti shoh gjerat me ne thellesi,jam shum analizuese.
Ndonjehere te jap pershtypjen sikur nuk me intereson asgje.
Mos valle jam rritur?
Por jam bere shum egoiste,nuk dua asnje asnje.
Madje fillojne e me krahasojne me,Terezen(nje telenovel spanjolle ku aktore kryesore ishte Angelique Boyer).
Ne fakt me ben pershtypje qe kur ti e ul veten,njerezit sikur te duan me shume.
Ndersa kur ti e pranon veten me te mirat e te kqijat e tua,sikur tremben dhe mundohen te te ulin lool.
Dua t'u them atyre femrave qe mund te jen ndjere si une,mos e ulni veten per asgje ne bote.
Pranojeni veten,dhe rrethojeni veten me dashuri.
Madje dhurojini perqafime vetes sa here ndjeheni bosh,do ndjeheni mire :):).
 
Diku ne te ardhme do te rri menduar ,dhe do kujtoj hapat qe mu deshen per te arritur aty.Do kujtoj shume gjera : te mirat qe me perqafuan dhe te keqijat qe me mesuan .Dashurin qe e fala nuk do e llogaris, perseri do e falja edhe tek mosmirnjohsat apo ata qe me paragjykonin .Buzeqeshjen uniforme edhe sot nuk e heq , le ta shikojn ata qe dashurin dhe miresin time perbuzen , une nuk jam aq e brishte ...thell brenda kesaj vajze te çilter,tashme nene eshte nje grua shume e forte .Ndoshta nese do me jepej mundesia zemren time do e hapja dhe ta shikonit vet se sa dashuri qe mbart , keshtu jam une ... e destinuar te dua ,te fal dashuri dhe buzeqeshje por qe ne kembim te marr trishtim.Ndoshta marr trishtim per te vetme arsye qe edhe ate pak negativitet zemra ime ta transformoj ne dashuri.Ehhh monologu para pasqyres duhet mbyllur me kaq se me iku frymezimi ??
 
Ora e humbur

Ora rrin e heshtur
mbi mur .
Por tik taku I saj
tregon kohen e humbur...
Humbem te takoheshim
Humbem te prekeshim
bashke..
Humbem te shijonim
ç'mendurit tona
Humbem te mos thonim
mos ik...
Humbem Jo se donim te humbim
por ora kishte ecur me shpejtesine
e saj !!!!

eded61f00f67510043534754b76e2587.jpg
 
Eshte shum e cuditshme qe nje i panjohur te te njoh me mire se ata qe ke rreth e rrotull.
Isha ne ashensor dhe nje djale po me shikonte drejt e ne sy, u tremba pasi mu duk si ato manjaket neper filma.
Ula koken dhe po beja sikur po shihja kepucet,por me vuri ne siklet.
Me ne fund arrita ne katin e 5,perpara se te ikte mi nguli serish syte.
Pasi me pa mire e mire vijoi:-"Qenke shum e bukur,edhe pse je lyer serish nuk e mbulon dot trishtimin qe ke ne syte e tu".
Ngela per nje cast nuk thash asgje,por vazhdova drejt kafenese.
U ula ne tavolinen ku me prisnin ato te dyja.
Ato po qeshnin dhe une qe hyra ne mendime.
Dikush qe te sheh 2 minuta te kupton gjendjen shpirterore,e dikush tjeter qe ke vite qe rrin me te nuk thote asgje.
Jeta eshte shum e cuditshme.
 
Mes dritash përhumbem si të ishte errësirë,
Ndalem mendueshëm e ulem diku,
Buzëqesh me veten, e marr me te mirë,
Pastaj endem rrugëve, çapitem kuturu.


Kapem pas ëndrrash e pastaj drithërohem,
Se di në jam zgjuar apo ne gjumë,
Mjafton te jesh me mua nuk dua te zgjohem,
Mos ik, mos më lër, rri e ca me shumë.


Rrugëve endem e s'di nga t'ja mbaj,
Nuk i shpetoj dot siluetës dhe syve të saj.
 
Ne ditet e diellta,po aq dhe ne ato me shi.
U gjendem mes resh dhe stuhish,po aq dhe ne perendimet e kuqe ,ne agime te hershme.
Nen hijen e nje tantelle te holle shpirti,vjen dhe iken,iku dhe vij.

Dhe kjo eshte magjia e nje trajte ndjenjash qe paqe s`kane por dhe luften s`duan.
 
200.gifSa e madhe eshte dashuria qe kam per ty .Eshte shume e madhe si nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte
Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre,dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te saj...ja ku jam e humbur ne te .Jam e humbur ne kopshtin e Keshtjelles tone ,ketu do jem gjithmone asnjehere nuk kam per tu larguar.Te dua,te dua kaq shume sa ne kete kopesht dua te dergjem ,ne kete kopesht ku dashuria jone lulezoj ,ne Keshtjellen tone ku dashuria mbreteroj ...pikerisht ne kete vend ku une dhe ti u bem te pa ndare,sepse une tashme jetoj tek ti ashtu sic jeton ti tek mua.Je ne cdo rrahje zemre dhe perjetsisht do te dua.
 

Attachments

  • 200.gif
    200.gif
    484.7 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    484.7 KB · Shikime: 0
Puhizë

Ka momente kohore qe ne mendjen time shnderrohen ne vende, hapesira pafund, sa te gjera e te gjata aq edhe klaustrofobike.
E gjej veten ne bote te panjohura jashte kontrollit te arsyes njerezore.
Dhe mrekullohem ne ...mendjen time, i magjepsur nga universe per te cilat nuk dija asgje nje çast me pare.
I perhumbur dorezohem dhe lejoj te me çojne larg.
Ndjehem si puhiza e lehte qe ledhaton gjithçka, pa u bere as pronar e as skllav i asgjeje.
Nuk i perkas ketyre vendeve qe perpiqen te me kufizojne trupin.
Nuk jam, nuk dua te jem...
Mund ti lejoj te me çojne ku te duan, pa u ndjere e pa kuptuar.
Mund edhe te zhdukem, fikem por nuk dua ti kundervihem.
Lejoj te me shoqerojne gjithandej, sikur mos te kisha ekzistuar kurre, pa perfituar e pa humbur asgje, njelloj sikur te isha asgje.
Fikem, mes ketyre vendeve e boteve, fikem dhe ne heshtje i mbyll ne perqafimin tim.




PS-Jo, nuk pi bar?
As verë me shume se dy gota?
E pranoj ama qe neser kam takim te psikologu??
 
E kuqe!


E kuqe,
Si bluza e saj,

E kuqe,
Si buza e saj,

E kuqe,
Si domatja,

E kuqe,
Si lulekuqe,

E kuqe,
Si luleshtrydhe,

E kuqe,
Si zjarri,

E kuqe,
Si rubini

E kuqe,
Si Marsi,

Kjo vere kaq e kuqe
Ne gote kristali...


Gezuar!
 
Perpara se te braktisesh lulen qe te fali bukurine dhe aromen e saj, perpara se te shkosh te nje lule tjeter me e bukur.
Ndalu! Ujite vec nje here! Dhe ti do te shikosh lulen me te bukur ne bote.
 
Ehhh lemza ...:emoji_slight_smile:

Nën shi ecte pranvera
me këmbët e saj thatime dhe të gjata mbi asfalt
kyçur mes rrotash motorësh basmash lëkurash
kardiogrami im paraqitej si mos më keq atë ditë
çka pritet do të vijë një ditë kur s’e pret
do të vijë në vetmi
pa terhequr pas vetes
ata që tashmë janë nisur
luanin koncertin e parë të Bethovenit nën shi
do të ngjisësh shkallët pa mua
një zambak gjendet në katin e fundit të shtëpisë në ballkon
nën shi ecte pranvera
me këmbët e saj thatime dhe të gjata mbi asfalt
je ulur mu ballë meje nuk më sheh
i buzëqesh një trishtimi që tymos diku larg
pranvera të largon nga unë të shpie tjetërkund
e një ditë nuk do të kthehesh më do të humbasësh në shi.
 
Sa me shume kohe kaloj me veten aq me shume me forcohet bindja qe jam i vetem ne kete epoke te gabuar.
Nje epoke ku femrat shesin dinjitetin e tyre thjesht dhe vetem per tu dukur ne rreshtin e pare. Me e bukura e festes, foto me aktorin me te pamshem foto me kengetarin me trendi, foto me lokalin me te bukur. Shume perfeksion ne kete bote te shtirur.
Perpara se te ngjitesh ne skenen tende te radhes mos harro te maresh me vete vlerat e nje vajze te thjeshte, e nje mikeje te mire , vlerat e nje mamaje dhe mbi te gjitha vlerat e tua reale. Mos e kaloni jeten duke e munduar veten te shfaqeni ajo qe nuk jeni ne te vertete.

Cit. perputhqen
 
U be kohe qe u jam shkeputur momenteve,jo se perendimet e diellit s`me zgjojne endrrat.
Dhe as qe lindjet e ti s`me mbushin me drite shpirtin.
Por mesa duket ,duke u rritur mesojme te menaxhojme momentet, si dicka te shejte,ku i ndajme vec me veten ne forme te pashkruar.
Ose rrall here me ndonje yll,kur hena shkelqen krejt si syte e nje femije te lumtur.
Jeta ecen,ose me sakte ne ecim ne shkallet e saj,duke i dhene kuptim kohes boshe. :))

Me rendesi eshte qe u riktheva per nje pershendetje te nje momenti ,qe rreshket ne forme te mendafsh ne nje tjeter.
 
Kete e kisha shkrujt per konkursin e ketij muaji dhe shpresoja te zija vendin e pare por juve nuk jua mbajti e nuk derguat krijime vetem e vetem te mos fitoja une?




Vibrim...telefoni



Vape e madhe,
Zagushi,
N'breg deti,
Une dhe ti.

Ec e ec,
Doreperdore,
A e do ,
Nje akullore?


Lepij une,
Lepin ti,
Akullorja
Na u shkri.

Dielli djeg,
Ne po piqemi,
Mos me prek,
Se do digjemi.


Nuk jam mire,
Afrohu pak,
Vema doren,
Permbi bark.

Obobo,
Me ngadale,
Hiqe doren,
M'le pa fjale.

A e ndjen?
Si leviz,
Si vibron?
Rri e qete,
Mos u gezo,
Nuk eshte,
Sic mendon,
Eshte thjeshte,
Telefon!
 
Adios(bye)

Se ditet ikin
Malli tretet
Syri me nuk te kerkon
Se zjarri shuhet
Endrra zbehet
Mendja trupin e sheron
Se cdo plag mbyllet
Jeta celet
Shpresa lind perseri
Se dielli del
Dita zbardhet
Mirupafshim agoni
Se loti thahet
Ndrin fytyra
Dhe trishtimi s'ka me vend
Te kam dash ne shume menyra
E tani ska ngel gjesend
Se fort pas jetes tash do kapem
Plot buzeqeshje do e vesh
Radha jote te me kerkosh
Por perseri nuk do te me gjesh

Ps: haj pipellsa ☻
 
Kam nje dhurate per ty!

Dua te te dhuroj nje nate, jo nga ato çfaredo, plot yje e ngjyra vezulluese por te erret si nje pike asgjeje, nje nate nga ato qe nuk ekzistojne, qe do vije e do ike vetem nje here, nje nate vetem per ty.
Nje nate ku te zhytesh pa zhurme, ku mund te bertasesh, çirresh, ulerish sepse askush nuk te degjon...madje as ti veten tende!
Nje nate ku shpirti mund te endet i lire, te qeshe, te qaje, te perhumbet.
Nje nate te zbrazur nga gjithçka ku mund te jemi teresisht te lire nga gjithcka na rrethon e te shohim njeri tjetrin mes erresires pafund.

Nje nate te mbushur me fantasmat tona...

Shikoji pak sa te çuditshme qe jane me lakuriqesine e tyre , pa jehonen e frikerave tona...
Nje nate te tille do te te dhuroja duke soditur kete qiell me yje por....ndoshta jo ty...ndoshta do ja dhuroja me shume vetes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top