Molekula në tru, shkaku i obezitetit të evropianëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pa një molekulë në tru, paraardhësit e evropianëve modernë nuk do t'i kishin mbijetuar Periudhës së Akullnajave, ndërkohë që ky gjen u identifikua nga hulumtuesit në Universitetin e Aberdinit në Skoci. Ky studimi, që është publikuar në gazetën "Neuropsychopharmocology", ka theksuar një lidhje mes gjenit që kontrollon galeninën me depresionin. "Kjo është arsyeja pse perëndimorët sot janë të uritur për ushqime energjike në muajt e dimrit", thotë Alasdair McKenzie, autor i studimit.Me pak fjalë, truri ndikon në zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme të tilla si produktet e qumështit dhe të alkoolit dhe, nga frika se mos nuk i reziston klimës së ashpër, është programi gjenetik ai që bën përzgjedhjen. Shkencëtarët kanë zbuluar se në radhët e aziatikëve kjo formulë funksionon më pak. "Kjo është edhe arsyeja pse obeziteti në radhët e evropianëve është më i përhapur, për shkak se truri ynë punon ende sikur ne do të jetojmë deri në 30-40 vjeç", shpjegon studiuesi.
 
Back
Top