Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

LoSsT

VIP
V.I.P
Episod vërtet kurioz ka ndodhur në një spital të Londrës, aty ku kryeministri David Cameron është bërë protagonist i pësimit të një përzënie me bërtitje nga një mjek i “Guy's hospital”.

Ortopedi David Nunn me një ton tepër të irrituar i ka kërkuar si kreut të qeverisë, ashtu edhe zëvendësit të tij Nick Clegg që të largohen menjëherë nga dhoma ku ata po vizitonin një të sëmurë, përderisa s’kishin ndjekur procedurat e spitalit dhe kishin shkelur rregullat e higjienës “Më flani, por unë jam shefi i këtij pavioni dhe ju nuk mund të qëndroni në këtë mënyrë këtu!. Duhet të dilni menjëherë”, ka deklaruar ai me pak fjalë.

Një situatë, para të cilës Cameron është ndjerë në siklet, aq sa ka ftuar të largohen gazetarët e kameramanët që po filmonin këtë vizitë të tij.

Ndonëse mund të duket i bujshëm, faktikisht bëhet fjalë për një moment, që tregon vërtet se kush e bën ligjin nëpër institucionet, në të cilat është caktuar të “bëjë ligjin”.

Diçka që funksionon thuajse gjithmonë në vende të tilla demokratike si Britania. Po e a imagjinoni dot që diçka e ngjashme të ndodhë edhe në Shqiperi? Kushedi ç’do të kishte pësuar mjeku, nëse do t’i fliste në mënyrë të tillë kryeministrit, presidentit, apo qoftë edhe ndonjë zyrtari të thjeshtë... Ju si mendoni?

YouTube - ‪David Cameron and Clegg vs Surgeon‬‏
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Kjo eshte diferenca midis vendeve te civilizuara dha ato te pacivilizuara...
Mjeku i beri te njejten veretje qe do ja bente dhe nje "vizitatori" te thjesht...
Ata aq kohe sa kane regulla, i zbatojne...prandaj dhe sistemi ( mjeksor, dhe jo vetem), funksionon...
Ne Shqiperi, secili ben cte doj, hyn ku te doj, dhe AS qe behet fjala ti ngrish tonin ose ti thuash me edukate qe ne ate vend nuk lejohet hyrja me veshje civile...Se se di me ke koke-krisur ke te besh, qe mund te te presi ne daljen e spitalit dhe te te coj ne boten tjeter ( kemi arme ne... yey...)
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Aikur te kishte ndodhur ne shqiperi mjeku se kishte me ate vend pune akoma pa dal nga dera e spitalit kyeministri
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Kjo eshte diferenca midis vendeve te civilizuara dha ato te pacivilizuara...
Mjeku i beri te njejten veretje qe do ja bente dhe nje "vizitatori" te thjesht...
Ata aq kohe sa kane regulla, i zbatojne...prandaj dhe sistemi ( mjeksor, dhe jo vetem), funksionon...
Ne Shqiperi, secili ben cte doj, hyn ku te doj, dhe AS qe behet fjala ti ngrish tonin ose ti thuash me edukate qe ne ate vend nuk lejohet hyrja me veshje civile...Se se di me ke koke-krisur ke te besh, qe mund te te presi ne daljen e spitalit dhe te te coj ne boten tjeter ( kemi arme ne... yey...)


LOL LOL mir e the kemi arem ne LOL LOL avash avash do mesohemei dhe ne do ambjentohemi dhe per meteper shqiptaret jan civilizuar jo pak kto vitet e fundit :D
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Sa avash do mesohemi? Keto nuk jane gjera qe duhen mesuar tani..Keto jane gjera qe duhet te ishin automatikisht ne sjelljen tone, pasi qe duam te heci gjithcka...
Kur ka regulla i zbaton, nqs nuk te pelqen nuk ngrihesh perpjet e nxjer armen...
Pastaj do qindra vite te "civilizosh" masen, nuk eshte kollaj...
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Dakort jam me ty zina sjam ne kundershtim mos harro se kur ishin te civilizuar kto shtetet ne ishim te rrethuar bernda shtetit ton madje asnje tv te huaj se shikoje dot ne shpine tende vetem nje tvsh kishe per gjithcka dhe dihet qe 'civilizimit' i duhet dhe ca koh akoma ne vendin ton :D
 
Pe: Mjeku përzë kryeministrin nga dhoma (Video)

Ku zbatohet ligji , cdo gje ecen mire . i lumte mjekut , Po te kishte qene ne Shqiperi mire qe do e kishte heq nga puna , por kryeministri i jone do ta kishte share edhe nga ropt e shtepise .
 
Back
Top