Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mjekja që për 46 vite jetoj e fshehur në identitetin e një burri.

Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, studimi i mjekësisë ne Britani ishte e ndaluar për vajzat. Në ato kohë, Margaret Ann Bulkley ëndërronte të bëhej mjeke, gjë e cila ishte e ndaluar nga forca e zakonit dhe ajo e ligjit njëherësh.
Me qëllim që të përmbushë ëndrrën e saj për tu bërë mjeke, ajo u detyrua të marrë identitetin e të vëllait James Barry dhe u vesh me rroba që ia mbulojnë identitetin e saj femëror. Me mimikën e saj femërore, një hundë të vogël dhe të rrumbullakët dhe sy që mbartnin shikime plot dhembshuri e butësi, Margaret hoqi dorë nga identiteti i saj femëror duke e fshehur atë brenda veshjeve burrërore. I duhej të pranohej patjetër të fakultetin e mjekësisë. Ashtu ndodhi.
U pranua dhe u diplomua në universitetin e Edinburgh, gjë e cila i mundësoi më pas të hedhë hapa konkrete në fushën të cilën e kishte pasion, duke u bërë një kirurge me famë asokohe. Ajo shërbeu dhe në ushtri, ku Perandoria Britanike e dërgonte me shërbim në të gjithë kolonitë e saj, duke nisur në Afrikën e Jugut, Indi etj.. ku u shërbente të sëmurëve dhe trajnonte stafet mjekësore atje.
Falë punës së saj asaj iu dha dekorata më e lartë që mund ti jepej një funksionari të mjekësisë në ushtrinë britanike. Falë zbulimit të rolit të higjienës personale në ruajtjen nga sëmundjet, ajo pati kontribut të drejtpërdrejtë në shërimin e shumë të sëmurëve, numri i të cilëve ishte tepër i madh. Ajo arriti të kufizojë përhapjen e kolerës dhe të lebrozës, të cilat korrnin mijëra jetë njerëzish në Afrikë.
Ajo ishte kirurgia e parë që bëri ndërhyrjen e suksesshme cezariane, pas te cilës jetoi edhe nëna edhe foshnja.
Margaret jetoi për pesëdhjetë vite me veshjen mashkullore, 46 prej të cilave i kaloi mes ushtarakëve në ushtrinë britanike. Askush nuk e zbuloi dot identitetin e saj apo të dyshojë në të, veçse pasi ndërroi jetë. Vetëm kur vdiq në vitin 1865, stafi mjekësor e zbuloi se mjeku i tyre i famshëm ishte një femër në kuptimin e plot të fjalës. Falë saj, vajzave iu lejua të studiojnë mjekësinë dhe ta ushtrojnë si profesion në mbarë Britaninë./Konica.al
Shiko fotografinë 1903575
 
Interesante.
Vertet e paska pasur pasjon edhe e ka ndjek me fanatizem.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back