Mjeket specialiste.

baby-angel

Thpilt
Alergolog

Mjeku i cili ben depistimin (zbulimin) e alergjive dhe semundjeve te sistemit imunitar (mbrojtes).Pacienti i nenshtrohet nje sere testeve te ndryshem reagimi me qellim qe te percaktohen agjentet alegjiene ndaj te cileve organizmi eshte shume i ndjeshem dhe jep trajtimin per lehtesimin e simptomave te alergjise ( veshtiresi ne frymemarrje, carje te lekures, prurit (kruarje), edema(mavijosje), lotim, rrjedhje te hundeve..etj).

Anatomist

Personi i cili drejton kerkimet mbi strukturen (ndertimin), perberjen biokimike, zhvillimin, funksionimin e indeve dhe te organeve qe perbejne trupin e njeriut ose ate te nje kafshe, gjithashtu dhe veprimet e ndermjetme midis ketyre te dyve.

Patolog .

Mjeku i cili ben egzaminimin mikroskopik te indeve te njeriut te marre gjate nje nderhyrjeje kirurgjikale apo nje autopsie, me qellim diagnostifikimin, kerkim mjeksore apo anket policore.. Ai percakton natyren e shtrirjes se semundjes, shkaqet e infeksionit dhe rendesine e nje tumori. Ne rastet e nje autopsie, patolozhisti kryen egzaminime per percaktimin e shkaqeve te mundshme te vdekjes.


Anestezist reanimacioni.

Mjeku i cili perdor metoda anestezie (te pergjithshme, rajonale apo lokale) ne te gjitha situatat e kirurgjise dhe te ndihmes se shpejte me qellim mosndierjen e dhimbjeve gjate kryerjes se nje operacioni kirurgjikal dhe ruan funksionet jetesore gjate periudhes para operacionit ose reanimacionit. Anestezisti trajton gjithashtu edhe dhimbjet kronike apo kancerogjene.


Bakteriolog

Specialist i mikrobiologjise i cili studion bakteriet dhe organizmat njeqelizore, me qellim percaktimin e natyres dhe karakteristikave te tyre dhe vleresimin e karakterit (llojit) te tyre te demshem apo te dobishem per njerezit, bimet ose kafshet.
 
Kardiolog

Mjeku specialist i cili depiston (zbulon), diagnostikon, dhe trajton semundjet e zemres dhe problemet e qarkullimit te gjakut (infarkt, arterie te ngjitura, dhembje te zemres..) dhe percakton masat parandaluese. Per kete qellim pacientit i behen nje sere testesh apo agzaminimesh (elektrokardiograme (EKG), prova e sforcimit, etj) ne menyre qe te merren informacionet e nevojshme mbi gjendjen e tij shendetsore.

"Chiropraktiku"

Specialisti mjeksor i cili synon parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve te lidhura me shtyllen kurrizore (kolonen vertebrale), sistemin nervor dhe artikulacioneve (nyjeve). Ai sheron duke rregulluar shtyllen e kurrizit, kockat e legenit dhe nyjet e tjera me ane te manipulimit dhe perdorimit te llojeve te ndryshme te terapive fizike (masazhet, vendosja e nxehtesise, drita dhe ultratingujt, elektroterapia, etj)


Kirurgu i gojes (bucal) dhe maxillo-facial

Mjeku dentar i cili diagnostikon dhe trajton me ane te nderhyrjeve kirurgjikale semundjet, plagosjet (vrarjet) dhe keqformimet qe prekin gojen, nofullen dhe strukturen fqinje te tyre me qellim rregullimin e funksionit te demtuar ( levizjen, pertypjen, frymemarrjen..etj) , shendetin e gojes dhe estetiken e fytyres se pacientit. Ai kryen nder te tjera dhe heqjen e nderlikuar te dhembeve, biopsi, heqjen e tumoreve, rregullimin e thyerjeve te nofulles apo te kockave te fytyres, dhe rregullimin e deformimeve te nofulles, vendosjen e implanteve dentare dhe rikonstruimin (ndertimin) kranio-maxillo-facial (kafkes-nofullave-fytyres


Kirurgu kardio- vaskular dhe toraksik

Mjeku kirurg i cili korigjon dhe trajton me ane te kirurgjise , patologjite (semundjet) e lindura dhe te fituara te zemres, te arterieve te mushkrive dhe ato koronare, e mushkrive, trakese dhe ezofagut.


Kirurgu cerviko facial Oto-rhino-laryngolog

Mjeku specialist i cili tenton te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet e veshit te brendshem, , hundeve, fytit dhe te shumices se pjeses cerviko-faciale (me perjashtim te semundjeve okulare, problemet e shikoimit dhe lezionet(demtimet) cerebrale), gjithashtu dhe te gjithe kanceret e kesaj zone. Ai kryen nderhyrje kirurgjikale me qellim rivendosjen e funksionimit te organit te prekur nga nje semundje apo nje aksident.

Kirurgu i pergjithshem

Mjeku specialist i cili praktikon nderhyrjet kirurgjikale me qellim diagnostikimin e nje semundjeje, heqjen e ideve apo organeve te demtuara,riparimin e taumatizmave ose sigurimin e funksionimit korrekt te nje organi. Ai trajton semundjet e lekures dhe te indeve te buta, te kokes dhe te qafes, te gjendrave endokrine, te toraksit (kraharorit) dhe te gjithe organeve abdominale (te barkut) ( stomakut, zorreve, melcise, vshikezes dhe rrugeve biliare, pankreasit dhe shpretkes. gjithashtu dhe arteriet dhe venat. Ai eshte i specializuar gjithashtu edhe ne politraumatizma dhe ne rastet kirurgjikale te renda ne sallat e nderhyrjes se shpejte.

Kirurg ortoped

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton me ane te ndihmes mjeksore dhe kirurgjikale demtimet e sistemit muskolo-skeletik, si keqformimet e lindura, anomali te rritjes (skolioze, cifoze, lordoze) pasojat e semundjeve infektive ose inflamatore (poliomelit, artrit, rymatoid), frakturat (thyerjet) , ndrydhjet, nxjerrjet nga vendi, hernine diskale dhe tumoret e kockave. Ai riparon thyerjet, zevendeson artikulacionet artritike me artikulacione artificiale dhe korrigjon keqformimet e formuara si pasoje e nje paralize cerebrale apo nje traumatizme.

Kirurg plastik

Mjeku specialist i cili korrigjon, me ane te teknikave te kirurgjise te quajtura rikonstruktive, demtimet dhe anomalite e lindura apo te fituara, deformimet qe vijne si pasoje e nje aksidenti apo nje semundjeje( djegia, frakturat, artriti, shenjat e ngelura nga nje operacion, kanceri..etj.) Ai praktikon gjithashtu edhe nderhyrje kirurgjikale me qellim zbukurimi dhe rimodelimi te formave te trupit apo tipareve te fytyres.



Dentist

Mjeku i cili synon te parandaloje, diagnosikoje dhe trajtoje semundjet, deficencat (mungesat) aapo anomalite e dhembeve dhe kavitetit bukal (gojes). Ai ben gjithashtu nje trajtim qe perfshin pastrimin parandalues, heqien e karies, dhe zevendesimin e dhembeve qe mungojne me ane te urave, protezave apo implanteve (mbielljes). Gjithashtu ai mund te kryeje disa nderhyrje te vogla kirurgjikale, nder te cilat dhe heqja e dhembeve.
 
Redaktimi i fundit:
Pedodontist

Mjek i specializuar ne mjeksine dentare i cili kryen sherbime primare dhe te specializuara ne diagnostikim dhe kujdesjen bukodentare parandalues dhe sherues tek femijet, adoleshentet dhe personat qe kane nevoja te vecanta per favorizimin e formimit dhe mirmbajtjes funksionale, te shendetshme dhe estetike te dhembeve. Me ane te teknikave te posacme ai , vezhgon formimin e dhembeve, gjendjen e mishrave te dhembeve dhe te indeve te gojes, rritjen e nofulles se siperme (maxilla), te gojes dhe te fytyres me qellim depistimin (zbulimin) dhe rregullimin e cdo anomalie qe mund te shkaktoje probleme ne pertypje, frymemarrje apo ne shqiptimin e fjaleve. Ai mund te kryeje trajtime te dentisterise operatore, prostodontie, endodontie, ortodontie, ortodontie parandaluese dhe parashikuese, parodontie dhe kirurgjie te gojes (bukale).




Denturolog

Personi qe fabrikon, vendos dhe rregullon protezat dentare fikse apo te levizshme ose te aparateve te specializuara me qellim zevendesimin efikas te humbjes te dhembeve natyrale.


Dermatolog

Mjeku specialist i cili tenton te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet e lekures, te indeve ne lekure, te mukozave dhe te shtojcave te lekures (qimet, floket dhe thonjte), sikurse dhe shfaqjen e disa semundjeve te lekures.


Dietetist

Personi i cili drejton individet ose nje grup individesh te cdo lloj moshe ne zgjedhjen e tyre alimentare (ushqimore) sipas parimeve te ngrenies, me qellim rivendosjen apo mbajtjen e nje shedeti te mire.
Ai mund te jape trajtime ushqimore te personalizuara me qellim arritjen e objektivave te fiksuara.

Dietetist klinik

Personi i cili merret me vleresimin e sjelljeve ushqimore dhe te gjendjes ushqyese te individit (kushtet e jeteses, histori dietetike) me qellim dhenien, perpunimin dhe aplikimin e trajtimeve ushqimore te pershtatshme per parandalimin ose trajtimin e pasojave te te ushqyerje te papershtatshme.



Endokrinolog

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton semundjet e lidhura me cekuilibrime hormonale dhe te prishjes se metabolizmit (diabet, hiperlipidemi, shqetesime te gjendrave tiroide, hipoglicemi, osteoporoze, anomali te rritjes dhe te zhvillimit ne kohen e pubertetit..etj.).
Me kte qellim ai egzaminon pacientin, e nenshtron ate ndaj testeve te ndryshme, analizon rezultatet dhe vendos diagnozen. Jep trajtimin e duhur(ilace, diete, kirurgji, aktiviete te caktuara..etj).
.

Endodontist

Mjeku specialist i cili synon te parandaloje , diagnostikoje dhe trajtoje infeksionet, crregullimet(difektet) dhe hipersensibilitetin e pulpes se dhembit (ind i bute i cili permban nervat dhe enet e gjakut te dhembit), nder te tjera me ane te nje trajtimi te kanalit. Kjo nderhyrje consiston ne heqjen e pulpes se infektuar apo demtuar, pastrimin e kanalit te rrenjes se dhembit dhe mbylljen me ane te nje materiali i cili bllokon perfundimisht infeksionin dhe rishfaqjen e dhimbjes. Ai mund te vendose nje kurore me qellim zgjatjen e jetes se dhembit te trajtuar.


Epidemiolog

Personi qe drejton kerkimet qe kane si synim kuptimin dhe kontrollimin e mekanizmave te perhapjes se semundjeve ngjitese si dhe faktoreve qe ndikojne ne shpeshtimin, perhapjen dhe evoluimin deri ne nje gjendje epidemie.
Ai vendos disa masa shendetsore dhe mjeksore me qellim parandalimin e shfaqjes se ketyre semundjeve, te kontrolloje faktoret e ngjitjes dhe te bllokoje epidemite.
 
Ergoterapeut

Personi i cili nderhyn prane individeve te cfaredo moshe te prekur nga nje paaftesi fizike apo mendore qe pengon aktivitetet e perditshme te tyre( kujdes personal, aktivitete shtepake, sportiven pune, rol social ..etj.).
Ai analizon dhe vlereson gjendjen fizike dhe mendore te pacientit, aftesite, interesat dhe limitet e tij.
Ai nderton dhe ve ne pun enje program nderhyrjeje te bazuar ne aktivitete terapeutike apo edukative qe favorizojne riadaptimin funksional, integrimin ose mbajtjen e pacientit ne nje mjedis (pune dore, pune shtepie, shprehje artistike..etj).

Estetist

Personi i cili jep nje game produktesh per kujdesin e fytyres dhe trupit me nje qellim estetik qe synon te permiresoje pamjen e jashtme, te tonifikoje dhe ti jape shkelqim lekures, te kontrolloje disa efekte te plakjes qe shfaqen ne lekure dhe te trajtoje probleme te vogla te trupit te konsideruara si te padeshirueshme (celulit, kuperoze, qime te teperta, etj.). Gjithashtu mund te kryeje makiazh te personalizuar dhe keshilloje klienteve teknika apo produkte makiazhi qe mund te perdoren nga to per te vene ne dukje fytyren e tyre ,apo te sygjeroje nje trajtim te pershtatshem.



Gastro-enterolog

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton semundjet e aparatit te tretjes (ezofag, stomak, melci, pankreas, zorre, etj.).




Gjenetist

Person i specializuar ne mikrobiologji, i cili ben kerkime mbi fenomenet e trashegimise te vezhgueshme tek organizmat e gjallemikroorganizmat, kafshet, bimet, qeniet njerezore..etj.) dhe mbi perberjen gjenetike te ketyre organizmave.
Ai analizon dhe percakton tiparet e trashegueshme, vetite fizike dhe kimike te gjeneve dhe kryen mutacione tek kafshet apo bimet me qellim permiresimin e species. Ai identifikon ngjashmerite dhe ndryshimet midis gjeneve, perdor mjete biokimike dhe piziologjike qe lejojne njohjen e tyre dhe, ndihmon ne kete menyre kuptimin me te mire te ligjeve thelbesore te trashegimise.


Zheriater (ose geriater)

Mjeku specialist i cili synon te parandaloje , diagnostikoje dhe sheroje problemet bio-fiziko-sociale qe prekin njerezit e moshuar, me qellim rivendosjen ose ruajtjen e autonomise vetiake te tyre.

Hematolog

Mjeku specialist i cili synon te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet e gjakut (anemi, kancer, hemofili, etj.) dhe te organeve ku formohen rruazat( palca e kockes, shpretka, ganglionet, etj.). Me kete qellim ai merr kampione gjaku te cilat i analizon ne laborator, studion rezultatet dhe percakton diagnozen.


Homeopat

Personi qe sheron me ane te mjekimeve, substancat e te cilave ne doza teper te vogla, te tretura, prodhojne te njejtat simptoma te semundjes dhe e luftojne ate duke stimuluar rezistencen e organizmit.



Hypnoterapeut

Personi i cili perdor metoda hipnoze per te ndihmuar njerezit qe te paksojne apo eliminojne disa probleme (dhimbje kurrizi, sindroma paramenstruale, dhimbje kronike, ankth, fobi, pirjen e duhanit, etj. ) ose si analgjezike ne kabinetet e dentisteve gjithashtu edhe ne sallat e lindjes dhe ne kirurgji.


Imunolog


Person i specializuar ne mikrobiologji, i cili ben kerkime mbi mekanizmat e mbrojtjes se organizmit njerezor kunder mikrobeve, viruseve, tumoreve, dhe cdo substance tjeter qe shpie ne prodhimin e antitrupave (antikorpeve), si dhe problemet e lidhura me transplantin e organeve dhe alergjite.
 
Kaq per sot se ngela tere diten duke kerkuar e perkthyer..Vazhdimi neser ose ne darke..:) ;)
Ata qe jane profesioniste ketu mund edhe te korrigjojne ndonje gje nga ato qe kam perkthyer..Flm perpara. :kiss
 
"Chiropraktiku" - kiropraktician
Kirurgu i gojes (bucal) dhe maxillo-facial - bukal ne shqip me K
e me sa dija une i thonin dhe kirugji oro-maxilo-faciale

Kirurgu kardio- vaskular dhe toraksik==>> toraksik spara me tingellon shqip

Kirurg plastik - i thone me thjesht kirurgu estetician

Denturolog- per kete skam digjuar ndonjehere e dija qe me protezat meren teknikat dentar dhe i fiksojne dentistat...se dija qe ka dege me vete

Dietetist - nutricionisti


gjithesesi urime per postimet dhe presim specializimet e tjera
:puc
 
"Chiropraktiku" - kiropraktician
Kirurgu i gojes (bucal) dhe maxillo-facial - bukal ne shqip me K
e me sa dija une i thonin dhe kirugji oro-maxilo-faciale

Kirurgu kardio- vaskular dhe toraksik==>> toraksik spara me tingellon shqip

Kirurg plastik - i thone me thjesht kirurgu estetician

Denturolog- per kete skam digjuar ndonjehere e dija qe me protezat meren teknikat dentar dhe i fiksojne dentistat...se dija qe ka dege me vete

Dietetist - nutricionisti


gjithesesi urime per postimet dhe presim specializimet e tjera
:puc

Ndoshta i thone dhe oro-maxilo-facial, nuk e di, une keshtu e gjeta, mgjs kjo qe thua ti me duket e degjuar..:)
Vaskular eshte i eneve te gjakut, kurse toraksi eshte kraharori, po ne biologji e kemi mesuar toraksi, dmth ne term mjeksor..:)
Denturologun dhe une per here te pare e kam pare si profesion me ate emer, dmth ne Shqiperi me sa di une i thone dicka si laborante a dicka e tille..:)

Gjths flm per perkrahjen..:kiss Te tjerat ka mundesi i sjell neser..:)
 
mund te kesh te drejt , eshte hera e pare qe e lexoj toraksik shqip prandaj mbase sme tingellon
kardio vaskulari eshte okey

denturologu mbase egziston, se di do kerkoj me sh info per te
 
Bravo Baby , pune me shume interes .
S'na mbetet gje tjeter vetem ti fiksojme ,se shumicen nuk i dija.
 
Ortoterapeut

Specialisti i shendetit i cili sheron me ane te masazheve, ushtimeve rregulluese , teknikave te zgjatjes se skeletit etj , personat qe vuajne nga dhembje muskulare, ngurtesime artikulacionesh te shkaktuara nga sedentarizmi (qendrimi ulur per kohe te gjate), difekte te qendrimit, veprime te menjehershme ose te perseritura, aksidente, stresi apo mbingarkesa.


Masoterapeut

Personi qe ben trajtime terapeutike te trupit si masazhet dhe trajtime te llojit (shtypje, ekspozim ndaj llampave me rreze infra te kuqe, banja me vorbulla etj..) me qellim lejimin e shtendosjen dhe largimin e tensioneve, stimulimin e qarkullimit, permiresimin e mireqenies fizike dhe psikologjike dhe lehtesimin e disa dhimbjeve.
Ai trajton muskujt, lekuren, nyjet me ane te teknikave te ndryshme si ngjeshja, perkedheljet, goditjeve te lehta dhe shtypjeve me gisht te zonave te caktuara te trupit (acupressure).


Oftalmolog


Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton semundjet e syrit dhe shtojcave te tyre me qellim ruajtjen apo rregullimin e shendetit te syve apo te shikimit te pacientit. Ai ben vleresimin total te funksionit pamor si dhe te gjendjes shendetsore te syrit dhe sheron problemet e gjetura duke rekomanduar ushtrime okulare ose nje rregullim te pershtatshem, me ilace apo kryerjen e nderhyrjeve kirurgjikale delikate me ane te mikroskopit, ultratingujve te sofistikuar ose me lazer.

Nefrolog

Mjeku specialist qe synon Personne qui, à titre de médecin spécialiste, tente de prévenir, parandalimin, diagnistikimin dhe trajtimin e semundjeve te veshkave dhe te sistemit urinar (nefrit, nefroze, hipertension, insuficence renale..etj.). Ai praktikon nderhyrjet kirurgjikale te nevojshme.


Neurokirurg

Mjeku specialist i cili diagnostikon semundjet e sistemit nervor dhe aplikon trajtimin kirurgjikal te pershtatshem.
Ai ben nje vleresim te pergjithshem te shendetit te pacientit qe i cohen zakonisht nga neurologet, percakton nese personi duhet bere apo jo operacion, natyren dhe modalitetet e nderhyrjes kirurgjikale, mbi te gjitha te planifikoje dhe realizoje nderhyrjen kirurgjikale.
Praktikon nderhyrje neurokirurgjikale te zakonshme ne koke, tru, shtyllen kurrizore, palcen e kurrizit, nervat periferike dhe ne enet e sistemit nervor.
 
Bravo Baby , pune me shume interes .
S'na mbetet gje tjeter vetem ti fiksojme ,se shumicen nuk i dija.

Flm Hartin..Me behet qejfi qe te duket me interes, mua me pelqejne, dhe me duken interesante te dihen, se ne mos nje here nje tjeter do te bjere rasti te shkosh tek doktorri, te pakten te dish se ku..:)
 
Obstetrist-gjinekolog

Mjeku specialist qe merret me shendetin e femres. Ai kujdeset per shtazanine dhe merret me kujdesin para, gjate dhe pas lindjes normale apo patologjike. Ai ben parandalimin e semundjeve te aparatit gjenital femeror dhe gjendrave endokrine dhe percakton diagnozen. Gjithashtu ai keshillon mbi kontracepsionin, fertilitetin, crregullimet menstruale, menopauzen, kancerin dhe seksualitetin.

Onkolog

Mjeku specialist i cili vlereson, trajton dhe shoqeron pacientin e prekur nga kanceri, qe nga zbulimi i kancerit deri ne sherimin apo vdekjen e tij.
Me ane te egzaminimeve klinike, radiologjike dhe biologjike ai vendos diagnozen dhe percakton trajtimin e duhur (kimik, radioaktiv ose kirurgjikal) per te bllokuar kancerin dhe limituar evoluimin e tij.




Pediater

Mjeku specialist qe synon parandalimin, depistimin( zbulimin) dhe sherimin e semundjeve te femijeve dhe adoleshenteve me qellim favorizimin e zhvillimit optimal te te rinjve
Ai trajton gjithashtu disa semundje te ndryshme( diabet, fibroze kistike te pankreasit, azmen, probleme te zhvillimit, semundjet e zemres, semundjet inflamatore..etj.) dhe jep ndihmen e shpejte (ndihme intensive pediatrike dhe tek te sapolindurit, reanimim, meningit,intoksikim(helmim), dridhje (konvulsione),traumatizma, pamjaftueshmeri respiratore (te frymemarrjes), septicemi (helmim i gjakut)).


Fiziater

Mjek specialist i cili synon te parandaloje diagnostikoje dhe trajtoje dhembjet dhe crregullimet e aparatit lokomotor (levizes) (shtylle kurrizore, kockat, muskujt, tendonet (lidhjet) dhe nyjet) e shkaktuara nga aksidentet, semundjet, keqformimet e lindura apo nje demtim me origjine sportive apo profesionale.Ai ben teste per vleresimin e natyres, shtrirjen dhe rendesine e problemit, percakton diagnozen dhe propozon nje plan trajtimi qe mund te perfshije marrjen e ilaceve dhe ripershtatjen me ane te fizioterapise, ergoterapise dhe mbajtjen e nje proteze. Sipas nevojave mund ta coje pacientin ne kirurgji ose drejt specialisteve te tjere.

Pneumolog

Mjeku specialist i cili diagnistikon dhe trajton semundjet e renda kronike qe prekin sistemin e frymemarrjes tek femijet dhe te rriturit (azme, infeksione te mushkrive, bronkit kronik, emfizeme, apne te gjumit (kur te merret fryma kur je duke fjetur), kancer te mushkrive, etj. ).
 
Mos mungonte Otorinolaringoiater ??? :ciaoo


Kirurgu cerviko facial Oto-rhino-laryngolog

Mjeku specialist i cili tenton te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet e veshit te brendshem, , hundeve, fytit dhe te shumices se pjeses cerviko-faciale (me perjashtim te semundjeve okulare, problemet e shikoimit dhe lezionet(demtimet) cerebrale), gjithashtu dhe te gjithe kanceret e kesaj zone. Ai kryen nderhyrje kirurgjikale me qellim rivendosjen e funksionimit te organit te prekur nga nje semundje apo nje aksident.

Ishte lart :) :kiss

Ps: Ka akoma skam mbaruar, po u lodha.:)
 
Kirurgu cerviko facial Oto-rhino-laryngolog

Mjeku specialist i cili tenton te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet e veshit te brendshem, , hundeve, fytit dhe te shumices se pjeses cerviko-faciale (me perjashtim te semundjeve okulare, problemet e shikoimit dhe lezionet(demtimet) cerebrale), gjithashtu dhe te gjithe kanceret e kesaj zone. Ai kryen nderhyrje kirurgjikale me qellim rivendosjen e funksionimit te organit te prekur nga nje semundje apo nje aksident.

Ishte lart :) :kiss

Ps: Ka akoma skam mbaruar, po u lodha.:)

Uuuups sorry....kur u lodha une duke i lexuar te imagjinoj ty :p....!!gjithsesi faleminderit baby angel per infon....asnjehere si kisha renditur te gjitha specializimet !!! :kiss
 
sec ka nxjerre kjo vajza dhe ca gjera qe nuk ekzistojne....

anatomo-patolog
anestezist
alergolog,
reumatolog
epidemiolog
urolog
radiolog
pneumolog

endokrinolog
dermatolog
neurolog
infeksionist
mikrobiolog
gastrohepatolog
kardiolog
nefrolog
pediater
okulist oftalmolog
otorinolaringolog
biokimist( mjek laboratori biokimik)
hematolog
onkolog
obsteter gjinekolog
ortoped
psikiater
angiolog
kirurg
pastaj kirurgjia ka specilatitete e saj
kirurg abdominal
kirurg torakal
kardiokirurg
kirurg vazal
kirurg plastik
kirurg ortoped
kirurg obsteteer gjinekolog
kirurg infantil
kirrug maxilofacial
neurokirurg
kirurg urolog
 
Redaktimi i fundit:
dhe shume ske ci do ti dish . leqe nuk do i mbash mend ... por shkon te mjeku i pergjithshem dhe ai te rekomandon nese ke nevoje per mjek specialist . Ja u zgjidh dhe kjo pune .

po lexoni , lexoni . lol
 
Radiolog

Mjeku specialist i imazherise mjeksore i cili prodhon dhe interpreton testet radiologjike me qellim mbledhjen e te dhenave me ane te te cilave percaktohet diagnoza. Me ane te teknologjive te ndryshme si rrezet X( radiologji e quajtur konvencionale, mamografite (grafi e gjoksit), osteodensitometri, angioradiologji dhe tomodensiometri ), ekografine dhe rezonancen magnetike, gjen anomalite qe jane paralajmeruese te semundjeve dhe interpreton natyren dhe rendesine. Ai praktikon gjithashtu disa lloje nderhyrjesh terapeutike (angioplasti, biopsi) me ane te njeres apo tjetres prej teknologjive te imazhit.
Ai eshte pergjithesisht mjek konsultant prane mjekeve te tjere omnipraktike ose specialiste.

Radio-onkolog

Mjeku specialist i cili merret me trajtimin e kancerit duke perdorur terapi te ndryshme, te perdorura vetem ose te kombinuara (radioterapi, kirurgji, kimioterapi, hormonoterapi, imunoterapi, etj.).
Me ane te testeve klinike dhe atyre plotesuese, ai vlereson shtrirjen e semundjes, percakton natyren e saj, dozen dhe kohezgjatjen e trajtimit ne menyre qe te arrihet maksimumi i mundesive per sherim pa demtuar indet e shendetshme.


Reumatolog

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton semundjet rhymatizmale (reumatizmale) ( artrit, artroze, etj.) te cilat shkaktojne dhembje te forta ose kronike tek kycet (artikulacionet), muskujt, tendonet, dhe indet e ngjitura. Ai ben kontrolle radiologjike dhe teste laboratori, percakton diagnozen dhe pershkruan trajtimin e duhur (kirurgji, fizioterapi, ushtrime, ilace, diete ushqimore , etj.) per te lehtesuar dhembjet, rivendosur apo permiresuar funksionet levizore(motorike) ose per te kontrolluar evoluimin e semundjeve degjeneruese si artriti.


Urolog

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton ne menyre mjeksore dhe kirurgjikale crregullimet dhe semundjet e aparatit urinar si dhe semundjet e aparatit gjenital tek mashkulli. Per kete ai ben teste te cilet e lejojne ne percaktimin apo konfirmimin e semundjes dhe pershkruan trajtimin e duhur.Sipas rasteve, mund te kryeje edhe nderhyrje kirurgjikale.


Mykolog

Personi i cili ben kerkime mbi kepurdhat, ne mjedise natyrale ose ne laborator, duke perfshire edhe veprimin e tyre tek mjedisi apo semundjet qe mund te shkaktojne. Ai kerkon te njohe dhe perdore me mire veprimin benefik ( e dobishem) te kepurdhave ne nje fushe te caktuar : agrikulture, mjeksi ose ne industrine ushqimore. Ai mund te merret gjithashtu me krijimin e metodave per eliminimin e kepurdhave te demshme per kulturat (buqesi) ose trajtime te destinuara per sherimin e semundjeve me origjine mykologjike.

Muzikoterapeut

Personi qe merret me njerezit e prekur nga semundje nervore ose mendore duke perdorur anet e ndryshme te muzikes per te zhvilluar aftesi afruese, njohese dhe levizese si dhe strategji pershtatjeje.



Neurolog

Mjeku specialist i cili diagnostikon dhe trajton semundjet qe prekin sistemin nervor qendror dhe periferik (anesor) si aksidentet vaskulare cerebrale, hemorragjite brenda kafkes, tumoret cerebrale, kanceret, memingjitet, semundjen e Alzheimerit, epilepsine, sklerozen, migrenen dhe nevralgjite. Ai merr pjese gjithashtu edhe ne ripershtatjen fizike, psikologjike dhe sociale te personit.

Neuropsikolog

Specialisti i neurologjise i cili diagnostikon problemet neuropsikologjike te lidhura me semundjet cerebrale (semundja e Alzheimerit, epilepsina, plagosje te kokes, semundje cerebrovaskulare, tumoret e trurit, etj.) dhe trajton pacientet e prekura nga keto semundje. Ai percakton gjithashtu masat terapeutike qe duhen marre per te zevendesuar veshtiresite e hasura ne jeten e perditshme dhe per te lejuar nje pershtatje me te mire sociale dhe profesionale. Ai jep gjithashtu edhe ndihme psikologjike per pacientin apo te afermit e tij.
 
sec ka nxjerre kjo vajza dhe ca gjera qe nuk ekzistojne....

anatomo-patolog
anestezist
alergolog,
reumatolog
epidemiolog


endokrinolog
dermatolog
neurolog
infeksionist
mikrobiolog
gastrohepatolog
kardiolog
nefrolog
pediater
okulist oftalmolog
otorinolaringolog
biokimist( mjek laboratori biokimik)
hematolog
onkolog
obsteter gjinekolog
ortoped
psikiater
angiolog
kirurg
pastaj kirurgjia ka specilatitete e saj
kirurg abdominal
kirurg torakal
kardiokirurg
kirurg vazal
kirurg plastik
kirurg ortoped
kirurg obsteteer gjinekolog
kirurg infantil
kirrug maxilofacial
neurokirurg
Fragola, ndoshta sekzistojne ne Shqiperi ku nje mjek i ben te gjitha, po kendej ekzistojne qe cke me te :)
dhe shume ske ci do ti dish . leqe nuk do i mbash mend ... por shkon te mjeku i pergjithshem dhe ai te rekomandon nese ke nevoje per mjek specialist . Ja u zgjidh dhe kjo pune .

po lexoni , lexoni . lol

O ylli keto jane per ata qe duan e jane te interesuar te dine, nuk eshte e thene ti mesosh permendesh perderisa jane ketu..:)
 
Okulisti

Personi i cili krijon, fabrikon, rregullon dhe shet proteza okulare (per syte) xhami apoplastike te destinuara per zevendesimin e nje globi ikular (syri) te humbur gjate nje aksidenti apo nje semundjeje. Ai sigurohet qe proteza te vendoset ne menyre perfekte ne orbite dhe ti pershtatet ne menyre perfekte madhesise dhe ngjyres te syrit tjeter , gjithashtu keshillonpacientin mbi mirembajtjen dhe perdorimin e protezes okulare.



Opticien i recetave (per kete emrin sjam e sigurte shume, kush mundet le ta korigjoje)

Personi qe shet, zevendeson dhe rregullon lentet optalmike ose te korneas (syze dhe lente kontakti) njerezve te cilet kane veshtiresi ne shikim, sipas recetes se optometristit apo oftalmologut.

Optometrist

Specialisti i shendetit okulo-vizual (pamor), i cili kryen teste te syve dhe te shikimit me qellim zbulimin e deficencave (renies) vizuale(te shikimit) ose cdo patologji (semundje) te syrit. Ai korrigjon deficencat pamore me ane te lenteve te kontaktit, syzeve apo nje programi riedukimi pamor dhe keshillon pacientet mbi higjenen e syve dhe masat mbrojtese ndaj semundjeve. Ai mund te nxjerre gjithashtu nje trup te huaj nga siperfaqja e syrit dhe te trajtoje disa kushte patologjike te syrit (konjektivit, blefarit, etj.) me ane te ilaceve.



Ortofonist

Specialisti i shendetit i cili merret me depistimin (zbulimin), diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e semundjeve qe prekin te folurin , zerin, gjuhen dhe funksionin e komunikimit. Me ane te testeve, dhe vezhgimeve ai percakton natyren dhe rendesine e problemit (mungese artikulimi, probleme te zerit, disleksi, afazi, etj.), identifikon faktoret pergjegjes (fiziologjike, neurologjike, semundje, familjare, sociale etj.), pastaj ben dhe aplikon nje plan nderhyrjeje.


Osteopat

Personi qe kuron semundjet e kockave, nyjeve dhe muskujve me ane te teknikave te nderhyrjes manuale( me dore dmth). Me ane te testeve funksionale dhe duke goditur lehte mbi inde te ndryshem, ai ben nje vleresim te plote te klientit te tij, te qendrimit, perhapjes se peshes, bllokimit te tyre dhe tensionit muskulor per te dalluar crregullimet qe shkaktojne dobesi apo semundje. Ai percakton ne vijim origjinen e problemit(organik, inflamator, traumatik, kockor, ligamentar (te lidhjeve) apo muskulor) dhe propozon nje plan te bazuar ne nje perqasje manuale i cili ka si qellim rivendosjen e levizshmerise te aparatit skeleto-muskulor dhe te rivendose nderveprimet e ndryshme midis sistemeve fiziologjike.




Parodontist

Mjeku dentar i cili synon parandalimin, diagnostikimin, dhe trajtimin e semundjeve te mishit te dhembeve dhe kockave ku mbeshteten dhembet me qellim ruajtjen e shendetit, funksionit dhe estetikes se struktures dhe indeve te tyre. Ai zbulon shpejte semundjet parodontale pergjegjese per renien e dhembeve dhe keshillon pacientet mbi higjenen dentare parandaluese. Ai ben teste dhe radiografite e nevojshme per vendosjen e nje bilani diagnostik dhe jep trajtime te cilat kane te bejne zakonisht me nje detartrazh (heqjen e gurezave), rrafshim te rrenjes, si dhe gerryerje te pllakes dentare dhe te indeve te infektuar. Ne disa raste ai ben nderhyrje kirurgjikale.



Fizioterapeut

Personi i cili , ne fushen e ripershtatjes fizike, merret me individet e prekur nga nje mungese apo paaftesi fizike te lidhur me sistemin muskoloskeletik, kardio-respirator ose neurologjik me qellim lehresimin e dhembjeve dhe zhvillimin ose ruajtjen e aftesive te nevojshme per vazhdimin apo rifillimin e nje jete aktive. Per kete qellim ai ben vleresimin e natyres, shkaqeve dhe perhapjen e problemeve funksionale te pacientit, vendos objektiva ripershtatjeje me keta te fundit, planifikon trajtimin dhe jep rekomandime. Ai Ai ben trajtime , sipas rasteve, duke perdorur ushtrime forcimi ose zbutjeje, terapi manuale (masazh, manipulime..) si dhe agjente te ndryshem fizike (ngrohte, ftohte, elektrivitet, uje, ultratinguj, etj.).
 
Podiater

Specialisti i mjeksise i cili synon te parandaloje, diagnostikoje dhe trajtoje semundjet, shformimet dhe plagosjet e kembeve. Duke u nisur nga testet klinike, radiografike dhe analizat ne laborator, ai percakton natyren e problemit (thyerje, deformim te kockes, thua i ngulur ne mish, plage ulceroze, etj.) dhe jep trajtimin e pershtatshem. Sipas rasteve ai jep ilace ose ben nderhyrje kirurgjikale (te vogla), jep kepuce rregulluese etj. Nder te tjera ai keshillon pacientin per kujdesin qe duhet ti kushtoje kembeve dhe masat parandaluese qe duhet te marre.





Prostodontist

Specialisti i mjeksise dentare i cili identifikon crregullimet e aparatit te pertypjes, rregullon dhembet natyrale ose zevendeson ata qe mungojne dhe trajton indet e gojes dhe ata faciale (te fytyres) me ane te strukturave artificiale qe ilejojne te rivendose funksionin e pertypjes dhe ate fonetik te dhembeve si dhe ate estetik te gojes. Sipas rasteve ai permireson pamjen dhe funksionin e dhembeve natyrale me ane te teknikave te ndryshme te zbardhimit te dhembeve, riparimit te dhembeve te thyer apo demtuar, mbylljen e hapsirave midis dhembeve dhe prodhimin e fasadave. Ai merr, vendos dhe rregullon protezat fikse apo te levizshme (kurore, ure, proteze e pjesshme ose e plote) te destinuara per zevenderimin e dhembeve natyrale dhe ben mbjellje dentare.

.

Teknolog ne orteze dhe proteze


Personi i cili duke u nisur nga nje recete mjeksore krijon, fabrikon, rregullon apo riparon ortezat dhe protezat dentare te cilat kane si qellim korrigjimin e disa crregullimeve funksionale dhe te keqformimeve te trupit ose dhe ne zevendesimin e humbjes se pjesshme apo te plote te nje pjese te trupit. Ai keshillon pacientin per menyren e perdorimit dhe mirembajtjes se protezes apo ortezes dhe i jep perkrahjen e nevojshme per te favorizuar pershtatjen fizike dhe psikologjike.



Psikolog

Personi i cili si specialist i mekanikave mentale, te zhvillimit dhe sjelljes njerezore, ndihmon njerezit per zgjidhjen e problemeve te pershtatjes. Me ane te teknikave te takimit apo testeve psikometrike, ai percakton aftesite e tyre intelektuale, sjelljen e tyre dhe aspekte te ndryshme te personalitetit te tyre dhe diagnostikon crregullimet e sjelljes. Me pas ai propozon psikoterapi gjate se ciles i ndihmon njerezit te shohin me qarte dhe te ndryshojne menyren e tyre te te menduarit dhe te sjelljes me qellim paksimin e parehatise dhe veshtiresite e pershtatjes.


Refleksolog


Personi qe praktikon teknika te ndryshme masazhi mbi disa zona refleksi te vendosura pergjithesisht tek kembet (poshte), tek pellembet e duarve dhe ne fytyre me qellim stimulimin e procesit te vetsherimit te trupit.


Mamى

Specialisti i mjeksise i cili siguron ne autonomi te plote mbikqyrjen e shtatzanise normale, te punes dhe te lindjes, si dhe ate te nenave mbas lindjes. Pasi ka percaktuar diagnoze e shtatzanise, ai ben nje ndjekje te rregullt te klientes se tij.Ai asiston ne pune, i jep keshilla mbi kujdesin qe duhet te tregoje, mbikqyr gjendjen e fetusit dhe praktikon lindjen. Ne raste nderlikimesh, ai jep ndihmen e shpejte dhe ia dergon menjehere klienten e tij mjekut specialist. Ai mund te depistoje gjithashtu disa semundje dhe te rekomandoje teste ose trajtime qe duhen bere.

Seksolog

Personi qe vlereson, diagnostikon dhe trajton problemet midis ciftit, crregullimet seksuale, devijimet si dhe problemet e orientimit seksual dhe identitetit seksual me qellim favorizimin e integrimit harmonik dhe qetesimin e seksualitetit tek njerezit.Ai i ofron konsultime terapeutike individeve apo cifteve te cdo moshe. Gjithashtu jep keshilla informuese mbi edukaten seksuale dhe semundjet seksualisht te trasmetueshme.
 
Fragola, ndoshta sekzistojne ne Shqiperi ku nje mjek i ben te gjitha, po kendej ekzistojne qe cke me te :)
jo ekzistojne ne shqiperi po ti ke thene nenspecialitetete qe i perkasin nje specialiteti.
ja psh optometristi eshte nenspecialitet i okulistikes.
psikologu nuk ehste specialitet i mjekesise. mamite teknologet fizioterapeutistet etj jane shkolla profesionale me vete, pra ketra njerez nuk studiojne mjekesi me pare.
 
Redaktimi i fundit:
jo ekzistojne ne shqiperi po ti ke thene nenspecialitetete qe i perkasin nje specialiteti.
ja psh optometristi eshte nenspecialitet i okulistikes.
psikologu nuk ehste specialitet i mjekesise. mamite teknologet fizioterapeutistet etj jane shkolla profesionale me vete, pra ketra njerez nuk studiojne mjekesi me pare.

Jam dakord qe kam vene nenspecialitete por jo qe s'ekzistojne :)
Gjths une u mundova te sillja te gjithe ato profesione qe kane te bejne me shendetin, jane apo jo mjeke dhe pse shumica e tyre jane mjeke specialiste edhe pse te nje nenspecialiteti, prandaj tema ka ate titull..

Mendoj qe e rendesishme per ata qe i intereson nje gje e tille eshte te njihet si dege (apo spo di ca fjale ti ve tani), qe merret drejtperdrejt me shendetin (mendor, fizik ska rendesi)..:)
 
Redaktimi i fundit:
atehere me e sakta eshte te ndryshojme titullin me "specialtetet mjeksore" ose "specialitete ne shendetesi" sps fragolina ka te drejte qe jo te gjith quhen doktora.
 
atehere me e sakta eshte te ndryshojme titullin me "specialtetet mjeksore" ose "specialitete ne shendetesi" sps fragolina ka te drejte qe jo te gjith quhen doktora.

Ok, per mua ska problem, nese mundesh beje. Thnx..:kiss
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top